• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati me tre të vrarë në Fushë-Krujë, zbulohen pamjet e makinës së autorëve, e sollën nga Kosova dhe i vunë targa false

by A R
17/08/2022 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia kriminale ka identifikuar fotografinë e automjetit të përdorur në atentatin e një muaji më parë në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë Briland Martinaj dhe dy shokët e tij. Makina rezulton se ka hyrë në Shqipëri nga Kosova dhe është pajisur me targa të një mjeti tjetër të vjedhur. Krerët e policisë kanë hartuar edhe një listë personash që duhet të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

“Ora News” zbulon imazhin e automjetit tip “Passat”, i cili u përdor nga grupi i vrasësve me pagesë, për të kryer ekzekutimin mafioz të 23-vjeçarit, Brilant Martinaj, dhe dy shokëve të tij, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, më 17 korrik 2022.

Nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara nga policia e kriminale besohet shumë se me këtë mjet kanë lëvizur 4 persona të armatosur për të kryer vrasjen

Mësohet se makina e kapur nga kamerat filmike të bizneseve, ka qarkulluar në zonë, me targën “AA 156 OR”, dhe në këtë imazh besohet se është në momentin e largimit nga vendi i ngjarjes

Çfarë kapën kamerat e sigurisë
Imazhet e saj të nxjerra nga kamerat e sigurisë, janë krahasuar me imazhin e automjetit të djegur pas atentatit dhe ka rezultuar se makina është e njëjtë, por autorët janë kujdesur të mos lenë asnjë gjurmë në të, duke i vënë zjarrin dhe shkrumbuar çdo provë të mundshme së bashku me armët.

Prej këtej autorët janë larguar me një automjet të dytë, duke mos lënë asnjë gjurmë.

Njëherësh mjetit, sipas policisë i është fshirë numri i shasisë, duke sjellë një vështirësi serioze, për identifikimin e pronarit të tij.

Sipas verifikimeve të kryera makina ka hyrë në territorin e Shqipërisë nga Kosova, duke përdorur pikën kufitare të Morinit dhe policia po punon, se kush janë njerëzit që kanë futur këtë makinë në Shqipëri.

Njëherësh është zbuluar, se mjetit i janë vendosur targat “AA 156 OR” që i përkasin një makine tip “Daimler Chraisler” në emër të shtetasit me inicialet, A.L.

Targat rezultojnë të denoncuara si të vjedhura në policinë e Tiranës gati 1 vit më parë.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, policia e lidh ngjarjen e vrasjes së trefishtë me një plagosje të ndodhur në Milot dhe vrasjen e Xhelal Reçit në Laç. Ky i fundit kishte lidhje krushqie me Indrit Doklen një personazh i dënuar me burgim të përjetshëm dhe aktualisht është i lirë dhe në shërbim prove.

Nisur nga kjo situatë është kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, marrja në pyetje e Indrit Dokles, Alesio Dobruzit, Rohan Brahimit alias Prendi, Ramazan Rrajës, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja, Fatjon Murati, Gentian Reçi, nipi i ish-policit Xhelal Reçi dhe kunati i Indrit Dokles.

Ndaj këtyre personave me urdhër të prokurorisë, është vendosur një masë ndalimi në sistemin kufitar “Tims”.

Deri në këto moment ku ndodhet hetimi, kjo është silueta e vetme e makinës së dyshuar e autorëve, ndërsa policia dhe prokuroria, kërkojnë në këtë ngjarje, ndihmën e çdo qytetari që të bashkëpunojë me policinë, dhe çdo e dhënë e saktë do shpërblehet kundrejt një çmimi prej 30 milion lekë të vjetra.

Vrasësit erdhën nga Laçi dhe ikën sërish në Laç, një person i informonte për lëvizjet e Martinaj dhe Diklen Vatës

Masakra e 17 korrikut 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës ku u ekzekutuan në makinë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata tronditi opinionin publik në vend. Trupat e Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxhës u dogjën në makinë ndërsa Diklen Vata arriti të dilte nga makina por u qëllua nga ekzekutorët pak metra më tutje.

I vetmi nga tre personat që ishte i dënuar në makinën e sulmuar me armë, ishtë Diklen Vata, të cilin gjykata e Tiranës e kishte shpallur fajtor, për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Ndërsa Besmir Hoxha, nuk kishte asnjë çështje të rregjistruar në prokurori apo të ishte i skeduar nga policia. Edhe Briland Martinaj, sipas prokurorisë rezultonte i hetuar vetëm për vrasjen e policit të FNSH, Xhulio Prela (Dhjetor 2020) por çështja u pushua dhe për vrasjen u arrestuan Redion dhe Sokol Hysa.

Ndërsa burime pranë prokurorisë së Laçit dhe policisë së Lezhës, thonë se për ngjarjen e vrasjes së Xhelal Reçit ndodhur në vitin 2021, Briland Martinaj, nuk ka qënë asnjëherë i dyshuar dhe për këtë ngjarje ai nuk është marë asnjëherë në pyetje.

/a.r

Next Post
“Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar Kinë-EQL po zgjerohet gjithnjë e më shumë”

"Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar Kinë-EQL po zgjerohet gjithnjë e më shumë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In