• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj Çiçës/ Çfarë tha kur u vetëdorëzua në polici Renato Milloshi

by Java News
28/02/2017 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga vetëdorëzimi në polici i Renato Milloshi, i shpallur në kërkim nga Policia si ndihmës i shtetasit Jani Alia në vrasjen e Elton Çiçës, më 1 maj 2016. Renato Milloshi është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Vetëdorëzimi, siç thanë burimet zyrtare të Policisë, ka ndodhur pas dhjetë ditësh negociata me të kërkuarin, avokatin dhe familjarët e tij.

“Pasi ka shpjeguar pozicionin e tij se nuk është autor direkt në ngjarje, është vetëdorëzuar”, thanë burimet e Policisë. Zyrtarisht nga Policia e Tiranës thuhet se 36- vjeçari Renato Milloshi u paraqit mbrëmë me vullnetin e tij në polici bashkë me avokatin. Ai mësohet se ka qenë jashtë Shqipërisë deri një muaj më parë, kur është rikthyer në vendin tonë.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, avokati i Renato Milloshit mësohet se ka hyrë në kontakt me Policinë dhe ka negociuar vetëdorëzimin e të riut. Emri i Renato Milloshit si i dyshuar për ngjarjen u bë publik rreth një muaj pas vrasjes së Elton Çiçës, nga shtetasi Jani Aliaj.

Bazuar në provat e gjetura në vendin e ngjarjes, nga pamjet e kamerave dhe nga një sërë informacionesh të tjera, Policia dhe Prokuroria akuzuan Renato Milloshin si ndihmës në ngjarje. Më konkretisht, sipas Policisë, Milloshi akuzohet se ka drejtuar makinën tip “Ford” me ngjyrë të zezë, me të cilën Jani Aliaj ka lëvizur natën e vrasjes së Elton Çiçës në Tiranë. Shpallja në kërkim e Renato Milloshit u bë pikërisht pas identifikimit të makinës nga kamerat e sigurisë.

Elton Çiça u vra me dy plumba nga një person që hyri në lokalin “De Niro”, më 1 maj 2016, në orët e mbrëmjes. Viktima u qëllua në tavolinë, ku ndodhej bashkë me një zyrtar të Policisë, një gazetar dhe një mjek, të tre të njohur të tij.

Ngjarja

Të dy të pandehurit kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në automjetin e të pandehurit Renato Milloshi. Pikërisht kur të dy të pandehurit kanë qënë ndodhur në vendin e quajtur Rruga “Avdyl Frashëri” në kryeqytet në afërsi të Librit Universitar, ata kanë parë shtetasin Marenglen Abedini, i njohur për të dy të pandehurit, pasi sipas organit të akuzës ky shtetas para disa kohësh ka patur një lidhje të afërt me të pandehurën Sesilia Egra.

Rezulton nga aktet se në këtë moment kur shtetasi Marenglen Abedini, ka qenë duke hyrë në automjetin e tij, atij i është afruar i pandehuri Renato Milloshi, i cili ka hapur derën e mjetit të tij dhe me një armë sportive të cilën ai e mbante pa leje të organeve kompetente, e ka goditur atë në kokë me qytën e saj, dhe ka tentuar të mos lejojë shtetasin Marenglen Abedini, të largohet duke i marrë çelsat e mjetit të tij.

Pas një përleshje fizike midis të dyve dhe ndërsa të pandehurit Renato Milloshi i bie pistoleta në tokë, shtetasi Marenglen Abedini drejtohet për në mjetin e tij, me qëllim që ti merrte çelsat e tij, ku tashmë atje ndodhej e pandehura Sesilia Egra, pikërisht kjo e fundit ka marrë armën sportive të pandehurit Renato Milloshi dhe duke ja drejtuar atë shtetasit Marenglen Abedini me armën në pozicion qitje e ka kërcënuar atë me shprehjet “…Largohu… largohu…!”.

Pas kësaj ngjarje të dy të pandehurit Sesilia Egra dhe i pandehuri Renato Milloshi,janë larguar ndërsa në vend ngjarje kanë mbërritur forcat policore ku midis veprimeve të para hetimore dhe proçeduriale, kanë konstatuar të hedhur në tokë pistoletën me mbishkrimin “Erma” së bashku me 4 fishekë të cilën e kanë sekuestruar. ‘panorama’

ma.me

Next Post
Dëshmia e ish-punëtorit: “Bankers-i” la 3 kolegë të vdisnin në pus

Dëshmia e ish-punëtorit: “Bankers-i” la 3 kolegë të vdisnin në pus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In