• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avancimi i negociatave për anëtarësimin në BE, prioritet i pr/buxhetit 2025 për politikën e jashtme

by S T
02/11/2024 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avancimi i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është prioriteti i projektbuxhetit 2025 për politikën e jashtme.

Projektbuxheti i Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme për vitin 2025 parashikon fonde të ndara për aktivitete diplomatike dhe konsullore, si dhe për menaxhimin dhe administrimin e politikave të jashtme.

Buxheti total arrin në 3 874 300 000 lekë me një ndarje të qartë të fondeve për aktivitete të ndryshme. Kjo tregon një fokus në përmirësimin e infrastrukturës diplomatike dhe forcimin e marrëdhënieve me vendet e tjera.

Fondi prej 3 564 300 000 që është dedikuar për këtë ministri, është një rritje e konsiderueshme, krahasuar me vitet e kaluara. Ky është një tregues i angazhimit për të forcuar pozitat diplomatike dhe për të përmirësuar qeverisjen në fushën e politikës së jashtme.

Buxheti për planifikimin, menaxhimin dhe administrimin është 598 490 000 lekë, gjë që tregon një vëmendje të veçantë ndaj strategjive të planifikimit dhe menaxhimit efektiv të burimeve.

Me një fond prej 2 957 230 000 lekë, mbështetja diplomatike jashtë shtetit thekson rëndësinë e mbështetjes diplomatike për qytetarët dhe bizneset në diasporë. Ky fond tregon një angazhim për të ofruar shërbime më të mira dhe më të plota.

Sa i takon aktivitetit diplomatik dhe konsullor të MEPJ-së buxheti parashikon 318 580 000 lekë, duke reflektuar nevojën për të mbështetur përfaqësitë konsullore dhe diplomatike në nivel global.

Në relacionin e buxhetit për politikën e jashtme theksohet se, objektivat kryesorë që synohen të arrihen nga aktiviteti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2025-2027 janë vijimi i angazhimit politik e diplomatik të MEPJ dhe përfaqësive në shtetet anëtare të BE për avancimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Forcimi i dialogut me institucionet e BE, në të gjitha nivelet dhe formatet, lidhur me çështje të politikës së përbashkët të jashtme e të sigurisë, përfshirë sanksionet e BE dhe zbatimin e tyre në territorin shqiptar;

Kryerja me sukses e procesit të negociatave të anëtarësimit për të gjitha çështjet në grup kapitujt e acquis të BE-së, ku MEPJ është kryesuese (kapitulli 31) apo kontribuese (kapitulli 24 dhe kapitulli 30).

Rritja e kontributit dhe rolit aktiv të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare, në zbatim të prioriteteve të politikës sonë të jashtme dhe në funksion të paqes, sigurisë dhe adresimit të sfidave të përbashkëta, me qëllim realizimin e një përfaqësimi sa më dinjitoz në OKB.

Angazhim dhe kontribut i shtuar/intensiv e strukturave ne MEPJ dhe misioneve të Përhershme të RSH në Gjenevë, Nju-Jork dhe Vjenë, në funksion të mandatit si anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ) të OKB-së për periudhën 2024-2026; si anëtar i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027 (mandati ka filluar që nga 1 janar 2024); si anëtar i Komisionit për parandalimin e Krimit dhe Drejtësinë Penale (CCPCJ) për periudhën 2025-2027 dhe si anëtar i Bordit të UN Women për periudhën 2025-2027.
Vijimësi e angazhimit proaktiv të vendit, pas përfundimit të mandatit si anëtar jo i përhershëm i KS të OKB-së për periudhën 2022-2023.

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria do vijojë të jetë pjesë aktive e vullnetit të palëkundur të Aleancës Atlantike për të siguruar dhe mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit aleat, duke kontribuar ushtarakisht në përforcimin më të madh të NATO-s në Lindje të territorit aleat që nga Lufta e Ftohtë. Ajo do të kontribuojë aktivisht në unitetin e Aleancës dhe në rëndësinë thelbësore të lidhjes Transatlantike, në mënyrë që NATO të mbetet kolonë stabiliteti për gjeneratat e ardhshme.

Forcimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit dhe bashkëpunimit rajonal;
Konsolidim i marrëdhënieve me Kosovën, përmes G2G, zbatimit të marrëveshjeve të përbashkëta, angazhimit për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, për pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, etj.
Forcimi i kohezionit të shqiptarëve në rajon; zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me vendet e tjera, me prioritet marrëdhëniet me partnerët strategjikë, vendet mike dhe aleate; hapja e ambasadave në Ukrainë, Bosnjë e Hercegovinë, Azerbajxhan, Indi, Indonezi e Kenia.

Forcimi i dimensionit të diplomacisë ekonomike në strukturë, përmbajtje dhe mekanizma të reja për një qasje proaktive dhe gjithëpërfshirëse, me krijimin e Bordit te Investimeve dhe Eksporteve dhe Rrjetit të Atasheve Tregtarë nderi/këshilltarë të jashtëm, për të maksimizuar përfitimet kombëtare në tregti dhe investime, rritur bashkëveprimin ekonomik me botën e jashtme, promovuar dhe mbrojtur interesat kombëtare ekonomike, nxitur zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit dhe gjetur në arenën ekonomike botërore tregje e partnerë të rinj për tregti, eksport, biznes dhe know-how; promovimin dhe rritjen e imazhit të Shqipërisë jashtë kufijve, si dhe forcimin e brand-it të saj si destinacion turistik.

Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për të gjetur mundësi dhe zbatuar projekte që i sjellin shqiptarët e diasporës gjithmonë e më afër vendit të tyre. Marrëveshje me vende të ndryshme që synojnë të ndihmojnë dhe lehtësojnë jetën e përditshme të diasporës (marrëveshje për njohjen e lejeve të drejtimit dhe ato për sigurimet shoqërore).

Modernizimi i shërbimeve konsullore në përmbushje të detyrave që rrjedhin nga Strategjia Kombëtare për Diasporën, duke synuar përafrimin e diasporës me vendin, identifikimin e nevojave dhe problemeve të tyre dhe ndërmjetësimi për zgjidhjen e tyre në vendin pritës.

Next Post
KQZ lehtëson procedurat për regjistrimin e votuesve në diasporë, ja lista e dokumenteve që duhen

KQZ lehtëson procedurat për regjistrimin e votuesve në diasporë, ja lista e dokumenteve që duhen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In