• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Automjete luksoze, pasuri të paluajtshme dhe…Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të Arbër Muçës

by A R
24/07/2026 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arbër Muçaj, 36 vjeç, është personi ndaj të cilit autoritetet sekuestruan të mërkurën pasuri me vlerë rreth 1.8 milionë euro.

Sipas policisë, dyshohet se këto pasuri janë përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihen dy sipërfaqe toke arë, tre sipërfaqe toke truall, tre njësi shërbimi, një apartament dhe një vendparkim në Tiranë, si dhe 12 automjete të ndryshme dhe rreth 120 mijë euro në llogari bankare.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka njoftuar se konfiskimi u bë pas një hetimi të zgjeruar financiar dhe pasuror, ku u evidentua disproporcion i madh mes pasurisë së krijuar dhe të ardhurave të ligjshme.

Analiza financiare konstatoi një disproporcion të madh ndërmjet nivelit të pasurisë së krijuar dhe kapaciteteve ekonomike të provuara nga burime të ligjshme. Hetimi zbuloi se disa pasuri, megjithëse të regjistruara në emër të personave të tjerë, kontrolloheshin faktikisht nga subjektet nën hetim, duke shërbyer për fshehjen e pronarit real dhe origjinës së fondeve.

Gjykata vendosi kalimin në pronësi të shtetit shqiptar të pasurive të mëposhtme:

 Pasuri të paluajtshme: njësi dhe truall në Fier, apartament dhe vendparkim në Tiranë, me sipërfaqe që arrijnë deri në 625.1 m².

– Automjete luksoze: Lamborghini Urus, Mercedes-Benz G-63 AMG, Audi S8, Audi RS-Q8, Audi Q7, BMW X5, Volkswagen Touran, Mitsubishi L200, Mercedes-Benz C220 CDI, KIA Carnival dhe një autobus Neoplan.

– Llogari bankare: me gjendje në euro dhe lekë, në emër të A.M. dhe E.M., me shuma që arrijnë deri në 5.3 milionë lekë dhe mbi 51 mijë euro.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të procedimit pasuror nr. 3 të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë Fier vendosi konfiskimin e pasurive të paluajtshme, automjeteve dhe llogarive bankare të shtetasit A.M., të cilat nuk justifikoheshin me burime të ligjshme.

Prokuroria e Fierit vijon hetimet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, sipas nenit 287 të Kodit Penal. Janë evidentuar edhe pasuri të tjera të konsiderueshme që pritet të verifikohen.

Njoftimi i Prokurorisë Fier

Me kërkesë të Prokurorisë Fier konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të paluajtshme, automjete luksoze dhe likuiditete bankare të shtetasit A.M. me burim të dyshuar nga prodhimi, shitja dhe trafiku i lëndeve narkotikeve

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në përfundim të shqyrtimit gjyqësor procedimi pasuror nr. 3 vitit 2024, u konfiskuan 1.8 milionë euro pasuri të shtetasit A.M., të cilat nuk justifikoheshin me burime të ligjshme.

Gjatë hetimit pasuror, Prokuroria e Fierit ka kryer një analizë të zgjeruar financiare, nga ku rezultoi ekzistenca e një disproporcioni të konsiderueshëm ndërmjet nivelit të pasurisë së krijuar, zotëruar apo administruar nga subjektet e përfshira dhe kapaciteteve të tyre ekonomike të provuara nga burime të ligjshme.

Nga hetimi rezultuan elemente që krijuan dyshime se disa pasuri, megjithëse ishin regjistruar formalisht në emër të personave të tjerë, kontrolloheshin ose administroheshin faktikisht nga subjektet objekt hetimi, duke shërbyer për maskimin e pronarit real dhe fshehjen e origjinës së fondeve të përdorura.

Në përfundim të shqyrtimit të plotë të provave të administruara gjatë hetimit dhe procesit gjyqësor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier vlerësoi se ishin përmbushur kushtet ligjore për vendosjen e masës parandaluese të konfiskimit, dhe Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit shqiptar të pasurive të mëposhtme:

A. Pasuri të paluajtshme

  • Pasuri e paluajtshme e llojit njësi, me sipërfaqe 200 m², Fier.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit njësi (2 kate), me sipërfaqe ndërtimi 625.1 m², Fier.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit njësi, me sipërfaqe 100 m², në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit apartament (3+1), me sipërfaqe totale 127.4 m², Tiranë.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit vendparkim, me sipërfaqe totale 30.14 m², në Tiranë.

B. Automjete dhe mjete motorike të konfiskuara

  • Lamborghini Urus, vit prodhimi 2018;
  • Mercedes-Benz G-63 AMG, vit prodhimi 2020;
  • Audi S8, vit prodhimi 2021;
  • Audi RS-Q8, vit prodhimi 2021;
  • Audi Q7, vit prodhimi 2016;
  • BMW X5, vit prodhimi 2014;
  • BMW X5, vit prodhimi 2007;
  • Volkswagen Touran, vit prodhimi 2013;
  • Mitsubishi L200, vit prodhimi 2014;
  • Mercedes-Benz C220 CDI, vit prodhimi 2001;
  • KIA Carnival, vit prodhimi 2000;
  • Autobus Neoplan, vit prodhimi 2003.

C. Vlera monetare dhe llogari bankare të konfiskuara

  • Llogari bankare në Euro, në emër të A.M., me gjendje balance 51,945.71 Euro.
  • Llogari bankare në Lekë, në emër të A.M., me gjendje balance 5,327,769.38 Lekë.
  • Llogari bankare në Euro, në emër të A.M., me gjendje balance 1,867.39 Euro.
  • Llogari bankare në Lekë, në emër të A.M., me gjendje balance 405,775.82 Lekë.
  • Llogari bankare në Euro, në emër të E.M., me gjendje balance 1,039.07 Euro.
  • Llogari bankare në Lekë, në emër të E.M., me gjendje balance 6,166.80 Lekë.

Hetimi vijon lidhur me veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ku janë evidentuar po ashtu pasuri të konsiderueshme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar në zbatimin me prioritet të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 (“ligji antimafia”), duke intensifikuar hetimet financiare dhe pasurore me synim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që burojnë ose lidhen me veprimtari kriminale.

Prokuroria Fier mbetet e vendosur të intensifikojë goditjen e aseteve kriminale, duke përdorur të gjitha mekanizmat që parashikon legjislacioni në fuqi për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë të paligjshme. Privimi i autorëve nga përfitimet ekonomike të veprimtarisë kriminale mbetet një nga prioritetet kryesore të organit të akuzës, si një mjet efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe kriminalitetit me përfitim pasuror.

Next Post
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In