Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka shpërthyer në sulme e akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, djalit të tij Shkëlzenit dhe bashkëpunëtorëve të kreut të Rithemelimit. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri akuzoi ish-kryeministrin Berisha se i ka duart e lyera me gjak dhe ka urdhëruar qindra vrasje. Madje sipas tij, ai e është përfshirë në afera korruptive e trafik e armësh në Shqipëri. Duke komentuara aferën e “Gërdecit”, zoti Beqiri shprehu bindjen se Shkëlzen Berisha është arktiket i kësaj tragjedie, teksa theksoi se djali i ish-kryeministrit duhet të dënohet me burgim të përjetshëm pasi poqi e dogji të gjallë 26 persona të pafajshëm.
Ndërkohë avokat Beqiri shtoi se personi kryesor i implikuar në dosjen “Gërdeci” është Shkëlzen Berisha, ndërsa sipas tij, rrugën ia shtroi i ati Sali Berisha. Nga ana tjetër, ashtu si Fatmir Mediu, ish-ministër Mbrojtje dhe Aldo Bumçi, ish-ministër Drejtësinë as djali i ish kryeministrit deklaroi këtë javë pas dëshmisë në SPAK, se nuk di asgjë për faksin e vitit 2007 me mbishkrimin “për Shkëlzen Berishën”, dokument që përcaktonte se fabrika do të ngrihej në Gërdec. Por Beqiri nënvizoi gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, se faksi i Aldo Bumçit në dokumentin ku jepte mendim pro projektit kishte mbërritur në atë formë nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Mbrojtjes.
-Avokat, SPAK ka thelluar hetimet për aferën e “Gërdecit”. Mendoni se do zbardhet kjo dosje dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë?
Shkëlzen Berisha është njeriu kryesor i implikuar në krimin e Gërdecit. Babai i tij kryeministër i shtroi rrugën. Shkëlzeni gjeti njerëzit që do bënin demontimin shoqëritë që do e bënin këtë, personelin, mori më të besuarit. Edhe ndërhyrjet i bëri vetë ai, nuk la babanë që të merrte miratimet e ndryshme. Faksi doli nga ministria e Drejtësisë për Shkëlzenin, ishte firma për vendimin e qeverisë aty ku do të bëhej Gërdeci që vrau shqiptarët. Ajo për Shkëlzenin u shkrua me urdhër të Aldos. O SPAK merre atë shënimin që thotë Aldo nuk është shkrimi im merre e çoje për ekspertim, ke shkrimin e zv/ministrit të Aldos. Po nuk doli e mbaj unë përgjegjësinë për këtë gjë. Këta duan ta mbulojnë por nuk mbulojnë dot të vrarët dhe provat direkte dhe indirekte që janë të shumta sepse në fund të fundit, ata të SPAK nuk janë të paaftë.
-Keni një koment sa i takon deklaratës së e ish-ministrit Fatmir Mediu, i cili ka mohuar se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni është përfshirë në aferën e “Gërdecit”?
Fatmir Mediu sido që të thotë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Mediu duhet ta dijë që s’mund ta mbulojë Shkëlzenin. Shkëlzeni ndërpreu punën në fabrikën e Gërdecit kur erdhi George Bush. Sali Berisha është njëshi, dyshi Shkëlzeni, treshi Aldo Bumçi dhe Fatmir Mediu kanë vrarë 26 njerëz. Do përgjigjen. Jetët e atyre njerëzve duan shpagim dhe shpagimi është burgimi i përjetshëm për këta që e bënë këtë krim.
-Ndërkohë si e patë vendimin e Gjykatës së Lartë që e ktheu edhe njëherë vulën e PD në “Apel”?
Protesta ishte turpi i radhës dhe i fundit i Berishës. Shqiptarët të gjithë në 99-ën përmbysën diktaturën e egër komuniste dhe vendosën pluralizmin, me ëndrrën për një shtet ligjor dhe demokraci por në vend të saj u ndërtua një neodiktaturë më e rrezikshme që mund u rivendos një diktaturë e krimit, vrasjeve dhe grabitjeve, e prostitucionit dhe e zhvatjes së pasurisë së shqiptarëve dhe në vend që institucionet të mbronin të drejtat e qytetarëve nuk e bënë. SHIK-u i Berishës, merr fund sot. Sot do të jetë përmbysja e madhe dhe fillimi i një epoke të re edhe pse në vijim do të presim të tjera lajme pozitive. Kur ai të mbyllet në kafazin e arrestit do jetë fundi i tij. Ndëshkueshmëria do shtrihet tek të gjithë, që i kanë dhënë frymë krimit. E gjithë garnitura e krijuar në 30 vite nga sot merr fund, shqiptarët do mendojnë për një politikë të pastër që të ketë pozitë dhe opozitë të fuqishme. Do luftojnë dhe fitojnë një Shqipëri tjetër, evropiane të merituar. Edhe vendimi i gjykatës nuk ishte rrjedhojë e asaj proteste të fëlliqur që bëri, që tregoi se ku u katandisë ky njeri që përfundon me 30 veta më besnikët e tij. Dhe ata deputetët që ka kanë bashkëpunuar edhe ata në krimet e tij dhe e lanë në protestë vetëm më Nokën. Tregoi primitivizmin e atyre që kanë ngelur. Bënë protestë se do vulën e partisë dhe simbolet dhe ja ka marr ai që ka çuar ai kryetar partie që kur të ketë hall ai t’ia dorëzoj atij vulën. Vendimi i gjykatës për mua ishte i drejtë dhe është në favor të partisë zyrtare që e drejton Lulzim Basha. Nëse ai ka bindje se ka më shumë se Basha atëherë le të krijoj një parti tjetër që të mos ketë logon e Partisë Demokratike.
