• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Athina s’po bën asnjë hap’/ Marrëveshja për pensionet, Braçe: Presioni mbi autoritetet greke të arrijë në maksimum. S’është vetëm çështje e qeverisë!

by Java News
02/10/2023 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit ngriti shqetësimin për marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Greqinë. Sipas tij  nga ana e autoriteteve greke nuk po bëhet asnjë hap në këtë drejtim.

Braçe u shpreh se kjo tashmë nuk është vetëm çështje e qeverisë, por edhe e Parlamentit, pasi duhet të diskutohet në Komisionet Parlamentare, me qëllim që presion mbi Greqinë të arrijë në maksimum.

“Javës që shkoi ishte Zvicra që njoftoi se është në prag të marrëveshjes së sigurimeve shoqërore. E vetmja që nuk bën asnjë hap është Greqia, edhe pse shqiptarët që jetojnë atje kanë kontribuar për ekonominë greke. Ata presin e presin që të përfitojnë nga një marrëveshje.

Unë mendoj që kjo nuk mund të jetë çështje qe qeverisë, por është themelore për të kuptuar që duhet të bëhet çështje e parlamentit, e komisioneve parlamentare, nga i jashtmi te i ekonomisë e me radhë me qëllim që presioni mbi autoritetet greke të arrijë në maksimum për të marrë atë që ju takon punëtorëve shqiptarë”, tha Braçe.

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur sot në Kuvend për domosdoshmërinë e ngritjes së një problematike në Kuvend lidhur me miratimin e sigurimeve shoqërore me shtetin fqinj.

Përpos problematikave të tjera, Braçe theksoi se është imediate të lëvizet menjëherë për të bërë një marrëveshje me Greqinë lidhur me sigurimet shoqërore.

“Patjetër që shi nuk bie një ditë, breshër nuk ka rënë dje, as para një jave. Breshër bie saher krijohen kushtet për të rënë. Është ministre, Krifca apo Dedja nuk ka lidhje, s’ka qeveri ta mbaj shiun me dorë.

Njerëz apo sipërmarrës që kanë përfituar edhe nga mbështetja buxhetore edhe nga IPARD sot janë më jo korrektët, nuk i paguajnë bujqve vlerën e mallit që marrin për ta.

E kanë detyrim ligjor kontrollin e faturimit të çdo transaksioni, ndërkohë që sot nuk gjen një faturë. E sa kohë nuk ka një faturë, e një kupton në pakicë, lërë më në shumicë. Të zbatohet ligji tatimor dhe kontraktual, ku bujqit janë viktimat kryesore në këtë rast. Ligji i mbrojtës së tokës bujqësore ka kaluar këtu shumë pak kohë më parë, në atë ligj ndalohet djegia e mbeturinave…

Zjarri është i ndaluar kategorikisht, por kësaj radhe jo vetëm që u vihet zjarri, digjen edhe ato në lagjet e fshatrave. Duke vënë në rrezik jetën e njerëzve jo vetëm produktin. Ndaj është momenti për t’u bërë thirrje institucioneve përkatëse për të nxjerrë aktet nënligjore që e bëjnë të zbatueshëm këtë ligj. Së treti, kjo lidhet drejtpërdrejt me Parlamentin… të merren drejtpërdrejt me institucionet kushtetuese që lidhen drejtpërdrejt me Parlamentin.

Sot Kroacia miratoi marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, njëlloj edhe Zvicra me Italinë, kjo e fundit në prag. Mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë duhet të përfitojnë. E vetmja që nuk lëviz është Greqia, ku shqiptarët ku kanë kontribuar për vite me radhë kanë kontribuar ekonominë greke, kanë paguar sigurimet shoqërore. Kjo çështje është themelore, duhet bërë edhe çështje e parlamentit. Presioni mbi autoritetet greke të arrijë në maksimum, që punëtorët shqiptarë të marrin mbrapsht kontributet e sigurimeve shoqërore.”- tha Braçe

Ditën e sotme Krocia miratoi marreveshjen me vendin tonë për sigurimet shoqërore, pak ditë më parë edhe Zvicra u bë pjesë e vendeve ku ne e zbatojmë këtë marrëveshje. Pritet që kjo marrëveshje të finalizohet edhe me Italinë./m.j

Next Post
Interpelancë me Ramën apo rezolutë? Basha-Bardhi të ndarë për çështjen e Kosovës, Agalliu: Duhet të jemi në koherencë të plotë!

Interpelancë me Ramën apo rezolutë? Basha-Bardhi të ndarë për çështjen e Kosovës, Agalliu: Duhet të jemi në koherencë të plotë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

“Po flasim dhe gjërat po shkojnë mirë”, Trump: Irani kërkoi dialog pas presionit të SHBA-së

July 27, 2026
Gjykata e Lartë e Brazilit lë në fuqi arrestin e Ervin Matës, vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

Gjykata e Lartë e Brazilit lë në fuqi arrestin e Ervin Matës, vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

July 27, 2026
E marta e nxehtë në Shtëpinë e Bardhë, Trump pret Zelenskyyn dhe Netanyahun, takimet që mund të vendosin fatin e dy krizave botërore

E marta e nxehtë në Shtëpinë e Bardhë, Trump pret Zelenskyyn dhe Netanyahun, takimet që mund të vendosin fatin e dy krizave botërore

July 27, 2026
Dita e 58-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 58-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

July 27, 2026
Dokumenti i huas me SHBA-në, Çupi: Shehaj duhet të përballet me drejtësinë, është një ngjarje shumë e rëndë!

Dokumenti i huas me SHBA-në, Çupi: Shehaj duhet të përballet me drejtësinë, është një ngjarje shumë e rëndë!

July 27, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Rrëzimi i punonjëses së Kuvendit, Balla sulmon Shehajn: Ka dhunuar një vajzë, një nënë!

July 27, 2026
Ulen çmimet e naftës në tregjet botërore, sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

Ulen çmimet e naftës në tregjet botërore, sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

July 27, 2026
Kosovë, 10 ditë nga seanca konstituive e Kuvendit, Konjufca: Ka gatishmëri për bashkëpunim me LDK-në!

Kosovë, 10 ditë nga seanca konstituive e Kuvendit, Konjufca: Ka gatishmëri për bashkëpunim me LDK-në!

July 27, 2026
Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In