• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njësia Anti-Korrupsion/ 1211 denoncime nga tetori i vitit 2021, priten 28 kallëzime në SPAK për zyrtarë të lartë

by
13/06/2022 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga tetori i vitit 2021 një strukturë e re nën drejtimin e Koordinatorit Kombëtar kundër korrupsionit, Ministrit të Drejtësisë, u krijua me qëllim luftën kundër korrupsionit, e cila është edhe një nga 5 prioritet kyçe të Bashkimit Europian.

Kur kanë kaluar më shumë se 1 vit, në total, 1211 qytetarë kanë denoncuar dhe janë ankuar për zyrtarë të nivele të ndryshme në disa institucione. Nga këto denoncime, deri më tani Rrjeti i Koordinatorëve Anti-Korrupsion ka trajtuar 493 kërkesa ndërsa 842 të tjera janë akoma në proces. Betejën me korrupsionin qeveria duket se e ka marrë seriozisht duke nisur spastrimin nga radhët e saj, ku kanë paralajmëriar se do të bëjnë 28 kallëzime penale në Prokurori, si edhe në SPAK për nënpunës, por edhe zyrtar të lartë.

“Fshesës” nuk  kanë shpëtuar as profesionet e lira, përfshirë noterë e përmbarues, 7 prej të cilëve u është hequr licenca.

“Nga tetori 2021 u krijua drejtoria anti-korrupsion dhe sot që flasin nëpërmjet bashkëqeverisjes, janë administruar 1211 denoncime dhe ankesa për institucione dhe nivele zyrtare nga më të ndryshme,  janë 493 kërkesa të trajtuara dhe 842 të tjera janë akoma në proces. 20 kallëzime penale për 40 nëpunës të nivelit ekzekutiv por edhe nivel i larë të administratës, që janë kallëzuar në SPAK dhe prokurori

79 masa administrativë nga nëpunësit në të gjitha nivele, nga të cilët kanë qenë 20 largime të menjëhershme nga detyra. 22 raporte hetime administrative të përfunduara dhe do sugjerojmë 150 masa administrative dhe 28 kallëzime penale në Prokurori dhe SPAK! I kemi hyrë një procesi kontrolli dhe për noterë e përmbaruesit dhe deri në këto momente. Kemi realizuar  31 inspektime me bazë ankese, 7 heqje licencë për ta dhe 3 masa disiplinore. Lufta kundër korrupsionit është një luftë që nuk mbaron këtu”, ka raportuar ministri i drejtësisë, Ulsi Manja në konferencën anti-korrupsion.

Institucioni më i goditur nga kjo një anti-korrupsion ka qenë Kadastra për shkak të legalizimeve të paligjshme që janë bërë prej zyrtarëve të tyre, duke u hequr qytetarëve të thjesht pronën e tyre e duke “ua dhuruar” personave të tretë kundrejt përfitimeve.

Mes të kallëzuarve është edhe gjyqtarja Klorinda Çela, për të cilën i kanë bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet, me akuzën për tjetërsimin e pronës, ku një pronë shtetërore ia ka kaluar pa të drejtë një subjekti privat. Më konkretisht për pronën te Liqeni, te Garda e Republikës, që kjo gjyqtare ia ka kaluar një personi, ndonëse ishte një tokë shtetërore.

Ndërkohë, operacioni më i fundit i njësisë anti-korrupsion është kallëzimi në SPAK i ish- drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi dhe disa zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të këtij institucioni, si të përfshirë në 2 skema abuzimi në tjetërsimin e pronave, për të cilën Manja e cilësoi si aksionin më të madh të kësaj strukture.

Paralajmërime ka pasur edhe për kryebashkiak, kryesor të zonave bregdetare, por nuk janë dhënë emra.

/e.d

Next Post
Dy viktima: Drejtësia dhe Amerika

"Ky është tërmet shumë i madh"/ Çupi tregon e lidhjen që ka PD dhe PS që nga krijimi i saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelenskyy: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë gjatë një operacioni preciz këtë vit -

“E dimë që ai është i vdekshëm”- Zelensky jep alarmin: Putin po pret dimrin që të sulmojë! Na duhen 360 raketa ‘Patriot’ dhe…

August 24, 2026
E pazakontë në Shëngjin/ Malazezi denoncon humbjen e gruas, policia vihet në kërkim

E rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari nga Kosova gjendet i pajetë në det, dy pistat e hetimit!

August 24, 2026
“Është shndërruar në një platformë për përçarje”- Holanda tërhiqet nga “Eurovisioni”: Konkursi s’është më neutral!

“Është shndërruar në një platformë për përçarje”- Holanda tërhiqet nga “Eurovisioni”: Konkursi s’është më neutral!

August 24, 2026
Arrestimi i dy diplomatëve iranianë nga Franca ‘tërbon’ Teheranin: E patolerueshme, Parisi të kërkojë falje!

Arrestimi i dy diplomatëve iranianë nga Franca ‘tërbon’ Teheranin: E patolerueshme, Parisi të kërkojë falje!

August 24, 2026
Sherr me policinë për parkingun e makinës, procedohet penalisht drejtori i Ujësjellësit të Përmetit

Shoferët e pabindur, Policia Rrugore arreston dhe procedon 55 brenda javës, 36 ishin të dehur! Mbi 11 mijë gjoba

August 24, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

August 24, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

August 24, 2026
Arrestohet 34‑vjeçari që kanosi me armë zjarri tre shtetas, sekuestrohen pistoleta dhe municion luftarak

Arrestohet 34‑vjeçari që kanosi me armë zjarri tre shtetas, sekuestrohen pistoleta dhe municion luftarak

August 24, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Edhe një herë për të majtët që iu mbajnë flamurin fashistëve në protestë

August 24, 2026
Përkeqësohet gjendja e monarkut më të vjetër në Evropë, Pallati Mbretëror: Ka reaguar ndaj trajtimit

Përkeqësohet gjendja e monarkut më të vjetër në Evropë, Pallati Mbretëror: Ka reaguar ndaj trajtimit

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com