• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Avioni ukrainas u rrëzua nga Irani”, edhe kryeministri kanadez i referohet burimeve të zbulimit

by Java News
09/01/2020 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të enjten se ka prova që tregojnë se ishte një raketë iraniane ajo që rrëzoi aeroplanin ukrainas me pasagjerë dhe se goditja mund të ketë qenë e paqëllimshme, siç tha ai.

Zoti Trudeau tha se pohimet e tij mbështeten tek burimet kanadeze të zbulimit dhe ato disa vendeve aleate, por ai nuk dha më shumë detaje.

Komentet e kryeministri kanadez pasojnë pohimet e bëra nga zyrtarë amerikanë më herët gjatë ditës së enjte se aeroplani i Ukrainës që u rrëzua në Iran, duke lënë të vdekur të 176 personat në bord, me shumë gjasë u rrëzua aksidentalisht nga një raketa anti-ajrore iraniane.

Një zyrtar amerikan i konfirmoi korrespondes së VOA në Pentagon, Carla Babb se ai është i sigurt se ishte Irani që e rrëzoi avionin ukrainas dhe se sigurinë e tij e bazon tek zbulimi amerikan.

Sipas të dhënave satelitore, tha një zyrtar amerikan, vetëm dy minuta pas nisjes së avionit Boeing 737-800 të linjave ndërkombëtare të Ukrainës, i cili ishte ngritur nga aeroporti i Teheranit dhe udhëtonte drejt Kievit, u diktuan shenja nxehtësie të dy raketave tokë-ajër.

Kjo u pasua menjëherë nga një shpërthim në afërsi të aeroplanit, tha zyrtari. Të dhënat e nxehtësisë treguan më pas aeroplanin që kishte marrë zjarr dhe po binte.

Kreu i aviacionit civil të Iranit u citua nga Agjensia e Lajmeve ISNA të thoshte se ishte “e pamundur që një raketë të kishte goditur aeroplanin ukrainas”.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni beson se rrëzimi i avionit, i cili ndodhi në një kohë të rritjes së tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ishte aksidental.

Kompania Boeing dhe Administrata Federale e Aviacionit nuk pranuan të komentojnë. Po ashtu edhe Pentagoni.

Presidenti Donald Trump la të kuptohet se ai besonte që Irani të ishte përgjegjës dhe nuk fajësoi drejtpërdrejt Iranin, por hodhi poshtë pohimet iraniane se rrëzimi ishte një çështje mekanike.

“Dikush mund të ketë bërë ndonjë gabim nga ana tjetër,” tha Presidenti Trump, duke vënë në dukje se avioni ishte duke fluturuar “në një rajon mjaft të vështirë”.

“Disa njerëz thonë se ishte mekanik”, shtoi zoti Trump. “Unë personalisht nuk mendoj se ishte ky problemi, as që bëhet fjalë”.

Ekuipazhi i avionit nuk kërkoi ndihmë me radio dhe po përpiqej të kthehej për në aeroport kur avioni që po digjej filloi të binte, thuhej në një raport fillestar hetimor të Iranit të publikuar të enjten.

Raporti iranian lë të kuptohet se diçka e papritur goditi avionin Boeing 737 të operuar nga kompania Ukrainian International Airlines mëngjesin e të mërkurës. Avioni u rrëzua vetëm disa minuta pasi u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khomeini në Teheran.

Hetuesit nga Organizata e Aviacionit Civil të Iranit nuk ofruan asnjë shpjegim për katastrofën. Zyrtarët iranianë fillimisht fajësuan një mosfunksionim teknik për rrëzimin, diçka që u mbështet në fillim nga zyrtarët ukrainas. Por më pas ata thanë se nuk donin të shprehnin hamendje ndërkohë që hetimi ishte në vazhdim. /VOA/

Next Post
Banesa e familjes shqiptare në Itali përfshihet nga flakët, nëna arrin të shpëtojë vajzën e vogël, por humb fëmijën tjetër

Banesa e familjes shqiptare në Itali përfshihet nga flakët, nëna arrin të shpëtojë vajzën e vogël, por humb fëmijën tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
Latif Dervishi

Lufta ime e yjeve!

July 10, 2026
VIDEO NGA DRONI / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë rreth orës 20:00?!

VIDEO NGA DRONI / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë rreth orës 20:00?!

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In