• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati me tritol ndaj biznesmenit, ja gjyqtari që fali 2 herë Klajdi Gjecin

by Java News
21/01/2018 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klajdi Gjeçi, që konsiderohet si një nga miqtë e Emiljano Shullazit pritet të dalë përballë togave të zeza ku do të njihet me masën e “arrestit në burg” që do kërkojë prokuroria. Kjo e fundit pretendon se ka mbledhur prova bindëse ndaj Gjeçit, person ky me prcedentë të theksuar kriminal dhe i implikuar në disa ngjarje.

Një burim pranë akuzës tha se dosja në ngarkim të Kajdi Gjeçit, i është transferuar gjykatës dhe se ndaj tij është kërkuar caktimi i masës së “arrestit në burg” për akuzën e “Vjedhjes” kryer në bashkëpunim dhe se ai është i dyshuar për akuzën e “Shkatërimit të pronës me eksploziv” ndaj biznesmenit të ndërtimit Ndue Rajta. Por pavarësisht veprimtarisë kriminale Klajdi Gjeci, ka mundur të dalë disa herë nga burgu në mënyrë të dyshimtë.

Klajdi Gjeçi njihet si pjesëtar i bandës së Emiljano Shullazit, ky i fundit njihet se ka influencë të madhe në gjyqësor dhe ka një sërë precendetësh penalë. Në vitin 2012 Gjeçi është proceduar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2015 për plagosje të lehtë me dashje. Në të dyja këto raste 31-vjeçari është lënë i lirë nga gjyqtari Kreshnik Omari, pasi çështjet ndaj tij janë pushuar.

Gjeçi s’pranon vendosjen e tritolit
Sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë Klajdi Gjeçi mendohet se i ka vënë tritol makinës që ishte në pronësi të biznesmenit të ndërtimit Ndue Rajta, por që mjeti nuk përdorej prej tij por nga puntorët e tij. Shkak për ngjarjen mendohet të ketë qenë një konflikt mes Rajtës dhe të atit të Gjeçit, i cili ka në pronësi disa magazina. Rajta më herët ka punuar në këto magazina, ndërkohë që konflikti mes tyre ka nisur pasi në magazina mungonin mallra me një vlerë të madhe monetare.

Klajdi Gjeçi i ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme Rajtës 20 mijë euro si dëmshpërblim për këtë humbje por ai nuk ka pranuar duke mohuar të ketë lidhje me humbjen. Vetë Klajdi Gjeçi nuk ka dhënë asnjë dëshmi para uniformave blu dhe ka mohuar të jetë autor i vendosjes së eksplozivit në makinën e Ndue Rajtës.

Gjyqtari që fali 2 herë Klajdi Gjecin
Në 8 Dhjetor 2011 Klajdi Gjeçi ka qenë person i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça . Në atë kohë, blutë e kryeqytetit kishin dyshime të forta se 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje kriminale si anëtar i bandës së Shullazit. Kjo ka qenë arsyeja që policia shkoi për kontroll në banesën e tij dhe e arrestoi për armëmbajtje pa leje.

Por gjyqtari Kreshnik Omari me një vendim të çuditshëm vendosi ta falë, duke e lënë të lirë me pretendimin se policia duhet të kishte marrë urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit. Sa i përket plagosjes së rëndë me dashje më 15 Maj 2015, Klajdi Gjeçi u la i lirë sërisht nga gjytari Kreshnik Omari, pasi i dhunuari Enton Nushaj tërhoqi padinë ndaj Gjeçit./shqiptarja

Next Post
VIDEO/ Goli i vitit, shikoni nga çfarë largësie ka shënuar ky portier

VIDEO/ Goli i vitit, shikoni nga çfarë largësie ka shënuar ky portier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet niveli i ujit në Durrës, 400 banorë të evakuuar

Rritet niveli i ujit në Durrës, 400 banorë të evakuuar

January 8, 2026
The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet Izrael-Shqipëri

The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet Izrael-Shqipëri

January 8, 2026
Reshjet përmbytin Qarkun e Lezhës, familje të izoluara në Kurbin

Reshjet përmbytin Qarkun e Lezhës, familje të izoluara në Kurbin

January 8, 2026
VIDEO / 14-vjeçarja triumfon mbi leuçeminë akute, Rama ndan pamjet

VIDEO / 14-vjeçarja triumfon mbi leuçeminë akute, Rama ndan pamjet

January 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Berisha ka pengesa, s’mund të bëjë atë që bëri në 2005

January 8, 2026
Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit

Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit

January 8, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, prezencë uji në tokat bujqësore

Situata e reshjeve në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, prezencë uji në tokat bujqësore

January 8, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Juglindja zgjohet nën reshjet e dëborës, intensiteti më i lartë në Dardhë, Voskopojë dhe Qafë-Thanë

January 8, 2026
Gatishmëria e qeverive për IA-në, Shqipëria e 81-ta në botë

Gatishmëria e qeverive për IA-në, Shqipëria e 81-ta në botë

January 8, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Do kemi ushtrinë e ëndrrave”, Trump njofton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In