• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit Gjoka në Shijak, policia identifikon 2 vëllezërit atentatorë

by Java News
24/08/2017 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit ka identifikuar autorët e sulmit të djeshëm me armë zjarri ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka.

Ngjarja në fjalë ndodhi dje tek ‘4 rrugët e Shijakut’ në afërsi të fshatit Xhafzotaj. Gjoka udhëtonte me mjetin tip ‘Benz’ të blinduar, bashkë me fëmijët e tij, ndërsa i shpëtuan atentatit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë shpallur në kërkim dy të persona, përkatësisht shtetasit me inicialet E.K. 32 vjeç dhe M.K. 36 vjeç, të dy banues në Shijak.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia zbardh dhe dokumenton brenda 24 orëve ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Shijak. Qëlluan me armë zjarri në dejtim të mjetit tip Benz të drejtuar nga shtetasi D.Gj. Identifikohen dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar.

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore të specializuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Shijak.
Janë identifikuar autorët, të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin D.Gj.

Po punohet për kapjen e shtetasve:

• E.K. 32 vjeç, banues në Shijak;
•M.K. 36 vjeç, banues në Shijak.

Shtetasit e mësipërm, vëllezër më njëri-tjetrin, më datë 23.08.2017, në vendin e quajtur”Komuna Xhafzotaj”, Shijak, dyshohet se duke lëvizur me një mjet tip Benz kanë qëlluar me armë zjarri automatik automjetin tip Benz të blinduar (po në lëvizje) që drejtohej nga shtetasi D. Gj. 46 vjeç, banues në Shijak.

Nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Gjatë kqyerjes në vendin e ngjarjes u fiksuan në cilësinë e provës materiale 26 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.

Në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe mjeti tip Benz, në të cilin dyshohet se kanë qenë shtetasit e mësipërm, si autorë të dyshuar në momentin e goditjes me armë zjarri.

Grupi hetimor nuk jep më shumë detaje mbi ngjarjen për shkak të hetimeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”në bashkëpunim e mbetur në tentativë, dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 79,22,25 dhe 278 të Kodit Penal. /ma.me

 

 

Next Post
Nuk ka mbaruar akoma, ju kur pritet të rikthehet vala e të nxehtit

Nuk ka mbaruar akoma, ju kur pritet të rikthehet vala e të nxehtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In