• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Butrinti qytet grek, vendasit thjesht vinin e iknin me dele”, Auron Tare reagon ndaj qëndrimit të arkeologut kubano-amerikan

by Java News
13/07/2023 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Shkencor të UNESCO-s, Auron Tare ka reaguar në lidhje me qëndrimin e një arkeologu kubano-amerikan në lidhje me Butrintin, teksa ky i fundit shprehet se zona ka qenë një qytet grek dhe vendasit thjesht vinin e iknin me dele.

Tare u shpreh në një postim në Facebook se teoritë e arkeologut David Hernandez, i cili punon në Butrint prej kohësh nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës , dikur ruheshin që të mos thuheshin me zë të lartë.

Reagimi i plotë:

Ne emisionin e tij ne Top Channel, Mema kishte arritur te merte nje interviste mbreselenese e shprehur ne shqip, per te gjithe ata qe kishin kohen dhe ngene per ta degjuar. Me rendesine e titullit qe mban, Prof Hernandez nje kubano amerikan hidhte nje teori sa interesante aq edhe te perfolur kohet e fundit mbi fatin historic te Butrintit. Sipas Prof. Hernandez qe punon ne Butrint prej kohesh nen ombrellen e Ministrise se Kultures se Republikes, ne kete qender antike nuk ka asnje gjurme te popullatave locale te njohura me emrin e kaoneve apo te prasaibeve. Hernandez me nje siguri te plote qe I jep pervoja e gjate e germimeve thoshte se ky qytet antic nuk ishte asgje me shume se nje koloni greke ku cdo gje ishte greke dhe e ardhur nga deti. I pyetur mbi fatin e vendasve Hernandes kishte nje teori shume mbreselenese. Vendasit thjesht vinin dhe iknin me dele ne nje qytet teresisht grek.

Une e njoh Hernandezin prej vitesh. Nje emigran kuban i cili (tashme me pashaporte amerikane) perfaqeson dy kultura tejet periferike ne historine e Mesdheut per te kuptuar dhe ndjere thirjen shekullore te popullsive te lashta te Epirit. Nuk me cuditen aspak teorite e tija tashme te artikuluara edhe ne shqip te ngjashme me Gjeorgjevicin e dikurshem. Dikur keto teori te Richard Hodges I peshperiste neper tavolina dhe ruhej qe te mos I thoshte me ze te larte. Mirepo tani gjerat kane ndryshuar. Nen bekimin e autoriteteve shqiptare me bashke Drejtor me Institutin e Arkeologjise dhe me mesuesin e tij shpirteror te votuar nga Parlamenti Shqiptar si administrator i Butrintit per 10 vjet, Prof. David Hernandez nuk ka me ndroje per te folur mbi Njerzit me Dele, te cilet sipas tij nuk kishin asnje lidhje me Qytetin Antik te Butrintit.

Fundi i fundit pasardhesit e ketyre barinjve jane sot ne Parliamentin qe votoi per Hodgin. I cili te drejtoje dhe te shkruaje mbi historine e antikitetit te trojeve ku barinjte piqnin ndonje dele dhe e shkembenin me vazo plot piktura te prodhuara nga nje kulture superiore Helene qe kishte themeluar qytetin. Ne nje moment reflektimi ndoshta Prof. Hernandez mund te kete te drejte, ndoshta eterit e arkeologjise shqiptare qe pasuan Dr. Ugolinin i cili kerkonte Trojen e Re te Virgjilit ne Butrint mund te na kene genjyer. Duke dashur te ndjekin linjen nacionaliste kane kerkuar nje ngulim imagjinar per barinjte e dikurshem dhe i kane vendosur ata ne truallin e heleneve te ardhur nga deti. Te frymezuar nga burimet antike qe flisnin per Kaone, Prasaibe, Molose, Thesprote etj, Shkolla Arkeologjike Shqiptare ndoshta ka genjyer duke krijuar nje lidhje imagjinare me ta duke dashur qe njerzit me dele ti benin me te pa tjeter te civilizuar duke trazuar keshtu ujrat e nacionalizmes shqiptare. Po shkolla e vjeter nuk eshte me, nxenesit shqiptare te Hodgis internacionaliste te thekur miratojne ne heshtje keto teori mjafton qe ngjyejne gishtin ne mjaltin e projekteve. Tek tuk ndonje ze I mekur flet per nje publik teresisht indifferent I shqetesuar vetem per personazhet e telenovelave.

Dhe ja me nje argument te mbrojtur fort nga nje arkeolog kuban si Dr, Hernadez apo ai britanik si Hodges na zgjojne nga trallisja e gjumit nacionalist duke na treguar nje te vertete te thjeshte. Ne ende vazhdojme te jemi Njerez me Dele. Ashtu si barinjte e dikurshem te botes antike qe kishin frike nga kultura brenda mureve te ketij qyteti, qe nuk laheshin ne banjat publike me dysheme mozaikesh qe nuk hynin dot ne tempujt plot statuja edhe sot e kemi frike kete qytet qe na ra ne pjese papritur. I rrime larg, nuk e duam, i trembemi kultures se saj, e shikojme me perbuzje dhe per kete arsye ja kemi dhene njerzve te ardhur nga Deti. Prandaj Hernandez dhe te tjeret pas tij kane te drejte, ne jemi pasardhes te Njerzve me Dele.

/f.stafa

Next Post
Botërori i Katarit/ FIFA shpërndan 187 milionë euro për 440 klube

Botërori i Katarit/ FIFA shpërndan 187 milionë euro për 440 klube

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com