Numri i azilkërkuesve në Austri thuajse është përgjysmuar në 2016 por mbetet ende në një nivel të lartë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme publikuar sot në sfondin e një debati të ashpër për një ulje të tavanit vjetor të refugjatëve.
Rreth 42.100 persona kanë aplikuar për azil në Austri vitin e kaluar, ose 52 për qind më pak se në 2015, që shënoi kulmin e valës më të madhe të refugjatëve me 90.000 persona që ndërmorën këtë hap në vend.
Të dhënat e 2016, që përfaqësojnë gati 0,5 për qind të popullsisë kombëtare mbeten në një nivel të lartë pavarësisht mbylljes së korridorit të rrugës ballkanike, bën me dije ministri i Brendshëm, Wolfgang Sobotka në një dokument të komunikuar për agjencinë “APA”./b.d