• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ato sfiduan vdekjen – mbollën farën e jetës

by Java News
28/01/2022 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dimensioni njerëzor i solidaritetit shkon përtej kufinjve etnik, fetar e racor. Prandaj kemi shumë arsye të besojmë që e ardhmja e jonë e përbashkët do të jetë më e sigurt nëse i luftojmë shkaqet dhe burimet e urrejtjes në mes të popujve. Sepse mos të harrojmë se viktima të para të çdo lufte janë njerëzit e pambrojtur dhe sidomos gratë dhe vajzat, të cilat fatkeqësisht janë përdorur edhe si target lufte

Nga prof. dr. Skender ASANI

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara javën që shkoi miratoi një rezolutë të përgatitur nga Izraeli, që dënon çdo mohim të Holokaustit dhe u kërkon të gjitha kombeve dhe kompanive të mediave sociale, “të marrin masa aktive për të luftuar antisemitizmin dhe mohimin ose shtrembërimin e Holokaustit”. Kjo Rezolutë, siç dihet, u miratua në prani të një grupi njerëzish që i mbijetuan gjenocidit nazist që vrau rreth gjashtë milionë hebrenj, rreth dy të tretat e popullsisë hebreje të Evropës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Jo ratësisht po e filloj fjalën time me këtë lajm, i cili vjen në kohën kur edhe ne si Institut po shënojmë 27 Janarin – Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, datë kjo që përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau nga forcat sovjetike në vitin 1945.

Për t’i dhënë kuptim më fundamental shënimit të kësaj dite, sivjet Departamenti për Hulumtimin dhe edukimin e Holokaustit në kuadër të ITSHKSH, u përcaktua që të trajtojë një temë të dhimbshme, por mjaft të rëndësishme që ndërlidhet me fatin tragjik të gruas hebreje në kampet naziste si dhe me fatin e atyre që i mbijetuan Holokasutit. Për këtë arsye ne zgjodhëm që kjo temë ta ketë si moto këtë titull: “SAGA E TË MBIJETUARAVE TË HOLOKUSTIT – Ato sfiduan vdekjen – mbollën farën e jetës”, të bindur se vet përmbajtja që del nga kjo moto shpreh më së miri dimensionin e një tragjike njerëzore, e cila u luajt para syve të të gjithë botës, në mesin e shekullit të kaluar.

Një arsye tjetër se pse zgjodhëm pikërisht një temë të tillë ndërlidhet me refleskionet e gjera që ka vet tema, si në aspektin hapësinor, ashtu edhe në atë kohor. Gjeografia e dhembjeve njerëzore është shumë hetergjone, kurse vetëm solidariteti ndaj atyre dhembjeve mund të jetë homogjen, ashtu siç po provojmë edhe ne sot në këtë Akademi përkujtimore kushtuar viktimave dhe të mbijetuarve të Holokastit. Fundja ne po trasojmë një traditë pozitive të solidaritetit që ishte demonstruar pikërisht këtu në Shkup, kur dhjetra familje hebreje u evakuan falë ndihmës me plot rreziqe të familjeve bujare nga ky qytet. Jemi me fat që ne si institut arritëm të intervistojmë dhe të komunikojmë me disa nga të mbijetuarit e Holokastit, me ç’rast ne edhe përgatitëm disa libra, të cilat tani janë pjesë e bibliotekave publike e private këtu te ne dhe në botë. Një prej personazheve të atyre librave sot ndodhet bashkë me ne në këtë akademi përkujtimore, por në një komunkim virtual, zonja Ita Bartuf, e bija e Mimi Ergas–Faraxhit, e lindur në kohën e golgotës së familjes së saj. Kush më mirë se zonja Bartuf do ta ilustronte thelbin e temës që po trajtojmë sot e që ka të bëjë drejpërdrejt me mrekullinë e lindjes dhe vazhdimiësinë e jetës në rrethana të jashtëzakonshme. Ajo lindi në një kohë kur ishte vështirë të mbijetonin edhe ata që ishin gjallë, por ajo erdhi në këtë botë falë vet sakrificës nënës së saj për ta sjellë në jetë shëndosh e mirë bijën e saj, si dhe ndjenjës njerëzore që dominoi te ato familje shkupiane që organizuan evakuimin e familjes së Ita Bartufit dhe sistemimin e saj në Shkodër.