-“Zëri i Amerikës” ka reaguar dhe ka përcaktuar se partia i takon Bashës, pse ka reaguar sipas jush?
Është një institucion serioz që nuk i ngjan mediave në vendin tonë që janë pozicionuar sipas xhepit. I japin të drejtë asaj që është krim dhe asaj që duhet dënuar thonë është pozitive. Dhe ‘Zëri’ respekton ligjet dhe aktet ndërkombëtare dhe nuk gabon. Tha një të vërtetë në atë që tha. Partia E Bashës është zyrtare, ‘Foltorja’ nuk njihet, Saliut i humbi vula edhe në parti edhe në familje edhe tek djali edhe tek vajza pritet edhe tek gruaja dhe humbje më të keqe nuk ka.
-Çfarë do të thotë GJKKO sipas jush që do marr vendimin për masën shtrënguese?
Gjyqi u zhvillua, avokatët e Berishës arritën që të kërkojnë përjashtimin e asaj gjyqtares sepse thonë ka konflikt interesi. Gjykata tha nuk ka konflikt interesi sepse gjykata vlerëson që roli i kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë e kishte ish-presidenti, po Këshilli vendimmarrjen e ka kolegjale dhe Berisha ishte atje në rolin e kryetarit të shtetit që kishte. Edhe mua po të më emërosh dhe të më çemërosh unë nesër kur s’je ti aty unë nesër s’kam konflikt interesi me individin. Aq më keq që Berisha ndikoj për ta shkarkuar atë gjyqtare sepse ishte e ndershme dhe e paanshme dhe e shkarkoi. Por brenda 6 muajve kur pa që e pa që do t’i drejtohej Gjykatës së Lartë, Saliu i tha e menderose po kthehu në punë. Pra, edhe dy ditë më parë u kërkua që të përjashtohet që ka konflikt interesi dhe u hodh poshtë. Kur je një ish-kryeministër dhe bënë këto je një ordiner dhe thonë njerëzit kush na ka udhëhequr ne për kaq kohë. Ata prapë kanë bërë të njëjtën kërkesë dhe është e detyruar që të ndërpritet derisa sa ta shqyrtoj një avokat tjetër.
-Çfarë i tremben avokatët e Berishës?
I tremben sepse është fundi i epokës së krimit dhe merr ndëshkimin e duhur me masë sigurimi një kryekriminelë që ka bërë dëme të mëdha këtij vendi. Ata duan ta mbajnë jashtë Berishën që edhe me ata 10 veta që i kanë ngelur që të lërë pa gjumë shqiptarët. Edhe atij avokatit do t’i vijë radha me veprimet që ka bërë edhe me ata që i vërsulen edhe nuk i ndahen edhe atyre po u vjen radha. Atë e gënjen mendja se po i shkelen të drejtat, ai do që të gaboj diku SPAK dhe më pas t’i përdor se janë shkelur të drejtat për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit, ose thotë që duhet që të më japësh kohën e duhur për të lexuar dosjen. Kur i bëri këto krimet ai, e ka menduar se do ti bënte edhe këto veprime kriminale. Gjykata e Posaçme dhe SPAK toleron dhe thotë do ta lexosh, në rregull lexoje prapë këtu jemi. Shqipëria do të shpëtoj nga një njeri që ndërtoj shtetin e vrasjeve, trafikun e armëve, bëri gjenocid, duke masakruar shqiptarët e Kosovës me naftën që dërgoi, ai dhe mobilizoi Veriun për të vrarë jugun e vendit. Këta tani me këto që bëjnë thonë të shtyjmë ditët edhe ai sa të merret masa këtë do bëjë.
-Opozita është e ndarë në disa copa, mendon se një arrest për Berishën do bëjë që Bardhi që marr Rithemelimin?
Që të marrësh drejtimin e një lëvizje do edhe burra edhe gra, jo vetëm me dije dhe me kulturë por edhe vizionar dhe njerëz pa kompromis. Bardhi si ka këto cilësi, ai nuk është ‘as mish as peshk’. Nuk mundet që të përballojë këto gjëra ai, jo më të marr fatet e një force politike. Ai u rrah nga Berisha dhe nuk la gjë pa thënë dhe më pas i lëpihet prapë, këta janë të pabesueshëm. Demokratët e dinë se nga një anë lufton kundër Berishës dhe nga ana tjetër vete thotë votoni për ‘Foltoren’ dhe aty e mori mesazhin nga PD që do largohej dhe nuk do të kishte më vend në atë parti. Ai më pas shkoj pas Berishës që të merrte mandatin e deputetit, tani që po e sheh se Berisha mori goditjen vdekjeprurëse. Ky tani nuk di as vet se ku do shkoj, asnjë nuk do ta pranoj.
Foltorja është një gjë e vdekur, ata që janë demokratë nuk do venë pas atij kalit të ngordhur, por do kthjellohen dhe do t’i bashkohen Partisë Demokratike. PD nuk vjen kurrë më në pushtet kushdo që të vij në krye të saj. Me prerjen e kokës të këtyre të dyve, pra të Metës dhe Berishës do kemi zhvillime të tjera. Rama do e ketë edhe një mandat tjetër, sepse s’ ka alternativë tjetër, por pas 2025 jam i bindur që edhe në kokë të Ramës do rrahin çekan të tjerë që të tëra këto forca që do marrin diçka në 2025 ato që janë opozitë të gjitha do ndërtojnë një qeveri të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse që ka brenda të majtë dhe të djathtë për të bërë reformën zgjedhore, vetingun në politikë dhe pasi të bëhet reforma si duhet dhe një kod zgjedhor i ri atëherë të bëhen zgjedhjet dhe ajo forcë që do të fitoj të qeverisë vendin./sot