• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Athina, para dhe pas mitingut të Ramës!

by Rudina Xhunga
13/05/2024 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Për herë të parë në Greqi, shkova pas ‘97-ës. Zhurmat e punimeve në ndërtimin e një pallati, përballë kafes ku u ula, më ngjanë melodi për veshët. Unë vija nga lufta. Athina ishte parajsa. E bukura e dheut. Po pse këta, çfarë kanë më shumë se ne? I shikoja me radhë në autobusin urban e nuk e shpjegoja dot.

Pastaj radha në aeroport. Avioni u mbush, nuk kishte vend për të gjithë. Radhët me gra e burra Shqipërie, të varfër, të dëshpëruar. Nuk kishte vend në avion. Një grua kthehej me arkivolin e fëmijës. Unë mbeta aty. Më mori në shtëpi një ikonë e televizionit, dikur, emigruar pasi mbeti pa punë. Ajo komoja e gruas së tij, bosh, m’i tha të gjitha. Ata ishin yjet tanë në mërgim.

Athina shkëlqente dhe ata ishin aty si mijëra ne, për t’i shërbyer atij shkëlqimi. I kam intervistuar këto 30 vjet, qindra-mijëra emigrantë në Greqi. Kam qenë me dhjetëra herë, në çdo qytet, çdo fshat. Nga Filati në Evron greke, nga Parga në Artë, Selanik e Paramithi. Shqiptarët janë kudo. Të hershëm e të rinj. Kam intervistuar Odisenë, të parin e klasës se Selanikut që nuk e lanë të ngrejë flamurin se ishte shqiptar, jo grek. Kam intervistuar ata që u rrahën, poshtëruan, që u fshehën dhe u rrëzuan maleve që na ndajnë nga Greqia. Kam intervistuar familjen e Ilirit që mori peng autobusin se nuk i dhanë rrogën. Dhe e vranë. Familjen e Gramozit që festoi golin. Dhe e vranë. Sepse ne nuk mund të kërkonim, as festonim. Ne shërbenim, ne punonim. Kaluan 30 vjet, mbijetesë. Ato janë një çast në historinë e një vendi. Por janë një jetë në historinë e një njeriu. Këtë moment gjeti kryeministri shqiptar Edi Rama të shkojë në Athinë, për të takuar njerëzit tanë që mbijetuan.

T’i shikoje dje në atë pallat sporti, të veshur me kostume popullore, të mbuluar me flamuj dhe të mbërthyer në entuziazëm, të kapte emocioni për gryke e nuk të lëshonte.

Sepse pas 33 vjetësh u bënë bashkë, pa frikën që ka qene shoqëruesja më besnike e jetës në Greqi për një shqiptar.

U bënë bashkë kuq e zi. U bënë bashkë jo domosdoshmërish socialistë, ishin të të gjitha moshave, gjinive, ishin të ikur hershëm dhe të lindur atje. Gjetën zërin dhe shpërthyen.

Edi Rama gjeti momentin e duhur, fjalët e duhura për t’u thënë shqiptarëve në Greqi çfarë force kanë tani. Nuk ka fshesa që t’i fshijë më. Ata janë Greqia. Ata ia dolën. Dhe kryeministri tyre u ul në gjunjë, siç i ulet njeriu-njeriut që vuajti, që mbijetoi bashkë me shqipen, bashkë me flamurin, bashkë me krenarinë për Shqipërinë.

Politikisht Rama ishte dje i pari që futi në treg forcën e 500 mijë shqiptarëve në Greqi duke i vetëdijesuar për fuqinë që kanë bashkë dhe faktin që tani nuk ka më kthim pas, ca afendikonj e ca skllevër.

Diplomatikisht Edi Rama luajti në sulm dhe në skuadër, duke bërë bashkë blu e mavi në një slogan; Ne jemi kuq e zi. Ky është hapi ynë i parë i bashkimit dhe vetëdijes kombëtare, përballë një kryeqyteti evropian, ku shqiptarët janë përçmuar më shumë se kudo gjetke. Pas këtij hapi të guximshëm dhe të pamundur, deri me sot, gjithçka tjetër do jetë kronikë.

Shqiptarët në Greqi do i ndajnë historitë me shpjegimin kohor, para dhe pas mitingut kuq e zi në Athinë./

Next Post

Në Shkup me Gordanën kundër Greqisë, në Athinë me Belerin kundër Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In