• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Auron Tare: Shqipëria po humbet autenticitetin turistik duke ndjekur modele të huaja

by A R
12/06/2025 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studiuesi Auron Tare ka ngritur sërish shqetësimin për mënyrën sesi po zhvillohet turizmi në Shqipëri, duke paralajmëruar humbjen graduale të autenticitetit dhe identitetit kulturor të vendit.

Në një lidhje për Klan News me moderatorin Drini Zeqo, Tare tha se Shqipëria nuk ka marrë masat e nevojshme për të ndërtuar një industri të qëndrueshme turistike. Ai theksoi mungesën e përgatitjes, infrastrukturës, si dhe të shkollave profesionale që do të trajnonin udhëzuesit dhe punonjësit e shërbimeve turistike me standarde të larta.

“Në kohën që ne ishim, nuk morëm masa, nuk u përgatitëm, nuk krijuam infrastrukturë, nuk krijuam shkollat e shërbimit, shkollat e guidave. Shkollat tona marrin licenca jo domosdoshmërisht bazuar në njohuri të thella, shërbimin e hotelerisë apo shërbime të tjera,” u shpreh ai.

Sipas Tares, vendet si Spanja, Italia apo Greqia kanë bërë gabime të mëdha në të kaluarën duke shkatërruar peizazhet dhe duke aplikuar modele ndërtimi që nuk i përshtaten traditave lokale, por tashmë po i korrigjojnë këto gabime duke rikthyer arkitekturën tradicionale.

“Ndërkohë ne po bëjmë të kundërtën, po vazhdojmë marrëzitë e arkitekturës së huaj, të cilët vijnë në Shqipëri, bëjnë eksperimente, por Shqipëria po humbet gjithmonë e më shumë autenticitetin e vet”, theksoi Tare.

Eksperti nënvizoi se Shqipëria kishte mundësinë të mësonte nga gabimet e vendeve të tjera që kanë dekada eksperiencë në turizëm, por sipas tij, për fat të keq, këtë avantazh nuk e kemi shfrytëzuar.

Next Post
“Lamtumirë Indi”, videoja e fundit e çiftit britanik në aeroportin e Ahmedabad-it

“Lamtumirë Indi”, videoja e fundit e çiftit britanik në aeroportin e Ahmedabad-it

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Redaksia “Java”, ju përshëndes.
    Lutem, mos na e ulni nivelin intelektual.
    Po perifrazoj (pa nxjerrë nga konteksti)…….. Shqipëria po humbet gjithmonë e më shumë autenticitetin e vet”, theksoi Tare.

    Eksperti nënvizoi se Shqipëria kishte mundësinë të mësonte nga gabimet e……..”

    Lutem, më thoni cili është eksperti ?
    Flitet për turizëm.
    Një që ka mbaruar shkollë të lartë të edukimit fizik ? Që i shkruhet në diplomë që ËSHTË MËSUES I EDUKIMIT FIZIK.
    Është tjetër gjë të keshë lexuar, e të keshë njohuri, por ju lutem, jo ekspert.
    Është fyerje për ne të tjerët.
    Ne kemi folur e sharë partizanët e dikurshëm që ishin pa shkollë, tani po na dalin partizanët e rinj të kohëve moderne, e po na quhen ekspertë.
    Tare është një intelektual, në fushë të vet, i lexuar, dhe kaq. Por ekspert në fushë të tjera, jo. Është budallallëk ta thuash.
    Është si ti thuash m….. marshalla.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

Zgjedhjet 2027, Celibashi: Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë

October 28, 2026
SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

October 28, 2026
Horoskopi i Brankos për të mërkurën, 28 tetor 2026

Horoskopi i Brankos për të mërkurën, 28 tetor 2026

October 28, 2026
Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm

Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm

October 28, 2026
E rrëfeu krimin para se të ekzekutohej, ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau 17-vjeçaren Laura në vitin 1974

E rrëfeu krimin para se të ekzekutohej, ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau 17-vjeçaren Laura në vitin 1974

October 28, 2026
Sulm me thika para ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori dhe plagoset polici

Sulm me thika para ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori dhe plagoset polici

October 28, 2026
Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

October 28, 2026
Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

October 28, 2026
Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

October 28, 2026
Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete

Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In