• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Autobusi elektrik kinez po pëlqehet shumë në Katar

by A R
27/11/2022 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampionati Botëror në Katar po zhvillohet në temperatura të larta. Në rrugët e kryeqytetit Doha kalojnë shumë autobusë shumëngjyrësh plot me tifozë, shumica prej të cilëve janë automjete me energji të re, prodhuar në Kinë. “Autobusët e gjelbër” kinezë janë bërë forca kryesore për garantimin e shërbimeve të transportit gjatë Botërorit të Katarit. Ky është një tjetër shembull tipik i njohjes ndërkombëtare të prodhimeve kineze.

Wei Yingpeng është një inxhinier nga kompania kineze e prodhimit të automjeteve në Katar. Në vitin 2020, autobusi i prodhuar nga kjo kompani dha ofertën më të mirë për projektin e automjeteve të shërbimit për Botërorin e Katarit. Organizatorët importuan afro 1.500 autobusë kinezë, ku përfshihen edhe 888 automjete njëqind për qind elektrikë, të cilat zënë afro 1/4 e makinave të shërbimit gjatë Kupës së Botës Katar 2022. Këto autobusë po përdoren kryesisht në sistemin e transportit publik të Dohas, për të transportuar tifozët, zyrtarët e FIFA-s dhe reporterët e medias nga e gjithë bota. Wei Yingpeng dhe kolegët e tij përgjigjen për mirëmbajtjen dhe inspektimin e këtyre automjeteve, që nga verifikimi i defekteve, pjesët e këmbimit dhe riparimi i tyre.

Wei Yingpeng tregon: “Temperaturat e larta në Katar janë një sfidë e vërtetë për bateritë e automjeteve elektrike. Çdo ditë, bëj monitorimin në kohë reale për energjinë e baterive dhe konsumin e fuqisë të 888 autobusëve elektrikë. Ne kryejmë gjithashtu edhe kontrollin e përgjithshëm të automjeteve që janë të shpërndara në zona të ndryshme, si sistemi i ajrit të kondicionuar, i ndriçimit dhe pajisjet e sigurisë, për të garantuar funksionimin efikas dhe komod të këtyre automjeteve gjatë Botërorit të Katarit.”
Katari është i pasur me burime nafte dhe gazi dhe para se autobusët elektrikë kinezë të futeshin në këtë vend, nuk kishte automjete të tilla. Për të përmbushur premtimin e një Botërori “neutral ndaj karbonit”, pjesë edhe e strategjisë për transformimin strukturor ekonomik, Katari po promovon zhvillimin e sektorit të energjisë së re dhe transportit publik të gjelbër. Duke qenë se Kina ka epërsi për autobusët me energji të re, kompania kineze është bërë furnizuesi i vetëm i këtyre automjeteve në Katar.
Për shkak të temperaturave të larta dhe stuhive të rërës, kompania kineze projektoi një model të veçantë që u përshtatet kushteve specifike të Katarit për të rritur aftësinë e qarkullimit të autobusëve elektrikë dhe rritur sigurinë dhe jetëgjatësinë e baterive. Përveç këtyre, kompanitë kineze të automjeteve po bashkëpunojnë ngushtë me palën e Katarit, duke krijuar një stabiliment të ndërtimit të automjeteve elektrike në zonën e tregtisë së lirë të Katarit.

Zv/menaxheri i shitjes së makinave kineze jashtë vendit, Pengxu thotë: “Fabrika e autobusëve me energji elektrike do të vihet në funksionim në vitin 2023. Sipas planit, ky stabiliment do t’i ofrojë Katarit 500-1.000 automjete çdo vit. Në të njëjtën kohë, do të rritet edhe bashkëpunimi mes universiteve të Kinës dhe Katarit, për të përgatitur profesionistët e ardhshëm të energjisë së re në Katar dhe transformimin e transportit publik të këtij vendi.”

Next Post
Metoda tekno-feudale për çmendurinë e Twitterit të Muskut

Metoda tekno-feudale për çmendurinë e Twitterit të Muskut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In