• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Autorizimi për arrestimin e Ahmetajt/ Ngjela: Rama ka dashur të fitojë kohë për ta kthyer në Shqipëri

by Java News
13/07/2023 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në News24 deklaroi se maxhoranca dhe kryeministri Edi Rama kanë dashur kohë për të kthyer Ahmetajn në vend, referuar debatit për seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit të akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Sa i përket akuzave të tij, Ngjela tha se nuk janë të rënda, duke përmendur 7-8 vite burg, por si avokat theksoi se Ahmetaj duhet të kthehet për t’u mbrojtur në gjykatë.

Ai shtoi se sipas të dhënave të tij, deputeti i PS ndodhet në Kanada.

“Pse donin ta çonin të hënën socialistët? Kanë shpresë se do të kthehen. Se ç’do bëjë ai problem tjetër. Sot socialistët nuk donin që të bëhej nesër seanca. Çfarë ndryshimi ka nga e premtja në të hënën që të bëhej heqja e imunitetit, asgjë. Po pse e kthyen, kam përshtypjen se do kthehet Ahmetaj.
Do presim dhe të shikojmë. Si rregull fakti që ata e donin të hënën dhe opozita e donte të premte, mendimi im është se ata kanë dashur kohë që ta kthejnë. Rama ka dashur kohë që të kthejë Ahmetajn. Ne nuk e dimë çfarë ka bërë ai. A ka ikur për të mos u kthyer apo jo. Sipas të dhënave të mia është në Kanada. Kanadaja nuk ka marrëveshje ekstradimi me ne”, tha Ngjela.

Por a është kosto për qeverinë Rama, ky hetim ndaj ish-zv.kryeministrit?
“Si rregull kryeministrat kur iu ndodh një gjë e tillë në Perëndim jampin dorëheqjen, por në Shqipëri nuk ka ndodhur. Këta nuk e kanë këtë nivel moraliteti. Unë flas vetëm për faktet.
Problemi qëndron që Ahmetaj nuk ishte në rangjet e larta të PS-së. Deputet i thjeshtë. Po flasim për momentin, nuk më duhet se ç’ka mbajtur. Në këto momente është deputet i thjeshtë. Siç duket Rama ka pasur të dhëna për të që nuk e ka as në qeveri”, theksoi avokat Ngjela.

Sa i përket akuzave, ai u shpreh se gjithçka varet nga gjykata, teksa shtoi se pa qenë prezent Ahmetaj nuk mbrohet dot.

“Nuk quhen të rënda. Varet si do vendosë gjykata, me mbledhje, me më të madhin e shtuar apo jo. Mund të dënohet 7 apo 8 vjet. Nuk ka rëndësi sa do dënohet, rëndësi ka si do bëjë mbrojtje. Në qoftë se nuk je prezent në gjykatë, nuk ke mbrojtje të fortë.
Mendimi im është që duhet të kthehet. E ka të detyrueshme për fatin e tij të jetë në gjykatë, mos të jetë në mungesë.
Ai është në një proces penal, në të cilin duhet të jetë prezent. Pa qene prezent nuk mbrohet dot. Në qoftë se nuk rikthehet do të shohim si do precipitojnë ngjarjet. Unë nuk e njoh dosjen. Nuk mund të fantazoj. Është i detyruar të vijë këtu, jo për moral, por për mbrojtjen e tij”, tha ai, raporton “BalkanWeb”.

Sa i përket përmendjes së sekretarit të përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri në dosje, Ngjela deklaroi: N”jë gjë është e sigurt këtu, korrupsioni këtu është i madh. SPAK deri tani nuk ka bërë gjë. Tani po duket se po lëviz. Të shikojmë. Shenjat janë që do shkojë dhe djathtas. Ka shqetësim të të dy krahëve, por SPAK ende nuk është në nivel të lartë. Nuk mund të përkrah një SPAK i cili nuk po e lufton korrupsionin sipas Kushtetutës. Gjithë SPAK-u është i fiksuar në Kushtetutë. Duhet të rrisë intensitetin e luftës antikorrupsion”.

Por a duhet të ketë përgjegjësi Rama? Ngjela thotë se ai e ka deklaruar botërisht që përgjegjësia është personale.

“Ai e konsideron që janë emërime të partisë”. Avokati shprehu rezerva për punën e SPAK dhe tha se nuk është në nivelin e duhur. Lidhur me ndryshimet e ministrave të Brendshëm, ai theksoi se janë ndryshuar, por jo në burgje dhe sipas tij dorëheqjet tregojnë se nuk kanë lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur.

“Kam pritur shumë nga SPAK-u dhe nuk është në nivelin e duhur.
Kanë ndryshuar, nuk i ka nëpër burgje. Qeveria është kompetencë e kryeministrit. I zgjedh kryeministri, ai e di. Te ministri aktual, ne nuk e dimë a ka dhënë dorëheqjen apo është pushuar. Ajo që i ndodhi në sektorin e tij, ishte e rëndë sepse ishte goditur populli dhe normalisht nuk duhet të ishte më ministër. Dorëheqja e ministrit tregon që nuk kanë faj. Është normë morale. Ai jep dorëheqjen për të thënë që nuk ka lidhje me skandalin”, tha ai.
Lidhur me emërimin e Taulant Ballës, ai tha se ka një karrierë politike në rangje të larta.
“Deri tani ka një karrierë normale. Deputet, kryetar i grupit parlamentar. Tani ministër. Është normale. E vetmja përplasje këtu është me krimin e organizuar. Si do ta bëjë punën nuk e di, por që ka karrierë politike ka. Është figurë e dytë në parlament. Kryeministri ka shfrytëzuar figurën e tij në parlament për ta vënë në ministrinë e Brendshme”, u shpreh Ngjela.

 

/f.stafa

Next Post
“Nuk mund të…”/ Tare: Jo të gjithë ata që u pushkatuan nga partizanët pas lufte ishin të pafajshëm!

"Butrinti qytet grek, vendasit thjesht vinin e iknin me dele", Auron Tare reagon ndaj qëndrimit të arkeologut kubano-amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

January 31, 2026
Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In