• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Autoritetet britanike: Rusia dhe Ukraina po përballen me humbje të mëdha

by A R
18/06/2023 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas autoriteteve britanike, Rusia dhe Ukraina po përballen me një numër të lartë të ushtarëve të vrarë, ndërsa forcat e Kievit, përmes një kundërofensive, po përpiqen të çlirojnë zonat e pushtuara nga forcat e Kremlinit.

Ndërkohë, një plan paqeje i prezantuar nga udhëheqësit e shtatë vendeve afrikane, me qëllimin për t’i dhënë fund luftës gati 16 mujore, u refuzua të premten nga Presidenti rus Vladimir Putin, një ditë pasi I njëjti u refuzua nga Presidenti ukraianas Volodymyr Zelenskyy.

Rusia mund të jetë duke u përballur me humbjet më të larta që nga kulmi i betejës për Bakhmutin në mars, vlerësuan zyrtarët e Britanisë, në një raport të përditësuar mbi fazat e para të kundërofensivës së ushtrisë ukrainase.

Sipas raportit britanik, luftimet më të ashpra po zhvillohen në provincën juglindore të Zaporizhias, rreth Bakhmutit dhe në provincën lindore të Donetskut.

Raporti thotë se Ukraina shënoi përparime të vogla në këto zona, ndërsa forcat ruse po kryejnë operacione mbrojtëse, relativisht efektive, në jug të Ukrainës.

Kievi njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit, Rusia kreu 43 sulme ajrore dhe 55 sulme tjera me raketa.

Guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyryleno tha se dy civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën.

Një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën në provincën e Khresonit, ndërsa në Zaporizhia u plagos një person pas sulmeve ruse në 20 vendbanime.

Vladimir Rogov, zyrtar i administratës së emëruar nga Moska në rajonin pjesërisht të pushtuar të Zaporizhias, tha sot se forcat ukrainase morën kontrollin e fshatit Piatikhatki.

Forcat ukrainase njoftohet se shkatërruan një depo të rëndësishme municioni pranë qytetit port të pushtuar nga Rusia, Heniçesk.

Sipas analistëve perëndimorë, kundërofensiva e Ukrainës me armët e përparauara të perëndimit, përgjatë vijës frontale prej 1 mijë kilometrash, mund të zgjasë.

Përpjekja e udhëheqësve afrikanë për t’i dhënë fund luftës gati 16 mujore u refuzua nga Presidenti rus Vladimir Putin, një ditë pasi plani u u cilësua si i pazbatueshëm edhe nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti ukrainas tha se çdo bisedë paqeje duhet të ketë si parakusht tërheqjen e forcave të Moskës nga territoret e pushtuara ukrainase, diçka që Rusia thotë se është e panegociueshme.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga përmbytjet si pasojë e shkatërrimit të digës në Kakhovka është rritur.

Ministria e Brendshme ukrainase tha se numri i viktimave në territoret e kontrolluara nga Kievi është 16, ndërsa zyrtarët rusë thanë se 29 persona vdiqën në territoret e kontrolluara nga Moska.

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për shkatërrimin e digës më 6 qershor./VOA/

Next Post
Dokumenti| Kush është gruaja në video me Gjicin, me biznes me adresë fiktive

Dokumenti| Kush është gruaja në video me Gjicin, me biznes me adresë fiktive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In