Për të gjithë ata që do të donin të dinë më tepër mbi këtë temë mjafton të shfletohet libri i Mimi Kamhi Ergas- Faraxhi “ JETA IME NËN PUSHTIMIN NAZIST” në të cilin përshkruhet golgota e saj prej refugjateje gjatë pushtimit nazist – nga Shkupi për në Kosovë e deri në Shkodër, Shqipëri. Libri është përkthyer në tri gjuhë: shqip, maqedonisht, anglisht dhe është pjesë e një fondi më të gjerë botues të Insitutit tonë, pas vizitave që kemi realizuar në Izrael, me ç’rast morëm miratimin e disa familjeve të mbijetuara të holokasitit që t’i botojmë memoaret e tyre.

Për të folur për sagën e të mbiejtuarve të Holokaustit, na nevojiten mijëra orë dhe disa kilometra fjali për të përshkruar të gjitha ato labirinte gjenocidale nëpër të cilat kaloi populli hebre, në përgjithësi, dhe gratë e vajzat hebreje, në veçanti. Prandaj ne sot përkulemi para kësaj kolone të gjatë të mbijetuarash dhe me gjithë fuqinë e arsyes njerëzore denojmë të gjitha ato mendje monstruoze naziste të cilat para 80 vjetëve, gjatë Konferencës së Wansee, diskutuan dhe koordinuan gjenocidin e popullit hebre, duke krijuar sistemin e kampeve naziste të vdekjes.

Sipas rezolutës së miratuar para një jave nga Kombet e Bashkuara, holokausti “do të jetë përgjithmonë një paralajmërim për të gjithë njerëzit për rreziqet e urrejtjes, fanatizmit, racizmit dhe paragjykimeve”. Prandaj puna e parë që duhet bërë është që të punohet në frymën e kësaj rezolute në mënyrë që të gjitha shtetet të “refuzojnë pa asnjë rezervë çdo mohim ose shtrembërim të Holokaustit si një ngjarje historike, plotësisht ose pjesërisht, ose çdo aktivitet për këtë qëllim”.

Të nderuar miq, dimensioni njerëzor i solidaritetit shkon përtej kufinjve etnik, fetar e racor. Prandaj kemi shumë arsye të besojmë që e ardhmja e jonë e përbashkët do të jetë më e sigurt nëse i luftojmë shkaqet dhe burimet e urrejtjes në mes të popujve. Sepse mos të harrojmë se viktima të para të çdo lufte janë njerëzit e pambrojtur dhe sidomos gratë dhe vajzat, të cilat fatkeqësisht janë përdorur edhe si target lufte edhe në hapësirat e ishJugosllavisë, përfshi edhe Kosovën, por edhe hapësirat tjera ku shfyrtëzimi i grave dhe vajzave ishte shndërruar në industri dëfrimi për luftëratët e krimi ndaj grave dhe vajzave ishte shëndërruar në industri dëfrimi për luftëtatarët e betejave absurde në Siri, Irak e gjetiu.

Veprimet antihumane ndaj grave dhe vajzave, që nga koha e nazizmit e këndej, nuk kanë qenë të izoluar nga strategjitë gjenocidale të mendjeve të sëmura të cilët kanë pasur të godasin komponentën riprodhuese të një populli.

Prandaj ne sot jo rastësisht këtë Akademi përkujtimore e titulluam “SAGA E TË MBIJETUARAVE TË HOLOKUSTIT – Ato sfiduan vdekjen – mbollën farën e jetës”, për të dëshmuar se ne që njohim dhembjet e njëri tjetrit e kemi më lehtë të falim dashuri dhe mirëkuptim ndaj gjithë atyre që në memonetet më të vështira iu mjafton edhe një buzëqeshje e ngrohtë njerëzore.

Në emër të kësaj buzëqeshje do të doja që edhe Instituti ynë të vazhdojë jetë një promovues i dashurisë në mes të gjithë atyre që ndiejnë nevojë për dorën e zgjatur të miqësisë.

Shkup, 27 janar, 2022

(Fjala rasti në akadmeinë përkujtimore kushtuar 27 Janarit-Dita ndërkombëtare  e kujtimit të  Holokaustit)

 

Next Post
Liliana vdiq vetëm 66 vjeç! Në Fier! E ngrirë

Liliana vdiq vetëm 66 vjeç! Në Fier! E ngrirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

October 31, 2026
“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

Çupi: Berisha non grata edhe në protestën e tij! PD po lufton për numra dhe eliminimin e kundërshtarëve brenda opozitës

October 31, 2026
Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

“Kosova s’është rivale e Shqipërisë”, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes në protestat në Tiranë

October 31, 2026
Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

October 31, 2026
VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

October 31, 2026
Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

October 31, 2026
Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

October 31, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

October 31, 2026
“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

October 31, 2026
Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In