• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Vlorë/ I plagosuri u grabit 1 orë para ngjarjes, mister pse s’denoncoi

by Java News
19/10/2016 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë ku mbeti i plagosur në Vlorë shtetasi Florjan Meçe. Ndonëse polica e cilësoi plagosjen e tij si grabitje për t‘i vjedhur me dhunë automjetin e llojit “BMW­X6”, me targë AA 333 MK, portofolin me një sasi parash prej 500 eurosh, disa bizhuteri personale, si dhe aparatin celular, burime të “Panoramës” nuk përjashtojnë konflikte të tjera të hapura mes palëve, duke u nisur edhe nga e kaluara me precedentë e të dyja palëve, si të plagosurit ashtu edhe autorit. Dyshimet ngihen edhe për faktin se grabitja ka ndodhur 1 orë para atentatit me armë, ku Meçe mbeti i plagosur.

Policia po heton të gjitha pistat e mundshme, pasi ende nuk ka një shpjegim pse personit që iu grabit mjeti nuk ka kryer denoncim. Ai ka shkuar në kafe pas ngjarjes, vend ku edhe është përplasur sërish me autorët.

Për plagosjen e Florjan Meçes, i dënuar më parë për vrasje, policia arrestoi Olgert Shehun 38 vjeç dhe Hajri Xhaferi, 53 vjeç, që të dy banues në Vlorë, ndërsa ka shpallur në kërkim si autor kryesor të krimit Klejvis Gjahtarin, 29 vjeç.

Gjahtari rezulton person që ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në vitin 2012. Por, ndonëse person i shpallur në kërkim, ai ka arritur të dalë lirshëm në Vlorë, madje të kryejë një tjetër krim. Policia e akuzon se ka grabitur më parë e më pas tentuar të vrasë një tjetër të dënuar po për vrasje.

“Gjatë veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi Klejvis Gjahtari, në bashkëpunim me shtetasin Olgert Shehu, para kryerjes së plagosjes në lagjen ‘Ujë i ftohtë’ dyshohet se kanë vjedhur me dhunë shtetasin F.M. Rreth 1 orë më vonë pas konfliktit për arsyet e mësipërme, në një rrugicë të lagjes ‘Pavarësia’, dyshohet se shtetasi Klejvis Gjahtari ka plagosur me armë zjarri të llojit ‘pistoletë’ shtetasin F.M., i cili ndodhet në spitalin rajonal në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën”, sqarohej në njoftimin e policisë.

ma.me

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

Kërcënoi se do vriste me thikë nënën e gruan, pranga 44-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja Trump-GJNP hyn në një fazë të re, Holanda i kërkon BE-së të ndërhyjë

Përplasja Trump-GJNP hyn në një fazë të re, Holanda i kërkon BE-së të ndërhyjë

September 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Rikthimi i SHISH-it në politikë si banalitet

September 24, 2026
Mashtroi një person dhe i mori mbi 6 mijë euro, arrestohet 54-vjeçari

Policia aksion në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

September 24, 2026
Zjarr në zonën e Zadrimës, flakët dhe tymi pranë aksit Lezhë-Shkodër vështirësojnë dhe qarkullimin e mjeteve!

Zjarr në zonën e Zadrimës, flakët dhe tymi pranë aksit Lezhë-Shkodër vështirësojnë dhe qarkullimin e mjeteve!

September 24, 2026
Vuçiç sulmon Kosovën në OKB: Do të mbrojmë integritetin territorial, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 (VIDEO)

Vuçiç sulmon Kosovën në OKB: Do të mbrojmë integritetin territorial, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 (VIDEO)

September 24, 2026
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Shqipëria rritet, por ngadalë, BERZH parashikon PBB 3.5% edhe për vitin e ardhshëm!

September 24, 2026
Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

September 24, 2026
Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

September 24, 2026
Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

September 24, 2026
Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com