• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Athina do vishet kuqezi, nëse Rama pengohet dhe provokohet në Greqi

by Kreshnik Spahiu
09/05/2024 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar se tubimi i Edi Ramës në Athinë me 10.000 emigrantë “është i panevojshëm dhe nuk kemi arsye që t’ia lehtësojmë”. Diplomatikisht kjo përkthehet: “do ja vështirsojmë rrugëtimin”.

A po përgatit Athina një incident diplomatik me kryeministrin shqiptar në territorin e saj?

Të gjitha gjasat janë se diçka do të ndodhë dhe Shqipëria dhe shqiptarët duhet të përgatiten për të mos u cënuar dinjiteti i Shqipërisë.

Nëse Edi Rama do të shkoj në një shtet tjetër, emigrantët mund ta presin edhe me protesta sepse ai i ka detyruar të largohen apo nuk njeh votën e emigrantëve, ndërsa në Greqi ai duhet pritur kuqezi për këto arsye:

– Shqiptarët duhet të vishen të dielën kuqezi në Greqi për të mbrojtur simbolin kombëtar dhe jo Edi Ramën,

– Shqiptarët duhet të tubohen të dielën kuqezi në Athinë për treguar se janë qytetar të barabartë dhe me dinjitet.

– Shqiptarët duhet vishen kuqezi të dielën për treguar se dhe ata luftojne për të drejta njësoj si minoroteti grek që vishet bardheblu në Himarë.

– Shqiptarët duhet vishen kuqezi të dielën, për të kërkuar të drejtën për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur në parlamentin shqiptar.

– Shqiptarët duhet vishen kuqezi të dielën për ti treguar botës që ata nuk i mbrojnë ato ngjyra vetëm në stadium për futboll por edhe në betejat politike apo diplomatike.

– Shqipëtarët duhet vishen kuqezi për të demostruar trashëgiminë etniko kulturore të kombit të tyre.

– Shqiptarët duhet vishen kuqezi të dielën për ti treguar gjithë Greqisë se Edi Rama nuk është vetëm dhe nuk mund të preket nga nacionalizmi grek.

Shqiptarët mund ta konsiderojnë armik në Shqipëri, por avokat në Greqi kryeministrin e tyre.

Shqiptarët duhet të mbrojnë udhëheqsit e tyre kur ata kërcënohen nga të huajt.

Të dielën Edi Rama do provokohet dhe pengohet në Greqi, prandaj duhet një armatë kuqezi.

Rrëzojeni Ramën në Tiranë por lartësojeni në Greqi sepse kjo e bën dallimin mes popujve inferiorë dhe një kombi superior.

Të dashur bashkatdhetarë, të dielën mos kini frikë të mbushni Athinën me flamuj kombëtarë.

Ata po kërcënojnë me incidente kryeministrin e Shqipërisë dhe jo Edi Ramën.

Të dielën është në pikëpyetje fytyra dhe integriteti i shtetit shqiptarë.

Mbrojeni emrin Shqipëri dhe ngjyrat kuqezi.

Next Post
Zgjedhjet, presidenti bullgar: Së shpejti do ta mësojmë nëse RMV do të shkojë në Europë

Zgjedhjet, presidenti bullgar: Së shpejti do ta mësojmë nëse RMV do të shkojë në Europë

Comments 4

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Eshte teper e veshtire te jesh emigrant në një vend aspak demokratik, sic eshte Greqia. Por zoti Spahiu ka plotesisht te drejte ne ato që thote. Ka ardhur koha ti tregojme Greqise (qeverise me sakte) se nuk mund të luaje perjete me dinjitetin e një kombi. I vune shqelmin ne fyt emigrantit shqiptar, sepse e gjeten ne dite të veshtire. Ka ardhur koha të emancipohet pak shteti grek.

    Reply
  2. L.Xh says:
    2 years ago

    I nderuar “Anonymous” !
    Jam plotesisht i një mendimime ju.
    Dikur – dikur, aty nga vitet 1966-1967, ish kryeministri Mehmet Shehu, nga Kakavija, kercenoi ushtrinë dhe qeverinë Greke të asajë kohe, që të ndalonin MENJËHERË provokimet dhe revanshin Vorio Epirot ndaj Shqipërisë, në të kundert, ushtria Shqiptare, për 8-të orë, do të ishte në Athinë.
    Mbas 20’, ushtria Greke, u terhoq nga kufiri ynë, mediat greke,pushuan së llapashituri e llapaqënuri,kundër këtijë vendi.
    Mbas 15 ditësh, qeveria Greke, i kerkoi qeverisë Shqiptare ndjesë dhe i kerkoi ndihmë për ushqim, gjë që i u akordua me bujari nga ana jonë.
    Derri, do plumbin ballit.

    Reply
  3. Kristo says:
    2 years ago

    Shqiptarët në Greqi pas 34 vjetësh pune dhe jetë aktive atje, nuk janë dele që ne t’u mësojmë rrugën kur ecin. Ata e kanë Shqipërinë në zemër ashtu siç kanë edhe Greqinë ku lindin, jetojnë, gëzojnë dhe rilindin. Ata janë tashmë qytetarë europianë me dy shtetësi dhe shumë më të orientuar se ne këtej kufirit. Prandaj, kujdes me “porositë” pikante nacionaliste se në vend që të vemë vetulla, nxjerrim edhe sytë…! Mirëkuptim…!

    Reply
  4. Luan says:
    2 years ago

    Faktet e shumta kanë vërtetuar se edi rama është krahu I djathtë I sali Berishës ORTAK ANTISHQIPTAR ME MISION ANTISHQIPTAR.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In