• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Avioni rus, spekulime të reja për dëmtimin në ajër (VIDEO)

by A R
04/11/2015 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analizimi i mbetjeve të fluturimit “9268” ka nxjerrë në dritë fakte të reja, që ushqejnë spekulimet e një dëmtimi në ajër, ose nga një shpërthim në bord, ose nga problemet me riparimin e mjetit, që disa kohë përpara tragjedisë ishte përfshirë në një tjetër aksident.

Bishti i “Airbus A 321” të rrëzuar të shtunën në gadishullin egjiptjan të Sinait u gjet 5 kilometra larg trupit të avionit. “Bishti mund të ketë qenë i dëmtuar që përpara përplasjes në tokë”, – thotë CNN, duke cituar analisten e Aviacionit Civil, Mary Schiavo.

Sipas saj, pjesa e pasme e avionit është shkëputur përpara rënies. Edhe pse aksidenti, në të cilin ishte përfshirë avioni daton në 2001-shin, kohë kur nga përplasja në pistë gjatë uljes mbeti i dëmtuar bishti i tij, Schiavo këmbëngul se një riparim jo i mirë mund të japë pasoja të rënda edhe në periudhë afatgjatë.

Ajo kujton se i ka qëlluar të shohë diçka të tillë me një avion të rrëzuar, gati dy dekada pas një dëmtimi që dukej se ishte rregulluar. “Riparimi i keq është si bombë me sahat, – këmbëngul Schiavo. – Kur një difekt i pazgjidhur mirë është në avion, ai mbetet aty përgjithmonë”.

Zëdhënësi i kompanisë ajrore, Andrei Averyanov sqaroi se “Airbus” i rrëzuar ka pësuar vërtet dëmtime 14 vite më parë, por në 2013-n kishte kaluar një sërë kontrollesh të imtësishme për disa krisje që – sipas tij, – nuk ka gjasë të jenë kthyer brenda një kohe kaq të shkurtër në të çara të mëdha dhe kritike për sigurinë.

Ekspertët mjekoligjorë i ndajnë në dy kategori llojet e traumave të vëna re te 224 viktimat e aksidentit ajror: dëmtime nga rrëzimi dhe plagë që kanë të bëjnë me një shpërthim, siç janë ato të shkaktuara nga copa metali në trup. Autoritetet, për çdo rast këmbëngulin se është ende shpejt të thuhet me saktësi, se cili është shkaku i këtij episodi fatkeq.

Ndërkohë, në një video të publikuar nga Daily Mail duket avioni duke u djegur pas rënies në tokë dhe dëshmitarët thonë se kishte pasagjerë që vdiqën nga flakët, pas rënies.

/ Top Channel

http://video.dailymail.co.uk/video/mol/2015/11/04/218970181458674439/640x360_218970181458674439.mp4
Next Post

Veliaj: Shkolla të reja, mjaft me mësimin me dy turne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

October 2, 2026
Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

October 2, 2026
Incidenti me avionin Dubai-Tel Aviv/ Piloti indian rrëfen momentet dramatike: Po humbnim lartësi, hapa derën e kabinës të shpëtoja pasagjerët

Incidenti me avionin Dubai-Tel Aviv/ Piloti indian rrëfen momentet dramatike: Po humbnim lartësi, hapa derën e kabinës të shpëtoja pasagjerët

October 2, 2026
Protestat në Tiranë, Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në SHBA, mos ejani tek ne për t’u hakmarrë

Protestat në Tiranë, Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në SHBA, mos ejani tek ne për t’u hakmarrë

October 2, 2026
“Shqipëria në një fazë të re të turizmit”, Ibrahimaj: Fokus te përvojat, teknologjia dhe shërbimet

“Shqipëria në një fazë të re të turizmit”, Ibrahimaj: Fokus te përvojat, teknologjia dhe shërbimet

October 2, 2026
Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

October 2, 2026
VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

October 2, 2026
Konsumatorët familjarë pritet të paguajnë më pak nga 1 shkurti, ERE shqyrton sot çmimin e energjisë

Shqipëria humbet 1 në 5 njësi energjie në rrjet, mbi trefishin e mesatares së BE-së

October 2, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

‘Territorialja’, reformë apo thjesht ri-ndarje?

October 2, 2026
Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com