• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avioni i dytë me ndihma nga Kina arrin në Sirinë e goditur nga tërmetet

by Java News
14/02/2023 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontingjenti i dytë i ndihmës nga Shoqata e Kryqit të Kuq e Kinës arriti në Siri me avion të hënën, me furnizime urgjente për banorët e prekur nga tërmetet në këtë vend.

“Ndihma humanitare përfshin rroba dimërore, pajisje, barna dhe sende të tjera për të cilat sirianët kanë nevojë,” u tha gazetarëve ambasadori kinez në Siri Shi Honguei në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut, duke shtuar se do të dërgohet më shumë ndihmë në të ardhmen.

Ambasadori kinez i bëri gjithashtu thirrje Perëndimit të heqë sanksionet e vëna ndaj Sirisë, për të lehtësuar dhënien e ndihmës për këtë vend të goditur nga tërmeti.

“Një tërmet i madh goditi Sirinë dhe çoi në një katastrofë humanitare të rëndë. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të Perëndimit, të heqin sanksionet e njëanshme të vendosura ndaj Sirisë për të lehtësuar ndihmën humanitare për këtë vend,” u shpreh ai.

Punonjës duke transferuar ndihmat nga Kina në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut, në Siri, më 13 shkurt 2023. Një grup i dytë ndihme nga Shoqata e Kryqit të Kuq e Kinës arriti në Siri me avion të hënën me furnizime urgjente për banorët e prekur nga tërmetet në këtë vend. (Foto nga Ammar Safarjalani / “Xinhua”)

Të enjten, Shoqata e Kryqit të Kuq e Kinës dërgoi kontingjentin e parë të furnizimeve mjekësore urgjente në Siri, kurse të dielën, bashkësia kineze në Siri dhuroi ndihma për popullin sirian nëpërmjet Gjysmëhënës së Kuqe Arabe Siriane.

Tërmetet që goditën Sirinë më 6 shkurt kanë shkaktuar deri tani rreth 5 300 të vdekur si në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane, ashtu edhe në ato që mbahen nga rebelët, sipas shifrave të fundit të publikuara nga Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani.

Kombet e Bashkuara thanë të premten që tërmetet kanë sjellë shpërnguljen e 5.3 milionë njerëzve në Siri./m.j

Punonjës duke transferuar ndihmat nga Kina në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut, në Siri, më 13 shkurt 2023. Një grup i dytë ndihme nga Shoqata e Kryqit të Kuq e Kinës arriti në Siri me avion të hënën me furnizime

Next Post
FOTO/ Hodhi në erë hotelin e babait, kush është i arrestuari në Sarandë

FOTO/ Hodhi në erë hotelin e babait, kush është i arrestuari në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Pasqyra dhe floriri

September 3, 2026
Gjenerata Z po i largohet alkoolit, industria humb 830 miliardë dollarë në vlerë brenda katër viteve

Gjenerata Z po i largohet alkoolit, industria humb 830 miliardë dollarë në vlerë brenda katër viteve

September 3, 2026
Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

September 3, 2026

Tre plagët dhe dhimbshuria e administratës publike

September 3, 2026
Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

September 3, 2026
VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

September 3, 2026
Kapriçot e motit, gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

Kapriçot e motit, gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

September 3, 2026
Uashingtoni paralajmëron “ofensivën më të madhe financiare” ndaj Iranit, Teherani kërcënon mbylljen e eksporteve të naftës -

Trump i kërkon Evropës që të paguajë për armët që SHBA-të i dërguan Ukrainës: Iu dhanë miliarda dollarë falas, por…!

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com