• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbret në Rinas, Ramush Haradinaj: Më kishte marrë malli për Tiranën

by Java News
20/06/2015 00:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth orës 00:30 të mesnatës ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në Tiranë avioni nga Lubjana me të cilin udhëtonte kreu i AAK-së Ramush Haradianj, i cili prej disa ditësh u ndalua nga shteti slloven, për disa akuza të ngritura qysh herët nga Serbia kundër tij.

Ai u prit në aeroport me duartrokitje nga simpatizantë dhe mbështetës të tij të cilët kishin dalë qysh herët për ta pritur. I ka takuar të gjithë me radhë dhe më pas i është drejtuar mediave për të thënë dy fjalë se çfarë i ndodhi, por edhe për të përcjellë dy mesazhe qeveritarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, se çfarë qëndrimi duhet të mbajnë në të tilla raste.

‘Faleminderit që keni dalë kaq vonë, dhe faleminderit të gjithë qytetarëve dhe shqiptarëve që e kanë ndjek këtë situatë. E kaluam edhe këtë pengesë të padrejtë edhe ofenduese, ishte një lojë e ndytë. Në Slloveni më kanë ndalu, më kanë penguar në qarkullim të mëtej me një urdhër-arrest të një krijese që s’egziston më; Serbi e Cerna Gora i vitit 2004. Në rast se kjo është diçka në rregull ose e ligjshme atëherë unë nuk di pse njerëzit e respektojnë ligjin. Krijesa nuk ekziston më Serbi-Cerna Gora, është viti 2004 kur është lëshuar ai flet-arrest, pas 2004-ës kanë ndodh dy Haga-t, jam liruar. Pra është një lojë e ndytë, diçka e pa drejtë, kështu e kam cilësuar unë,” tha Haradinaj i sapokthyer në Tiranë nga Sllovenia.

Duket së më shumë se sa prej Sllovenisë është ndier i ofenduar nga qëndrimi dhe deklaratat e bëra, prej kryeministrit Mustafa, presidentes Jahjaga por edhe prej telefonatës së munguar të kryeministrit Rama.

“Njëkohësisht e kam cilësuar të padrejtë edhe deklarimin e kryeministrit Mustafa, ka qenë gabim që ka thënë në bazë të ligjit. Në rast se për të është ligj urdhër-arresti i Serbisë e Cerna Gorës, le të shkojë edhe ai atje, s epse ajo nuk egziston më, nuk ka ligj. Ligj ka qenë kur në emër të vendit temë Kosovës iu kam përgjigj tribunalit ndërkombëtar, edhe atëherë jemi lavdëruar se Kosova i kreu obligimet, atëherë ka qenë ligj, ndërsa kjo që ka ndodhur tash nuk ka të bëjë me ligj. Presidentja Jahjaga ka bërë edhe ajo një gabim së fundmi që e pashë në deklaratë që thotë falënderojmë Slloveninë; për lirimin e Haradinaj. Le ta falënderojë për ndonjë gjë personale të vetën, por jo për Haradinaj. Se çka është lirimi; lirimi është pasi më kanë ndaluar në mënyrë të padrejtë, pasi më kanë ofenduar; pasi më kanë detyruar për të kaluar nëpër ato që kam kaluar, më paskan liruar, ça kanë pas me bë tjetër, s’kanë pas ku me më çu, kanë pas me më liru se jam i vendit temë. Kemi më i mësu me ekzistencën tonë të gjithë në Ballkan, shqiptarët ekzistojnë jemi 7 milionë, ne kemi ekzistuar gjithnjë, por kanë menduar se jemi të pavlefsh ëm, duhet ta dinë që kurrkush nuk mund të luajë me shqiptarët,” tha më tej Haradinaj.

Dhe në fund thotë se zgjodhi të vinte nga Tirana, sepse e kishte marrë malli për të, por për asnjë arsye tjetër; ndërsa i kujton Sllovenisë dhe të gjithë shteteve të tjera se duhet të mësohen në Ballkan me ekzistencën e 7 milionë shqiptarëve.

“Kanë qenë shumë dobët në zhvillime të tjera, kanë qenë tepër të dobët në këtë proces. Po ti kish ndodhur një deputeti të Sllovenisë ai kish thirr ligjet e shtetit të vet, kish thirr të drejtat e veta; edhe kish kërkuar njerëzit e vet; këta ose janë shpirtra të shitur ose kanë probleme me veten. Unë s’kam lëshuar ndonjë dron mbi Slloveni, unë nuk kam bërë kurrë diçka ofenduese për Slloveninë, por unë jam ofenduar. Ofendimi vjen se më ka thënë me fletë-arrest Ser bi Cerna Gorë. Hapi ligjor është se ne jemi shqiptar; jemi të gjithë në Ballkan dhe duhet me u mësu të gjithë me ne, duhet me dit që duhen me na respektu. U ktheva nga Tirana se më kish marrë malli për Tiranën,” tha më tej.

Next Post

Të shtënat në Lezhë, LSI thirrje opozitës të distancohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com