• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avioni i vjen rrotull Vlorës, dyshime për transport droge

by Java News
22/03/2016 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër avion që dyshohet se do të transportonte drogë jashtë vendit është pikasur një ditë më parë në Vlorë. Kryetari i PD-së në Vlorë, Moisi Meminaj, ka publikuar disa foto të avionit që fluturon mbi Vlorë, të cilat ia kanë dërguar banorët e qytetit.

Policia e shtetit bëri të ditur se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kishte marrë informacion në rrugë operative se në zonën e fushave të fshatit Akërni, po lëvizte në hapësirën ajrore, një avion i vogël. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni u organizuan të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Vlorë si dhe të Njësisë së Lëvizshme Territoriale Delta Force.

Gjithashtu, është njoftuar menjëherë edhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Po të njëjtat burime deklaruan se në lidhje me avionin është njoftuar dhe policia italiane, me qëllim ndjekjen e përbashkët të këtij informacioni. Në bashkëpunim me homologët italianë, u punua intensivisht për verifikimin e këtij informacioni, duke zhvilluar veprime të koordinuara në Vlorë dhe në një pjesë të territorit të vendit fqinj.

Në lidhje me këtë ngjarje, blutë e qytetit bregdetar kanë shoqëruar edhe tre persona, të cilët dyshohet të jenë pjesëtarë të një grupi të njohur në zonën e Vlorës që merret me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

AVIONI

Me gjithë masat e marra nga policia, vijon trafikimi i drogës me avionë. Shtatë muaj pas sekuestrimit në Itali të një sasie prej 120 kg marijuanë të transportuar nga Vlora me avion, dje është shënuar një tjetër tentativë e trafikimit të lëndës narkotike. Burimet e mësipërme pohuan se kanë qenë banorët e Akërnisë ata që kanë sinjalizuar policinë se një avion i vogël po lëvizte mbi fushat e fshatit të tyre. Ata janë shprehur se gjatë gjithë javës, një avion i vogël ka fluturuar në zonën e tyre. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, nuk është bërë i mundur bllokimi i avionit.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, policia ka shoqëruar shtetasit me iniciale: N.M., A.M. dhe K.M., si të dyshuar në lidhje me këtë veprimtari. Ndërsa janë sekuestruar dhe dy automjete; një fuoristradë dhe një furgon në pronësi të këtyre shtetasve. Sipas të dhënave paraprake, tre personat e shoqëruar, dyshohet se kanë lidhje me ngarkesën e lëndës narkotike që mund të jetë transportuar me avion të vogël për në drejtim të zonës së Barit të Italisë. Mësohet se blutë po hetojnë për lidhjet e tre shtetasve në fjalë me persona të tjerë të implikuar në trafikun e drogës brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për këtë po verifikohen thirrjet telefonike. Paraprakisht dyshohet se ngarkesa mund të jetë siguruar në zonën e lumit të Vlorës dhe më pas është transportuar me mjete në drejtim të fshati Akërni, ku aty mund t’i ketë pritur avioni.

Ende nuk dihet nëse avioni e ka marrë ngarkesën e drogës, apo trafikantët e kanë fshehur atë. Mendohet se avioni mund të jetë ulur në ndonjë zonë tjetër të Shqipërisë për të humbur gjurmët, por ekziston edhe mundësia e uljes së avionit në ndonjë zonë të Italisë pas zhdukjes nga radarët. Zona e Akërnisë tashmë njihet si zonë ku avionë të vegjël mund të ulen lehtësisht për të kryer trafiqe të paligjshme, kryesisht atë të trafikut të lëndëve narkotike. Aktualisht policia shqiptare po bashkëpunon me policinë italiane për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

BW

a2a3mosiua1

Next Post

Këshilltari i Trump si i zoti: Në Kosovë, Al-Qaeda e shkatërroi ushtrinë serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In