• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Autorët e pamaskuar/ VIDEO e ekzekutimit të Beqirajt, ra në tokë pas plumbave, u përpoq të nxirrte armën, por…

by Java News
04/03/2021 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është momenti i ekzekutimit të 31-vjeçarit Taulant Beqiraj në mes të ditës në Vlorë, në një rrugë të populluar. Në këtë ekzekutim kanë marrë pjesë 3 persona, ku dy prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe qëllojnë Taulnad Beqiraj i cili në pak sekonda shtrihet në tokë, ndërsa një person i tretë i pret në makinën tip “Ford” me targa AA 403 PX për t’i larguar nga vendi i ngjarjes. Kjo makinë u gjet më pas nga policia në Pyllin e Sodës, ku u arrestua edhe një prej autorëve Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Viktima Tauland Beqiraj ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Transballkanike” pranë Gjykatës së Apelit ku ndalohet nga dy persona që i afrohen. Ata duket se flasin për pak sekonda duke lënë të kuptohen se edhe mund të njihen dhe me pas njëri prej dy autorëve e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të shtrirë në tokë 31-vjeçarin. Ai humbi jetën në spital pak minuta më vonë.

Dy autorët ishin të pamaskuar dhe të veshur me të zeza, të cilët pas ekzekutimit largohen drejt makinës tip “Ford”, ku i priste bashkëpunëtor i tretë. Largimi i autorëve është bërë me shpejtësi, aq sa personi që drejtonte makinën i ka dhënë gaz sapo dëgjoi krismat e armës duke tërhequr zvarrë një prej autorëve, i cili ende nuk kishte mundur të hipte në makinë pas atentatit.

31-vjeçari Tauland Beqiraj, djali i një ish polici, kishte edhe dy mbiemra të tjerë Manaj dhe Gjikaj. Ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penal për “armëmbajtje pa leje” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy janë pistat që po hetohet, ajo e larjes së hesapeve për prishje pazaresh të drogës mes grupeve në Norvegji dhe pista e dytë ishte përplasja e frikshme me armë e ndodhur po në Vlorë në 2018.

Si ndodhi përplasja me armë në qershor të 2018? Tauland Beqiraj u kap nga policia e Vlorës duke udhëtuar në një automjet i armatosur edhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi u përfshi në një përplasje mes bandave në Vlorë. Në përplasje u përfshinë dy grupe kriminale me nga 4 persona, të cilët qëlluan nga makina në makinë me armë zjarri, duke lënë të plagosur 3 persona. Far Westi mes bandave mund të ishte kthyer në tragjedi, pasi grupet sulmuan njëri tjetrin në mes të rrugës e dritës së diellit, dhe në rrezen ku shkëmbehej zjarri kalon një qytetar i rastit, i cili mund të ishte viktima.

1614804472_780001.jpg

Viktima Tauland Beqiraj
Next Post
Rama pranë të moshuarve që vaksinohen sot tek “Air Albania”: Presim të sigurojmë një sasi të konsiderueshme dozash, mos të flasim para kohe

"S’ka kohë për pushim"/ Rama nxjerr videon nga rindërtimi i 300 qendrave shëndetësore: Dolën nga errësira në dritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

February 21, 2026
Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

February 21, 2026
“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

February 21, 2026
Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

February 21, 2026
Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

February 21, 2026
Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

February 21, 2026
“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

February 21, 2026
Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, procedurat që duhen ndjekur

Shpresë për 90 mijë pensionistë që mbetën pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet

February 21, 2026
Ajo që nuk pamë në protestë!

Ajo që nuk pamë në protestë!

February 21, 2026
Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In