• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në ish-Bllok/ Biznesmeni nuk bashkëpunon me Policinë. Pista e hetimit

by Java News
16/01/2017 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës shoqëroi disa persona të dyshuar për plagosjen e biznesmenit Artur Aligjoni në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë, por ende nuk ka asnjë autor të ndaluar. Të shoqëruarit kanë mohuar përfshirjen në ngjarje, duke dhënë alibi të ndryshme, por, nga ana tjetër, ka qenë edhe vetë i plagosuri që me dëshminë e tij ka bërë që asnjëri prej të dyshuarve të mos mbahej në qeli.

Pronari dhe menaxheri i disa lokaleve ka dëshmuar para oficerëve të Policisë, por nuk ka bashkëpunuar, duke u shprehur se nuk e di kush e ka qëlluar me armë. Ndërsa i pyetur konkretisht rreth problemeve që ai ka pasur disa muaj më parë me shtetasin Halim Hysa, i cili po ashtu u plagos shtatorin e vitit të kaluar, 41-vjeçari e ka përjashtuar nga kjo histori, shkruan “Panorama”.

Aligjoni ka deklaruar se nuk ka më asnjë konflikt me 33-vjeçarin Hysa, duke thënë se problemet mes tyre janë sheshuar. Në këto kushte, por edhe duke mos pasur asnjë provë konkrete për të mbajtur të ndaluar 5 personat e shoqëruar, Policia është detyruar t’i lirojë pasi u ka marrë deklarimet.

Nga ana tjetër, të njëjtin version si i plagosuri ka dhënë edhe shtetasi Halim Hysa, pronar e instruktor i një palestre në zonën e Institutit, në Kodër Kamzë. Si Aligjoni, edhe Hysa nuk pati bashkëpunuar me Policinë shtatorin e vitit të kaluar, kur u qëllua me thikë nga 4 persona, duke pretenduar se nuk njihte asnjërin prej tyre. Në atë kohë Aligjoni u ndalua, por për shkak se plagosja ishte e lehtë dhe personi nuk pati probleme për jetën, i dyshuari u hetua në gjendje të lirë.

HETIMI

Pronari dhe menaxheri i disa klubeve të natës në Tiranë e Vlorë, Artur Aligjoni, u plagos dy ditë më parë me një plumb pistolete në këmbë, pas një atentati që u organizua ndaj tij në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ish-Bllokut.

Ngjarja ndodhi në orën 04:35 të mëngjesit të së shtunës, kur 41-vjeçari Aligjoni, pronari i një klubi të njohur në kryeqytet, u qëllua me armë, por arriti t’i shpëtojë atentatit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se autori i dyshuar i ngjarjes ka qenë një person i vetëm, i cili, sipas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë, i është afruar në këmbë biznesmenit, duke e qëlluar me armë zjarri.

I plagosuri, sipas Policisë, ka qenë i shoqëruar më parë dhe është hetuar për plagosjen e shtetasit Halim Hysa, që ndodhi në fund të muajit shtator. Kjo është pista kryesore ku po heton Policia e Tiranës, pasi dyshohet se plagosja mund të ketë ndodhur në shenjë hakmarrjeje për ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar.

Megjithatë, vetë i plagosuri e ka mohuar këtë dyshim të Policisë. Nga ana tjetër, burimet thanë se kanë dyshime që Aligjoni nuk ka dëshirë të flasë mbi ngjarjen dhe po u shmanget hetimeve. Hetuesit tashmë janë përqendruar në marrjen e informacioneve dhe të dhënave të tjera që lidhen me atentatin e mëngjesit të së shtunës.

ma.me

Next Post
“Dhuratë” për ditëlindje të dashurës: Plagosje me thikë dhe hunda me gjak. Burg për shqiptarin në Gjermani

VETTING-U/ Publikohen emrat e kandidatëve për KLGJ dhe KLP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In