• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avioni në Ishëm/ Ekspertiza rrëzon variantin e “turizmit”, shkaku, pesha ose gabimi i Guidit

by Java News
17/10/2016 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avioni i rrëzuar në Ishëm i pilotit Italian Guido Guidi nuk ka patur asnjë defekt teknik apo humbje të kontrollit për shkak të turbulencave ajrore të ndodhura më shtator 15 shtator 2016 ditën kur u rrëzuar në grykderdhjen e Ishmit.

Është ky rezultati i hetimit teknik të kryer nga Aviacioni Civil shqiptar i cili një muaj pas rënies së avionit në Ishëm ka depozituar pranë Prokurorisë, Ministrisë së Transporteve dhe Policisë së Shtetit raportin përfundimtar të hetimit.

Burime nga Report Tv pranë grupit hetimor konfirmuan dorëzimin e raportit nga aviacioni civil, hetuesit e të cili ishin të pranishëm më 15 shtator në pistën e improvizuar të uljes së avionit siç dhe shihet në pamje.

Në këtë raport rezultati është se avioni s’ka patur defekt teknik, kushtet atmosferike kanë qenë normale dhe në zonën e Ishmit s’ka patur as turbulencë ajrore as rryma ajri të forta që mund të kenë shkaktuar devijimin e fluturimit të avionit.

Një tjetër rezultat i nxjerr nga hetuesit teknik të aviacionit civil është fakti se avioni është rrëzuar për shkak të përplasjes së rrotës së parë të mjetit fluturues me tokën si pasojë e manovrës së gabuar të pilotit.

Përplasja, thonë hetuesit ka ndodhur teksa avioni kishte nisur ngritjen dhe shkëputjen nga toka dhe në lartësinë 40 cm mbi sipërfaqen e tokës avioni ka pësuar një humbje lartësie duke sjellë për pasojë përplasjen e rrotës së parë në tokë.

Ajo çka mbetet pa përgjigje nga ky hetim administrativ teknik është fakti se përse ka humbur kontrollin piloti kur avioni model piper i drejtuar prej tij nuk ka patur defekt teknik të mëparshëm apo gjatë momentit të uljes.

Sipas raportit rezulton se piloti Italian ka kryer një ulje normale në pistën e improvizuar dhe pasi ka qëndruar për disa minuta ka bërë më pas ngritjen e cila ka rezultuar fatale duke sjellë për pasojë rrëzimin e avionit.

Në momentin e mbërritjes së policisë në Ishëm piloti Italian deklaroi se ishte aksidentuar pasi avioni model Piper kish patur defekt, por këtë version ai e ndërroi duke pranuar më pas se në Shqipëri kishte ardhur për të kryer trafik droge dhe do të testonte pistën për tu kthyer e marrë një ngarkesë canabisi prej 200 kg.

Me rezultatin e hetimit të aviacionit civil ku mjeti fluturues nuk ka patur asnjë defekt hetuesit tashmë kanë rrëzuar pistën e parë të deklaruar nga Gudio dhe po mundohen të zbardhin nëse është pesha si pasojë e ndonjë ngarkesë droge të future në avion apo manovra e gabuar e pilotit italian që po testonte pistën.

Aktualisht avioni në pronësi të Aero Club Savona ndodhet i sekuestruar në Ishëm për llogari të hetimit të prokurorisë së krimeve të rënda.

Në Shqipëri qëndron dhe piloti Guido Guidi si person që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë Shqiptare për të zbardhur rrjetin e trafikantëve që e kontaktuan atë të kryejë transportin e drogës./report tv/.a.k

Next Post
Boçi: Rama e ktheu arsimin në “tryezë çakenjsh”, ndan copa me aleatët

Boçi: Rama e ktheu arsimin në "tryezë çakenjsh", ndan copa me aleatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In