• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Aty ku takohen Lulëzim Basha dhe Bamir Topi

by A R
26/10/2015 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS / Partitë e djathta gjithnjë e më shumë po deklarohen për uljen e numërit të deputetëve në Kuvend. Pas një kërkese publike disa muaj më parë nga ish- presidenti Bamir Topi, që numëri i deputetëve në Kuvend të ulet nga 140 deputetë, që janë aktualisht, në 100 deputetë, pak ditë më parë kësaj ideje i ka mëshar edhe kryetari i PD-së, Lulëzim Basha. Përtej faktit se thirrjet për uljen e numërit të deputetëve bëhen nga dy kryetar që aktualisht janë jashtë Parlmentit, kjo duket dhe si një bulëz për një mundësi bashkëpunimi mes PD dhe FRD, lidhur me këtë çështje. Po përse të djathtët hedhin në tregun politik kërksën për uljen e numërit të deputetëve? A është vetëm çështje kostosh? Apo ka pas dhe prapavijë llogarish elektorale? Për momentin të gjitha argumentet janë të hapura. Për hirë të realitetit Kuvendi i Shqipërisë nuk ka ndonjë stil politik për t’ia pasur zili. Shumë deputetëve as që ju dëgjohet zëri, ndërsa mjaft të tjerë në jo pak raste lexojnë tekste të shkruara nga zyrat respektive të shtypit. Shumica e deputetëve janë thjeshtë sa për të ngritur dorën për të miratuar ligje. Vetëm rreth 20 deputetë, nga 140 që ka Parlamenti janë ata që i japin tonin debatit parlamentarë. Por edhe këta të 20 kur flasin mësë shumti e banalizojnë. Parë në një plan të përgjithshëm, Kuvendi në realitet nuk është se vuan nga numëri i tepërt i deputetëve, përjashto këtu koston e panevojshme parlamentare. Mësë shumti kriza e parlamentit ka të bëjë me faktin se aty as bëhet opozitë, as qeveriset, thjeshtë mblidhen ditën e enjte e flasin me libër shtëpie.

Në këto rrethana përse Basha është i interesuar për uljen e numërit të deputetëve? Burime të besueshme bëjnë të ditur se në këtë kërkesë ka dhe një prapavijë llogarish elektorale. Rezultatet e marra nga PD në dy zgjedhjet e fundit lënë shumë për të dëshëruar. Në bazë të formulës kushtetuese të 140 vendeve në Kuvend që ndahen në raport me numërin e zgjedhësve, është tërësisht e qartë se PD thuajse nuk ka asnjë shans që të sigurojë e vetme numërin e duhur të mandateve për të qeverisur. Ky problem deri diku është edhe për PS. Nga ana tjetër një rikompozim i numërit të mandateve duke shtuar numërin e zgjedhësve për një mandat, detyrimisht do të çonte në sfumimin e efektit elektoral mes zonave në jug të vendit ku PS-ja përfiton më shumë mandate, dhe veriut të vendit, ku PD arrin të mbushë pak më shumë trastën e saj elektorale.

Ky reduktim mandatesh detyrimisht do të çonte jo vetëm në ndërhyrjen në Kushtetë, ku përcaktohet numëri i mandateve, por nga ana tjetër do të minimizonte për PD efektet elektorale të influencave të dobëta elektorale që ajo ka në Shqipërinë e Mesme dhe në jug të vendit. Po cili do të ishte pozicioni i LSI nëse PD dhe PS arrin dakordësi për një rishpërndarje të numërit të mandateve? Natyrisht që kjo nuk do të ishte një pozitë luksi. Por detyrimisht kjo nuk do të çonte as në ndonjë firo të numërit të mandateve të kësaj force politike. I gjithë çelësi është tek mënyra se si kjo forcë do të bëjë aleancë elektorale në zgjedhjet e 2017. Gjithsesi përtej llogaris së numërave ajo që mbetet e hapur është fakti se për momentin Basha dhe Topi mund të jenë afër në një pikë të paktën për uljen e numërit të deputetëve.

A. META

 

Next Post

Rama, takim me Vuçiç në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

September 10, 2026
“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne  fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

September 10, 2026
Shpërblim 6 mijë euro azilkërkuesve që kthehen me dëshirë nga Gjermania

Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në vendet e BE-së

September 10, 2026
Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

September 10, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët! Futja në kurth dhe zhvatja

September 10, 2026
Investim 118 milionë euro për Durrësin! BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura, firmoset marrëveshja

Investim 118 milionë euro për Durrësin! BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura, firmoset marrëveshja

September 10, 2026
Ministri Gonxhja: “Pazari i Vjetër” i Shkodrës së shpejti do rikthehet në jetë përmes Virtual Reality!

Ministri Gonxhja: “Pazari i Vjetër” i Shkodrës së shpejti do rikthehet në jetë përmes Virtual Reality!

September 10, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët e së nesërmes

September 10, 2026
Plas humori i zi mes deputetëve te Ligjet, Korreshi: Plaka ime s’di të përdorë pultin, jo më e-Albania, s’i punon mrrokulla! Manja: Do e rregullojmë

Plas humori i zi mes deputetëve te Ligjet, Korreshi: Plaka ime s’di të përdorë pultin, jo më e-Albania, s’i punon mrrokulla! Manja: Do e rregullojmë

September 10, 2026
Çmimet FIFA 2023/ Cristiano Ronaldo voton me inat, Messi i jep pikët maksimale Neymar-it

Messi bëhet gati për të blerë një tjetër ekip në Spanjë, pas Cornella edhe Eldense!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com