• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Redjan Rraja kërkon lirinë në Apel të mërkurën

by Java News
15/11/2019 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, të mërkurën në datën 20 nëntor 2019, pritet të zhvillojë seancën për caktimin e masës së sigurisë, ndaj të arrestuarit të vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Raja. Nëpërmjet avokatit të tij, Rraja ka apeluar vendimin e shkallës së Parë që ka caktuar masën e “arrestit në burg”, dhe kërkon në Apel lirimin nga qelia, pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që ta lidhë me ngjarjen.

Nga ana tjetër, dy prokurorët e çështjes Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, pretendojnë se Redjan Rraja është një nga augorët e atentatit të datës 1 nënëtor 2019, ndaj prokurtori Ndoja, ku ky i fundit mbeti i plagosur në krahun e majtë, ndërsa vdiq nga dy plumba shoferi i tij, Andi Maloku. I plagosur në këtë ngjarje mbeti dhe një emër i njohur për policinë Landi alias Pëllumb Muharremi, i cili ndodhej së bashku me Ndojës në makinën e sulmuar me automatikë. Sipas prokurorisë gjurmët e gishtave të Redjan Rrajës, të fiksuara në një palë syze të gjetura brenda në makinën e autorëve të krimit, kanë bërë që Rraja të tradhtohet dhe më pas të arrestohet në ikje e sipër nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi. Në deklarimet paraprake që i janë marë Rrajës, ai ka treguar se ditën e ngjarjes, pra në 1 nëntor 2019 ka qënë në Tiranë dhe në zonën e Niklës, aty ku ka dhe banesën. Në mënyrë kategorike, ai e ka përjashtuar veten e tij nga kjo ngjarje, duke thënë se nuk kishte hipur në asnjë moment dhe asnjëherë në automjetin që ishte sekuestruar nga prokuroria, fill pas atentatit ndaj Arjan Ndojës, Landi Muharremin dhe shoferit të Ndojës, Andi Maloku. Ndër të tjera, Rraja ka shtuar se nuk ka asnjë njohje me tre personat e mbetur të plagosur dhe nuk kishte pasur ndonjëherë mundësinë t’i takonte këta persona. Gjithashtu Rraja, ka mohuar njohjen me pronarin e vërtetë të makinës, e cila ishte vjedhur.

Njëkohësisht Rraja ka mohuar se syzet e sekuestruara në makinë ishin përdorur prej tij. Megjithëse ka mohuar gjithçka, vetë Rraja nuk ka qënë në gjëndje të japë një shpjegim pyetjes së prokurorëve se në çfarë rrethanash janë gjetur gjurmët e gishtave të tij brenda në makinë. Ai është shprehur shkurtimisht se:“…nuk e dinte se si…?”. Kampione pështyme, gjaku dhe urine të mara nga Redjan Rraja janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore pranë Ministrisë së Brendshme ku është kërkuar ekzaminimi dhe më pas krahasimi me pështymën që është gjetur në dy kapuçët e sekuestruar në makinën e sekuestruar nga Krimet e Rënda. Por duket se mungesa e reagentëve mjekësorë në këtë laborator, ka sjellë vonesa të dhënies së përgjigjes së rezultatit të ADN-së./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Koreja e Veriut: Biden është “qen i tërbuar” që duhet të goditet për vdekje

Koreja e Veriut: Biden është “qen i tërbuar” që duhet të goditet për vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

Duke pritur ngujimin

February 3, 2026
Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

February 3, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

February 3, 2026
Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën po aq “lehtë” sa Tahiri, meqë u duket “pazar”

Rrethimi i Sali Berishës nga opozitarët

February 3, 2026
Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

February 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Cila është “lista e dëshirave” e PD për reformën territoriale?

February 3, 2026
Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

February 3, 2026
Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

February 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Çadra, një instrument gjenial dështimi

February 3, 2026
U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In