• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj aktorit për hakmarrje, si u organizua grupi i vrasësve me pagesë për 80 mijë euro

by Java News
22/07/2017 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Zallumi është arrestuar nga Policia e Tiranës ditën e sotme si porositësi i vrasjes së mbetur në tentativë të Mishel Prelës, kundrejt shumës prej 80 mijë eurosh.

Për këtë ngjarje policia arrestoi edhe 4 persona të tjerë, në rolin e ekzekutorit dhe përkrahësit të atentatit.

Por përse e porositi 30 – vjeçari Zallumi, vrasjen e Mishel Prelës?

Sipas të dhënave nga policia mësohet se Mishel Kol Prela më 20 Gusht të vitit 2010 ka plagosur me thikë në Tiranë, Ervin Zallumin. Ky i fundit, ka qëndruar i shtruar në Spitalin Ushtarak për disa muaj për shkak të plagëve të marra. Më 20 dhjetor të vitit 2010, pra rreth katër muaj pas ngjarjes, policia arriti të arrestonte Mishel Prelën, i cili u dënua më pas nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Marrëdhëniet mes dy palëve, që prej 7 vitesh kanë vijuar të mbeten të tensionuara.

Të arrestuarit

Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë

Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë

ROLET

Ervin Zallumin nga Tirana është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000 euro, shumë të cilën do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij. Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, i cila ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar arma e krimit.

Miklar Tola, i cili është bashkëpuntor në tentativën e vrasjes. Trim Hidri, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, të autorëve të krimit. Ermir Tola pjestar aktiv i këtij grupi kriminal. Motive i kësaj ngjarje është hakmarrja.

a.ç

Next Post
Kompromentohet procesi, vendosen foto të Bashës tek qendrat e votimit

Kompromentohet procesi, vendosen foto të Bashës tek qendrat e votimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In