• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj Ndojit/ Sollaku: Kur vihet dorë mbi gjyqtarët e prokurorët, tregon se krimi ka marrë hov

by Java News
09/11/2019 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku, ndërsa komentoi atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, tha se ishte një ngjarje e rëndë dhe se kur vihet dorë mbi njerëzit e shtetit, veçanërisht mbi gjyqtarët e prokurorët, tregon se krimi ka marrë hov të madh në vend.

I ftuar në studion e emision “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Sollaku tha se krimi në vendin tonë është prezent dhe se shumë problematika i solli kanabizimi i vendit.

Pjesë nga intervista:

Do doja ta nisnim me ngjarjen që ndodhi në Shkozet, si e patë këtë ngjarje?

U bënë ditë që media i ka bërë komentet e veta, unë nuk kam informacion më shumë. Bashkohem me atë që ngjarja ishte e rëndë, për më tepër që objektiv ishte një prokuror i shtetit. Kjo e bën që të ketë më tepër sensibilitet në radhët e njerëzve, sepse kur vihet dorë mbi njerëzit e shtetit, veçanërisht mbi gjyqtarët e prokurorët, tregon se krimi ka marrë hov të madh në vend.

Lidhur me ngjarjen janë lakuar personalitete të shumtë, deri në nivel politik. Sa më sensitive e bën këtë çështje dhe si është raporti i politikës me krimin?

Është e vërtetë që kjo ngjarje u parapri nga disa deklarata politike të drejtuesve më të lartë. Natyrisht në politikë edhe bëhen deklarata të tilla. Kujtoj kohën time 12 vite më parë, kur gjithë parlamenti, gjithë media, pasqyronte atë që ekzekutivi i kohës sulmonte ish-prokurorin e përgjithshëm.

Por duhet të mësohemi me këtë realitet. Megjithatë, njerëzit e drejtësisë nuk duhet të tërhiqen, pavarësisht se ç’thonë politika. Mendoj se nuk ka lidhje mes deklaratave të bëra nga struktura të veçanta të ekzekutivit, pra kryeministri dhe zv.kryeministri, lidhur me atë që ndodhi më pas.

Po pse u bënë kaq hapur këto deklarata?

Nuk thashë që ka bërë mirë kryeministri apo zv.kryeministri. Rruga, për çdo individë, kur ka dijeni për një vepër penale, duhet denoncuar në prokurori, për më tepër kur ka figura të larta. Por, prapë mendoj se deklarata të tilla nuk është se janë të padëgjuara ndonjëherë në realitetin shqiptar. Edhe prokurorët pas meje kanë qenë në sulmin e akuzave të krerëve të politikës, shumë herë të padrejta.

Kur keni qenë prokuror i përgjithshëm keni marrë masë disiplinore ndaj prokurorit Arjan Ndoji, si ndodhi?

Nuk e kujtoj, sepse në atë kohë detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, ndryshe nga sot, është që ishte përgjegjëse për politikën e kuadrit. Drejtoria e Inspektimit kur gjendeshin shkelje të ndryshme propozonte masa dhe prokurori i përgjithshëm ishte i detyruar t’ia propozonte Presidentit për të marrë masa.

Nuk di hollësitë për këtë rast, por di qe pas ca kohësh ai ka fituar në Gjykatën e Lartë të drejtën për t’u kthyer sërish në detyrën e prokurorit. Kanë qenë cështje që Drejtoria Inspektimit, unë, Presidenti i Republikës, vlerësuam se conin në shkarkimin e prokurorit, por më vonë Gjykata e Lartë tha “jo”, pra ky është sistemi që kemi zgjedhur.

Si e njihni prokurorin Ndoji?

Nuk kam njohje personale me të, se prokuroria ka pasur 300 e ca prokurorë, kryesisht e kam njohur përmes informacioneve që vinin për çështje të ndryshme apo inspektimet.

Në makinën e prokurorit u tha se gjetën disa dosje, a është normale?

Nuk di si është tamam kjo situatë, prezenca e dosjeve, por kam dëgjuar që ka nisur një hetim administrativ për të parë këtë situatë, pse dosjet ishin aty, a ka konflikt, shërbenin, siç kishte thënë prokurori, që punonte te zyra e gruas, jepte konsulenca. Por, gjithsesi detaje nuk ka.

A është normale që prokurori të udhëtojë me këto dosje?

Problemi është se makinat përdoren dhe nga familjarët, në qoftë se ato janë të bashkëshortes, mund ta ketë marrë në rrugë zyrtare. Nëse e ka marrë në rrugë zyrtare, sepse avokatet kane të drejtë të kërkojë fotokopje të dosjeve, është normale. Por, hetimi administrativ do të sqarojë këtë situatë, mendoj unë.

