• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Bruksel/ Autori është akuzuar për vrasjen e një tjetër shqiptari në vitin 2001 (Detaje)

by
13/06/2022 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptari Kasandër Noga, 44-vjeç, i cili dyshohet se është autori i atentatit ndaj 43-vjeçarit Erion Hasanbelliu në mes të Brukselit, në vitin 2005 është akuzuar për ekzekutimin e një tjetër bashkatdhetari të tij, vrasje e kryer në vitin 2001.

Sipas mediave belge, Noga është akuzuar për vrasjen e Astrit Shperdhejas. Në vitin 2005, Noga doli para Gjykatës së Asigurimit në Antwerpen për vrasjen e 37 vjeçarit.

Po të njëjtat media raportojnë se Shpërdheja u qëllua për vdekje në mes të ditës në Sint-Jansplein në Antwerp nga një person që ngiste një biçikletë BMX.

Dëshmitarët okularë ishin dy djem 12-vjeçarë që po qëndronin në derën e një godine. Gjykata nuk u bind nga provat dhe e shpalli të pafajshëm Kasander Noga në vitin 2005.

I akuzuari Kasandër Noga nga Shqipëria, i fotografuar më 14 mars 2005 në gjykatë, për vrasjen e Astrit Shpërdhejës më 25 gusht 2001

Ndërkaq, sa i përket atentatit të ndodhur dy ditë më parë në mes të Brukselit, autoritetet belge nuk janë të sigurta nëse ai është në të vërtetë autori i ngjarjes. Ndërkaq, policia po analizon tërësisht pamjet nga kamerat e shumta në Place de Brouckère.

Atentati në mes të Brukselit dy ditë më parë

Punonjësit e hotelit dhe disa kalimtarë të rastit kanë rrëfyer se si ishin dëshmitarë të atentatit të frikshëm të së shtunës ku dyshohet se 43-vjeçari Kasandër Noga qëlloi në gjoks dhe në këmbë me 6 plumba Erion Hasanbelliun, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë. Dëshmitarët rrëfejnë se si ata panë tmerr me sytë e tyre. Një nga dëshmitarët okularë të ngjarjes shprehet se “Njëri papritmas qëlloi tjetrin disa herë, pastaj vrapoi në një rrugë anësore në të majtë të hotelit. Ai ishte tullac, i shkurtër dhe trupmadh” tha një grua për mediat belge.

20 vite përplasje

Autori dhe i plagosuri ishin përfshirë në një sagë përplasjesh midis tyre për të paktën 20 vite me radhë. Pikërisht rreth 20 vite më parë, Noga me mikun e tij Julian Çelën akuzohen se hynë në spitalin e reanimacionit ku ishte i shtruar babai i Erion Hasanbelliut, Aqif Hasanbelliu bashkë me një person tjetër dhe pasi u hoqën serumet qëlluan drejt tyre duke i lënë të vdekur në vend. Një vit më vonë Hasanbelliu me shokun e vëllait të tij qëlluan drejt Nogës dhe mikut të tij Çelës në Belgjikë duke e lënë të vrarë këtë të fundit. Ndërkohë vetë Noga i mbijetoi këtij sulmi.

Si ndodhi ngjarja dy ditë më parë

Ishte ende pa u errësuar ku Noga dyshohet se ka qëlluar para hyrjes së hotelit Adolphe Maxlaan në Bruksel, në drejtim të 43-vjeçarit. Sipas dëshmitarëve ai erdhi nga hiçi duke hapur zjarr ndaj Hasanbelliut. Prokurori publik në Bruksel thotë se Hasanbelliu ka marrë gjashtë plumba dhe tashmë është në rrezik për jetën. Ndërkohë një punonjës i hotelit ka treguar se kolegu i tij i cili ndodhej në turn në momentin e ngjarjes së rëndë, pa gjithçka dhe tashmë është në gjendje shoku.

/e.d

Next Post
Njësia Anti-Korrupsion/ 1211 denoncime nga tetori i vitit 2021, priten 28 kallëzime në SPAK për zyrtarë të lartë

Njësia Anti-Korrupsion/ 1211 denoncime nga tetori i vitit 2021, priten 28 kallëzime në SPAK për zyrtarë të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

March 1, 2026
Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In