• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Automjeti me targa shqiptare tenton t’i ikë policisë greke, përfundon duke u aksidentuar

by S T
08/07/2024 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, pak para orës 15:00 në Orestiadë të Greqisë me mjetin e një trafikanti shqiptar. Sipas njoftimit të Radio Evros në vendngjarje, aksidenti rrugor ka ndodhur me një mjet me targa shqiptare që transportonte klandestinë, i cili lëvizte me shpejtësi marramendëse nëpër qytet dhe po ndiqej nga policia.

Në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit, trafikanti është përplasur në rrugën “Konstantinoupoleos”, në afërsi të kthesës së Venizelos, me një mjet kalimtar në të cilin ndodhej drejtuesi dhe një fëmijë i mitur, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, por automjeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Pasi automjeti është ndalur për shkak të përplasjes, trafikantët, rreth 7 në numër, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë. Për arrestimin e tyre kanë nisur kontrollet dhe në fakt policia po kontrollon aktualisht edhe oborre, ku mund të kenë kërkuar vendstrehim, në zonën e Oinoi.

Sipas dëshmitarëve okularë, ecja e mjetit të trafikantit ka qenë e pakontrollueshme, pasi ka qenë me shpejtësi shumë të madhe në qendër të qytetit dhe gjatë rrugës është përplasur disa herë me mjetet që kalonin.

Next Post
“Zirkzee është e shkuara”, Ibra siguron tifozët e Milanit: Do të afrojmë një sulmues

“Zirkzee është e shkuara”, Ibra siguron tifozët e Milanit: Do të afrojmë një sulmues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In