• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aventura kundër Shqipes është projekt albanofob për destabilizim

by Java News
09/12/2024 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Gjuha shqipe është mjet komunikimi i 35 për qind të popullatës së Maqedonisë së Veriut. Aventura për të inicuar rishikimin (lexo: cungimin) e të drejtës së përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, nuk është asgjë tjetër pos hapjes së një fronti të panevojshëm me shqiptarët, ku kostoja finale do të ishte destabilizimi, si ide dhe projekt albanofob

 Nga Emin AZEMI

Inicimi në Gjykatën Kushtetuese që ka për synim rishikimin (lexo: cungimin) e Ligjit të gjuhëve, u bë me presion politik maqedonas.

Pa humbur kohë, që sot, duhet të artikulohet një presion tjetër politik (shqiptar), përmes një Deklarate politike, që si synim do të kishte parandalimin e rrënimit të kohezionit ndërertnik..

Nëse Marrëveshja e Ohrit parandaloi skenarët për zhbërjen e Maqedonisë, tani me rishikimin e Ligjit të gjuhëve, synohet rikthimi i Maqedonisë para kohës së Marrëveshjes së Ohrit, gjegjësisht para konflikit. I bie, që dikush e ka një projekt të caktuar, i sponzorizuar nga brenda dhe jashtë, por në frymë antieuroatlantike, që këtu të ketë destabilizim, sepse vetëm kështu mundet gjoja t’iu iket obligimeve që i ka marrë Maedonia për ndryshime kushtetuese para anëtarësimit në BE.

Pak para pranimit të Maqedonisë në OKB (8 prill 1993), u pat inskenuar ngjarja e përgjakshme e Bit Pazarit, (7 nëntorit1992), e cila u përdaor nga nomenklatura politke e Gligorovit për përshpejtimin e procesit të pranimit të shtetit në OKB.

A mundet të përdoret si alibi për ndonjë ide a projekt pasues, edhe ky presion politik për të ndërhy në Ligjin për përdorimi  e gjuhëve?!

Sepse , kjo rastësisht nuk po ndodhë!

Ligji i gjuhëve, edhe si i tillë me plot të meta, po i pengon elitës politike maqedonase. Politikanët shqiptarë nuk duhet të bijnë në grackën e kësaj loje politike, sepse nëse ky ligj qenka me defekte, atëhere pse para 11 dhjetorit nuk mblidhen 32 deputetët shqiptarë dhe të pakicave (ose deputetët e partive në pushtet) që të amandamentojnë këtë ligj, duke propozuar zgjidhje tjera përmes amandamenteve plotësuese që do të krijoheshin kushte për për një përdorim zyrtar më kualitativ dhe kuantitavit të  gjuhës shipe.

Lehtë është të kritikosh ligjet e këqija, por si duket është shumë ë vështirë të bindësh VMRO-në të sjellësh ndonjë ligj pak më i mirë se ai i keqi.

Maqedonisë së Veriut nuk iu kanë dashur pikërisht në këtë fazë hapja e temave të tilla që acarojnë klimën e besimit ndëretnik, ndërkohë që bota ndodhet para një rreziku shumë më të madh, si pasojë e konlfiketeve aktuale dhe atyre që mund të shpërthejnë në të ardhmen.

Gjuha shqipe është mjet komunikimi i 35 për qind të popullatës së Maqedonisë së Veriut. Aventura për të inicuar rishikimin (lexo: cungimin) e të drejtës së përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, nuk është asgjë tjetër pos hapjes së një fronti të panevojshëm me shqiptarët, ku kostoja finale do të ishte destabilizimi, si ide dhe projekt albanofob.

A do të lejtohet, që ky projekt destabilizues të triumfojë dhe të gjitha premtimeet parazgjedhore për zhvillim ekonomik e social të zëvendësohen me fitilaqa për dhezjen e konfliketeve të reja?!

Next Post
Ndalimi i TikTok-ut në institucione, qeveria e Kosovës pritet të marrë sot vendimin

Mbyllja e TikTok, gazetarja: I domosdoshëm. Psikologia: Duhet sensibilizim dhe edukim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

November 4, 2026
“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

November 4, 2026
“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

November 4, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

“Uragani” blu i demokratëve i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme! Pse tani e quajnë “rosë e çalë”…

November 4, 2026
“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

November 4, 2026
“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

November 4, 2026
“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Pas disfatës në zgjedhjet e SHBA-ve, zv/presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak ishte lufta në Iran…!

November 4, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

November 4, 2026
“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In