ROCKY HILL, CT – Një shqiptar nga Kosova, i cili u largua nga vendi i tij, për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak serb në vitet e luftës dhe shpërbërjes së saj, iu dha një jetë të re në Shtetet e Bashkuara dhe me mjaft sukses duke sjell edhe përvojën e tij nga Lipjani – Kosovës, në SHBA.
Nazim Saliu, i njohur gjithashtu si “Noli,” është një Berber – Floktarë, i cili është duke jetuar një ëndërr në sallonin e tij Rocky Hill – Noli Hair Studio.
Kjo është një ëndërr që nuk dukej të jetë e mundur, kur ai ishte në Kosovë në fund të viteve 1990, por ja që u bë një realitet. Lufta në Kosovë, vrau me mijëra dhe pati larguar nga shtëpitë e tyre afro 1 milion shqiptarë – shumë prej tyre e gjetën veten atë kohë në kampet e refugjatëve, duke përfshirë edhe familjen Saliu.
Saliu erdhi në Shtetet e Bashkuara, dhe ai u vendos në Mineapolis, ku ai ka prerë flokët edhe disa personazheve të shtetit deri në Kapitol dhe u nderua edhe për shërbimin e tij në Minesota. Pasi që jetojë me familjen e tij në Minnesota për rreth nëntë vjet, Saliu tha se ai e dinte se ishte koha për të bërë një lloj të ndryshimit dhe kjo është ajo që në fund të fundit e çuan në Rocky Hill – Connecticut, ku ai jeton tani me familjen e tij dhe është bërë mjaft i njohur dhe i kerkuar në këtë qytet, nga prerja e flokëve tani për gati nji dekad.
“Të jem i sinqertë, në qoftë se ajo nuk ishte që Shtetet e Bashkuara, për të dërguar trupa në Kosovë,dhe sulmi i Natos me ne krye SHBA, duke i dalë në krah UÇK-së, unë jam 100 për qind, I sigurt se askush nga Shqipëria, Kosova, nuk do të ishte nga ne në Kosovë, sot,” ka deklaruar Saliu.
Kjo është edhe arsyeja pse Saliu, ka ofruar një rast të veçantë dhe të pikasur nga shtypi lokal ngaqë ai ka berë nji haircuts prerje flokësh, falas , Ditën e Veteranëve – në SHBA, çdo, oficeri i policisë, veterani të ushtrisë Amerikane, apo zjarrfikësi, në Rocky Hills, gjatë gjithë ditës Veteran Day – në salon të tij Noli Hair Salon.
Për afër tre dekada, në Amerikë, Nazim “Noli” Saliu, ka qenë krijuesi i dy stileve klasike dhe “cutting-edge” për burrat dhe gratë.
Trajnuar në Maqedoni, Noli, si i thërrasin, atij, ka punuar ndërkombëtarisht para se të vijnë në Shtetet e Bashkuara, duke punuar për nëntë vjet në Minesota, në salone të njohura në kryeqytetin e shtetit në Mineapolis, si në aeroportin St. Paul International Airport, dhe tani në Rocky Hills CT.
Në biografinë e tij mësojmë se ndërsa ai ishte duke punuar në aeroport, ai kishte mundësi për të prerë flokët për njerëz të famshëm, që u ndalën në pritje për fluturime. Të tillë si Jennifer Aniston, Owen Wilson (dhe vëllai i tij Luka), Kenny Rogers dhe anëtarët e ekipit të basketbollit Minnesota Timberwolves, të gjithë ata i a “kanë besuar” aftësisë së stilisit shqiptarë në Amerikë, Nolit.
Noli, që nga viti 2008, është duke ushtruar profesionin e tij, në shtetin federal Connecticut, qytetin Rocky Hill, ku jetonë edhe një komunitet i ri, dhe organizuar mirë i shqiptarëve të Amerikës. Ndërsa, ai mund të trajtojë çdo te prerë flokesh nga ato tradicionale tek moderne, Noli, është i specializuar në teknikat e reja, ato që i japin klientët e tij, “njëqindë” e ca lloj stile. Ai ka qenë i angazhuar duke stilizuar fillimisht, dhe punuar në salone nga më prestigjoze në Europë, pikërishtë, më parë se të vinte në SHBA, duke fituar edhe çmime në qytete, të tilla si Budapest, Stamboll dhe Berlin.
Vitin e kaluar, ai konkuroi në Zvicër dhe në Milano, me të famshëmen floktore Cuzzucoli Gianni Il Figaro. Pa marrë parasysh atë stilin tuaj, Noli Hair Studio, benë me dije klienteve të tij, se ai “ka një qëllim: për të bërë të sigurt atë që ju doni me flokët tuaj!” t’ju bëj sa më të kënaqur dhe të dukeni më të bukur me stilin e flokëve, që ju keni zgjedhur.
