Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë këtë të premte, më 8 maj, pretencën për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen, dy të pandehurit lidhur me antentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja (sot deputet) dhe Aleksandër Lahos, ngjarje nga e cila humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Gazetarja e Klan News Glidona Daci, raporton se prokurorët e SPAK-ut kanë kërkuar burgim të përjetshëm për Dervishajn, ndërsa për Meçen kanë kërkuar 35 vite burg.
Pretenca u paraqit nga prokurori Adnan Xholi, në mungesë të dy të pandehurve.
Kujtojmë se në atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit u plagos ish-prokurori Arian Ndoja, Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Sukthit dhe Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit i cili humbi jetën një javë më vonë në spital.











