Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Librazhd.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Qafëthanë-Librazhd.
Një automjet tip “Nissan” me targa HMB 2789, me drejtues L.R., 41 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët( bashkëshortja dhe djali) shtetasit F.R., 41 vjeçe dhe fëmija O.R., 7 vjeç banues në lagjen “5 Maj”, Elbasan.
Të dëmtuarit u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalin e Prrenjasit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/b.d