Nazim “Noli” Saliu, ka dy vajzat binjake, edhe ato stiliste Alma dhe Nora, të cilat kanë qenë me biznesin e tij, për dy vjet. Alma dhe Nora, janë dy të diplomuarat e akademisë së këtij arti, Brio Academy, dhe tani ndajnë përkushtimin e provojën e studios Noli Hair Studio, për të dhënë, edhe ato çdo klienti një look të përshtatur dhe një përvojë e mrekullueshme. Të dyja janë të specializuar në shërbime të tilla si ngjyra, depilim, make-up dhe perms.
“Interesi i tyre në flokët dhe make-up filloi si fëmijë, kur ato së pari kan praktikuar aftësitë e tyre në çdo klient dhe me shoqe e shokët e tyre. Nora dhe Alma, besojnë vetëm tek shkolla , andaj ato kan zgjedhur për vazhduar shkollimin e tyre, dhe janë quajtur IT & Ambassador LY Law”, na tregonë Nazim “Noli” Saliu, për dy vajzat e tij, Nora dhe Alma, duke folur në këtë intervistë, të cilën ia kemi kushtuar me shumë profesionit të tij, talentit, dhe suksesit.
Nazmi – Noli, si i thërrasin atij këtu në Amerikë, është një ndër floktarët më të kërkuar në SHBA, si në punën e tij të përditshme por edhe për studiot kinematografike, dhe televizive, i cili nëpërmjet punës së tij prezanton kreativitetin e floktarit. Në një intervistë të posaçme për Bota sot, ai ka treguar për rrugëtimin e tij në këtë profesion, duke shpjeguar edhe për disa nga rruget e suksesit të tij, si i ka arritur ato.
Me prejardhje nga qyteti i Lipjanit, Nazmi Salihu që më shumë se dy dekada jeton dhe punon në SHBA, këtu ai ka sallonin e tij personal si dhe akademinë e stilizimit të flokëve në mënyra të ndryshme e për stinë të ndryshme, Noli Hair Studio.
Me Nazim “Noli” Salihu, flokëtorin shqiptarë nga Kosova, i cila tani ushtron profesionin në lagjen Rocky Hill – të Connecticut , foli gazetari ynë në New York, Beqir SINA. I cili ishte duke përgatitur flokët e aktorëve për komedinë e producentes dhe aktores së njohur shqiptare në SHBA, Elza Zagreda, filmin Growing Up Fat & Albanian……
Noli, kur lindi dëshira juaj për të stiluar, dhe si ju ka motivuar ajo, si ju i hytë krijimeve stilistike?
Unë kisha një dashuri të madhe ndaj artit, që nga fëmijëria. Pasioni për të stilizuar – pra flokëtore, nisi në një moshë shumë të herët, pasi ky profesion i përkiste gjithashtu edhe dajës simë, i cila ka ndikuar shumë në profesionin timë sot.
Kur e hapet studion Noli’s Hair Salon? Pra, kur lindi linja e parë e stilit Noli’s Hair Salon?
Biznesi a po salloni imi i parë, që kam hapur ka qenë në vitin 1980 në Lipjan, Kosovë.
Përse zgjodhët këtë emër ?
Noli është pseudonimi im i fëmijërisë, andaj dhe pagëzova biznesin tim.
Po a i kishit idetë e qarta? qysh në fillim dhe a mendoni se funksionoi ideja? Pra po filloheshin të qartësoheshin edhe idetë?
Sigurisht, Po! Ishte hapi im i parë i suksesshëm. Hapja sallonit Noli, në Lipjan Kosovë, vitin 1980. Ideja funksionoj më mirë se sa e prisja, dhe kjo më inkurajojë që ta vazhdojë punën time dhe të mos ndalem.
Pra a ishte Noli’s Hair Salon e para shkallë e karierës tënde?
Noli’s Hair Salon! Po , siç e përmenda më parë, hapi i parë ishte hapja sallonit Noli në Kosovë vitin 1980 , pastaj hapja e biznesit timë të dytë në Rocky Hill, Connecticut SHBA në vitin 2008 ku unë punojë sot.
Si ka marr formë prej atëhere profesioni i stilistit ? prej jush
Nazmi Salihu, gjithmonë ka qenë i apasionuar dhe krijojë stile qoftë nga tradicionalisht deri në ato të quajtura modernistic. Më pëlqen të eksperimentoj me flokët, duke qëndruar brenda stilit tim. Është kjo, mendoj, që e bën të veçantë një person në identifikimin e stilit.
Cili ka qene sekreti që të ka bërë me të lumtur në stilin që ti krijon?
Sekreti i vetëm është të kesh ide të qarta dhe mbi të gjitha shumë pasion dhe vullnet për punën që bën, të jetosh për një çast sa i kushton prerëjes së flokëve me kënaqësin qe i kroijon klintetit , kur ai mbetet më së i kënaqur me ty.
Kush është ikona juaj e stilimit që ju frymëzon në krijimet që realizoni?
Ikonat të mirë janë të shumta, për mua çdo kilentë – pra punë që karakterizon atë e cila është klasike dhe elegancë, e cila me frymëzon.
Industria e modës dhe Hair Stilist është një biznes i vështirë, ju si ja keni dalë? Cili është sekreti juaj?