Kjo studio e konsulencës, a është një konflikt i pastër interesi për prokurorin?

Me ç’kam dëgjuar është thënë se punon bashkëshortja e tij si avokate. Gruaja është nomrale të punojë. Problemi është nëse prokurori punon si konsulent, pasi bën punën si prokuror, dhe padyshim që kjo është shkelje e rëndë dhe prokurori do ndëshkohet për këtë situatë.

Pse krimi e ndjen veten kaq të fuqishëm, sa të godasë edhe njerëz të drejtësisë në detyrë?

Informacionet kanë qenë kontradiktore, nisur dhe nga deklaratat e prokurorit. Fillimisht u tha se ai deklaroi se nuk ishte ai shënjestër, por më pas shohim që ka disa reflektime të tjera, ku ai hedh poshtë deklaratën e parë dhe thotë se shënjestër isha unë. Akoma nuk e kemi të qartë se kush ka qenë shënjestër apo ka qenë në kohën dhe vendin e gabuar. Hetimet do ta sqarojnë këtë situatë.

Do doja të bëni një krahasim për situatën me krimin 2007-2019 …

Shteti, prokuroria, policia prandaj janë ngritur për të parandaluar dhe goditur krimin, veçanërisht atë të organizuar. Vazhdimisht ka pasur ngjarje të tilla, në periudha të ndryshme ato dalin më në pah. Krimi në vendin tonë, si dhe në gjithë vendet e tjera, është prezent, veçanërisht në kushtet e vështira ekonomike, në kushtet e luftës së grupeve kriminale për tregjet. Shqipëria ka qenë e kanabizuar gjithandej dhe shumë problematika solli kjo situate, sepse u mboll kanabisi, u korr, u transportua u kapën disa dhe në fund kur bëhet bilanci i lekëve dhe ato kur nuk dalin, fillojnë përplasjet.

Situata, të paktën në Durrës, nuk është shumë e mirë. Doja t’iu pyesja për abuzimin me pronat në bregdet …

Është vështirë të marrësh nga unë një përgjigje të saktë, sepse unë jam avokat. Informacione marrim kur kemi çështje konkrete. Por, kjo ka treguar se ç’është bërë me pronat në Shqipëri, vecanërisht ndaj krupeve kriminale.

Historia ka treguar se shumë akte pronësie janë marrë me falsifikime, duke iu rënë në qafë grupeve të tjera, që më pas çojnë në konflikte dhe degjenerojnë pastaj në përplasje.

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Peshku me fytyrë njeriu huton turistët në një fshat në Kinë

VIDEO+FOTO/ Peshku me fytyrë njeriu huton turistët në një fshat në Kinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania në alarm, dronë të dyshimtë fluturojnë mbi kampin ushtarak të sistemit kundërajror “Patriot”!

Gjermania në alarm, dronë të dyshimtë fluturojnë mbi kampin ushtarak të sistemit kundërajror “Patriot”!

August 7, 2026
VIDEO / Urimi gazmor i Atalantës për ditëlindjen e Gjimshitit: “Kur dhuratat t’i bën ai që ka festën’

Rrogë ‘sheikësh’, Gjimshiti do bëhet futbollisti më i paguar i Kombëtares shqiptare pas transferimit në Arabinë Saudite!

August 7, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Shikoni kush nuk reagon ndaj Rregullores Bani, për të kuptuar pushtetin e frikës së drejtësisë së re

August 7, 2026
Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, konstituimi i Kuvendit shtyhet për nesër, shkelet dhe Kushtetuta!

Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, konstituimi i Kuvendit shtyhet për nesër, shkelet dhe Kushtetuta!

August 7, 2026
Zgjedhja e Trump për Prokurorin e Përgjithshëm është në dyshim, senatorja Republikane i del kundër: Politizim i administratës!

Zgjedhja e Trump për Prokurorin e Përgjithshëm është në dyshim, senatorja Republikane i del kundër: Politizim i administratës!

August 7, 2026
Thatësira historike në Danub zbulon më shumë se 200 anije naziste të fundosura që nga Lufta e Dytë Botërore! (FOTO)

Thatësira historike në Danub zbulon më shumë se 200 anije naziste të fundosura që nga Lufta e Dytë Botërore! (FOTO)

August 7, 2026
“Çmenduria” e Liverpool në merkato, i ofron PSG-së 115 mln euro për Barcola!

“Çmenduria” e Liverpool në merkato, i ofron PSG-së 115 mln euro për Barcola!

August 7, 2026
E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

August 7, 2026
Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

August 7, 2026
“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com