Rudolf Nikollaj, 34-vjeçari nga Klosi i Burrelit, ka kryer një tjetër plagosje në muajin Mars të këtij.
Mësohet se 34-vjeçari ishte konfliktuar me një 32-vjeçar në terminalin e autobusëve.
Pas konfliktit fizik mes tyre, Nikollaj e goditi me thikë 32-vjeçarin duke e lënë të plagosur.
Ndërkohë që sot, 34-vjeçari u fut brenda xhamisë në rrugën e Kavajës në Tiranë duke sulmuar me thikë besimtarët. 5 prej tyre mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
/a.r