Shumë e vërtet! Fillimet janë të vështira, dhe është një hap shumë i rëndësishëm që duhet ta ndërmarrësh. Përballja me klientin është sfida e parë, pasi je ti ai që duhet të mbash mbi supe përgjegjësit. Pastaj një tjetër vështirësi është gjetja e vendit, analiza e tregut dhe mbështetja financiare, janë disa faktorë që tregojnë ecurinë e karrierës që në fillim. Sekretin e përshkruaj me një fjal – Dëshirë- po dëshirove çdo gjë është e mundur .
Çfarë ju ka influencuar më tepër në biznesin tuaj? Hair Stilist
Përvoja shumë vjeçare në Maqedoni,Kosovë, e sidomos , kjo në SHBA- ku niveli i Saloneve të Flokëve është shumë i lartë, pra fillimet e mija në eksperiencën time në Minneapolis /Saint Paul dhe tani Rocky Hill Connecticut , padyshim që ka patur një ndikim të fortë në formimin tim profesional.
A keni pasur rast të stilizoni , aktor, artistë me emër, apo VIP ? Dhe a jeni marr me ta në mënyrë të veçantë?
Po, kam pasur nderin dhe kënaqësin të stiloj vipat -persona VIP, me famë botërore. Siç jan, Jennifer Aniston, Owen Wilson (dhe vëllai tij Luke Owen), Kenny Rogers dhe anëtarët e ekipit të basketbollit Minnesota Timberwolves, të gjithë kanë qenë besuar në aftësi e mija . Kur një punë bëhet me pasion, vështirësia kalohet pa u kuptuar. Klienti nuk gjen diferencim në atë linjë timen.
Unë jam duke bashkëpunuar me një djalë, nga Kosova, i cili është Arian Bajraktari, dhe është një grimer i talentur për filma. Me Bajraktarin, së bashku dotë kemi nji Projekt me Mirsad Abazi, actorin e filmave auction.
Gjithashtu, unë regulloj disa moderatore të njohura në 2 kanale Tv dhe nji radio shtetrore, në qytetin tonë, Televizionin Eyewitness Channel 3 ABC 7, në Connecticut, dhe në radion shterore WRCH 100.5.
Po me filma dhe Fashion Show? “Tephiun e Kuq”
Po, më 27 Mars, isha pjesë e javës së modës Shqiptare në Manhattan New York, më 3 Prill, mund tju kujtojë eventin e madh Albanian Week Fashion në New York dhe në Hartford, me atristen Mrika Krasniqin dhe të talentuarën Bora Balaj, ose më të fundit me aktoren e njohur dhe produecenten shqiptaro amerikane, në filmin e ri ,të Elza Zagreda, apo edhe me actorët të tillë si Xhevat Limani, Marko Caka dhe Julian Gjaci, apo të tjerë.
Nga ndryshon puna me, aktorët, artistët, dhe vipat dhe ajo me njerëzit e thjeshtë? Cila është më e vështirë?
Klientët që kam jan kategoritë të ndryshme , qoftë nga vipat(personat VIP) deri më i thjeshti. E kam më të lehtë të punoj me klientët e rregullt, sepse në koncept ato tashmë më njohin dhe e kanë krijuar atë lloj konfidencialiteti e pranueshmërie ndaj ideve të mia, prandaj janë më komodë.
Cilët janë disa nga stilet në mënyrë të vazhdueshme le të themi?
Varësisht prej personave. Ka prej atyre që preferojnë diçka të thjesht,mirëmbajtje të lehtë. Ke po dhe nga ata që dëshirojn diçka unike apo edhe që është speciale, enkas e personalizuar për ta, dhe këtë e ofron vetëm një artist.
Si e shihni karrierën tuaj në të ardhmen? Projektet që keni?
Kërkesat për Projektet të reja janë gjithmonë të shumta ,me keq ardhje jo përherë mundemi t’ju përgjigjem ftesave, sepse unë vëç kam një biznes të shëndoshë dhe të suksesshëm, që i përqëndrohem shumë.
Cila është sfida më e bukur që keni pasur teksa stiloni një personi?
Gjithmonë, puna jonë është më sfiduese të cilët janë klientët e ri . Është momenti ku shihen të gjitha mangësitë. Por, me kalimin e kohës dhe me përvojën që kam fituar, tani më sfiduese është leximi i mendjes së klientit.
Së fundmi ju si stilist i njohur dhe me pervojë e suksese, me sa shikohet edhe nga kjo intervistë, çfarë do t’i këshillonit atyre që do donin të fillonin biznesin e tyre në modë dhe stilist?
Do t’u thoja se :”Natyra e suksesit kërkon ambicie , një etikë të vështirë pune, frymëzim dhe motivim . Suksesi nuk është çelësi i lumturisë . Lumturia është çelësi i suksesit . Nëse e doni atë që bëni , do të jeni të suksesshëm .
Noli, ishte me të vërtet kënaqësi t’ju merrja në intervistë për Bota sot
Zoti Sina, ju faleminderit juve dhe gazetës Bota sot. Padyshim kënaqësi ishte dhe e imja, gjithë të mirat e suksese.
ma.me