• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Autori iku me taksi”, zv/drejtori i policisë hedh dritë mbi vrasjen e Martinit: Po verifikohen 9 persona, ja çfarë kapën kamerat

by S T
29/11/2024 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Idriz Daulla, zv.Drejtor i Policisë së Tiranës, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë, ku u qëllua për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar, Martin Cani. Ai tha se autori i dyshuar ishte i shoqëruar nga një shok.

Daulla tha se Policia ka marrë dëshmitë, ka mbledhur pamjet filmike, sikundër edhe dëshmitë dhe ka arritur në përfundimin se ka vetëm një autor. “Ne nuk kemi ende një person që të provojë dëshminë e dhënë se ka pasur dy autorë”, tha Daulla.

Ai ka pohuar se nuk ka një pamje të plotë filmike lidhur me atë që ka ndodhur nga momenti i parë deri në momentin e vrasjes, por shtoi se nga një pamje rezulton se autori ishte i shoqëruar nga një shok. Ai tha se ka pamje që duken të shtyra me duar, por nuk ka pamje që të ketë përdorimin e thikës.

Ai tha se edhe dëshmia e fëmijës së plagosur është vlerësuar, ka disa ekzaminime të tjera që priten përgjigje.

“Kemi edhe një kushëri të Luizit, fëmijës së plagosur, që nuk pretendon se ka pasur një person të dytë me thikë aty”, tha Daulla.

Zv.Drejtori i Policisë së Tiranës tha se kemi 9 persona të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa po vlerësohen të gjitha rrethanat.

“Nga vendi i ngjarjes autori i dyshuar është larguar në këmbë, ka takuar një shokun e shkollës, por jo i përfshirë në ngjarje, e ka marrë me monopatinë e ka çuar në një qendër shëndetësore.

Aty i kanë thënë që plaga ka nevojë për një trajtim tjetër dhe i është thënë të shkojë në spital, pas kësaj autori i dyshuar ka hipur në një taksi”, tha Daulla në “News 24”.

Sipas tij, autori i dyshuar ka ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes, dhe ka takuar këtë shokun me monopatinë, i cili ka qenë 100 metra larg vendit të ngjarjes, pra s’ka qenë në vendin e krimit.

Next Post
Kokainë në lëkurat e bagëtive/  SPAK merr rezultatet e ekspertimit, letër-porosi në Amerikën Latine

Kokainë në lëkurat e bagëtive/  SPAK merr rezultatet e ekspertimit, letër-porosi në Amerikën Latine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In