• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Austria ekstradon në Francë dy persona që bashkëpunuan në sulmet e Nëntorit

by A R
29/07/2016 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Austria i ka dorëzuar Francës dy persona që dyshohet se kanë lidhje me celulën e Shtetit Islamik që është përgjegjëse për vrasjen e 130 njerëzve nëntorin e kaluar në Paris.

Shtetasit algjerian dhe pakistanez, Adel Haddadi, 29 vjeç dhe Mohamad Usman Gani, 35 vjeç, u arrestuan në Austri më 10 dhjetor, në një qendër për refugjatë.

Hetuesit besojnë se ata kanë udhëtuar për në ishullin grek të Lerosit më 3 tetor, në të njëjtën anije të mbushur me refugjatë bashkë me dy burra që morën pjesë në sulmet e 13 nëntorit.

Dy personat në fjalë, që besohej se ishin irakianë, kishin hedhur vetën në erë para “Stade de France”, në një nga sulmet e kryera nga 10 njerëz atë natë në kryeqytetin francez.

Por, Haddadi dhe Usman ishin arrestuar nga autoritetet greke për 25 ditë për shkak të pasaportave false siriane.

Pas lirimit, ata kishin ndjekur rrugën e migrantëve dhe kishin arritur në Salzburg të Austrisë në fund të nëntorit, pas sulmeve të Parisit.

Policia austriake i kishte arrestuar ata vetëm disa orë pasi ishin informuar nga autoritetet franceze se ata mund të jenë të vendosur aty.

Pas arrestit, Haddadi u kishte thënë hetuesve se donte të shkonte në Francë “për ta kryer një mision”, sipas një deklarate që e transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Një burim i afërt me hetuesinë tha se ai kishte nënkuptuar se “donte të merrte pjesë në vrasjet e Parisit me bashkudhëtarët e tij”.

Pasi Franca lëshoi një urdhër arrest evropian, një gjykatë në Salzburg aprovoi në fillim të korrikut transferimin e dy burrave në Francë.

Prokurorët e konfirmuan sot se të dy burrat tashmë janë larguar nga Austria./a.m.

Next Post

Tepelenë/ Asgjësohen 1720 bimë kanabis, nën arrest dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In