• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj Gilmando Danit/ Gazetari: Pistë hetimi duhet të jetë frika e grupit të Durrësit ndaj Shullazit

by Os De
14/11/2025 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Ferdinand Dervishi, duke komentuar vrasjen e Gilmando Danit me një atentat në Rinas, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV se njëra nga pistat e vrasjes së tij mund të jetë konflikti i grupit të Emiljano Shullazit me një grup të fortë kriminal nga Durrësi. Dervishi tha se kjo përplasje ka vite që ka nisur.

“Vrasësit nuk janë profesionistë, sepse profesionistët njëqind për qind bëjnë një vrasje që të jetë e sigurt njëqind për qind. Këtu mund të ndodhte që, për shembull, në një moment të caktuar ai t’i shihte nga larg, t’i kuptonte dhe t’i këpuste makinës fluturim në anën tjetër, përmes makinave t’u ikte.

Shullazi ishte aq  i fortë sa Enver Stafukën që i bëri një atentat në autostradë, e rrëmbeu me skuadër policie të veshur si policë në mes të Fushë Krujës dhe ‘i detyronte të fortët e Fushë Krujës që t’ia jepnin si derr në thes kundërshtarin e vet.

Grupi i Shullazit u godit si grup në vitin 2016 dhe në vitin 2018 u dënuan. Nga shkalla e parë në 2022 u dënuan apel edhe Gilman Dani dymbëdhjetë vjet burg, Shullazit tani i bëhen 55 vite dhe nuk del dot më.

Tani bie që ndërsa ka dalë Gilmando Dani, që sipas përllogaritjeve duhet të dilte në 2026, por  siç duket me këto marifetetet që bëjnë këta uljet e dënimit, kishte dalë më parë.

Emijano Shullazi kishte Gilmandon jashtë dhe një pjesë të grupit. I bie që kundërshtarët e tij të jenë frikësuar. Ç’janë këto kundërshtarë?

Emiliano Shullazi, edhe nga këto përgjimet e Enkroçat dhe nga këtu del në konflikt me një grup shumë të fortë në Durrës për kontrollin e portit.

Në krimin shqiptar më të fortë janë ata që kanë më shumë lekë. Fitojnë ata që kanë më shumë lekë dhe mbështetje politike, natyrisht paguajnë shumë me të gjithë dhe mbështetje politike.

Unë mendoj se s’është çudi që pista kryesore e hetimit të jetë pikërisht frika që ky grup ka”- tha Dervishi.

Next Post
Publikohet fotoja e çiftit shqiptar në Francë/ U gjetën të vdekur brenda banesës

Publikohet fotoja e çiftit shqiptar në Francë/ U gjetën të vdekur brenda banesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europa brenda dhe jashtë

Europa brenda dhe jashtë

February 12, 2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

February 12, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

February 12, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Debati për pagat e gjyqtarëve, ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë për vendimin

February 12, 2026
Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

February 12, 2026
Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

February 12, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Prokurorët që duan të dënojnë historinë

February 12, 2026
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Sharlatanët

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In