• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati me 8 të plagosur në Shkodër, ndalohen 4 persona në Elbasan, kontrollohen Çapjat e Çelajt

by A R
08/02/2018 08:04
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona të dyshuar për ngjarjen e rëndë kriminale ndodhur në lagjen “Rus” të Shkodrës ku nga shpërthimi i një sasie eksplozivi u plagosën 8 persona.

Këta shtetas janë ndaluar në qytetin e Elbasanit dhe dyshohen se kanë bashkëpunuar për vendopsjen e sasisë së eksplozivit pranë dyqanit të shtetasit Lulzim Kulla, i cili ishte edhe objektiv i atentatit.

Por në këtë ngjarje, veç këtij shtetasi mbetën të plagosur edhe 7 kalimtarë të rastësishëm.

Në këtë aksion policia ka përdorur disa agjentë të infiltruar për të mësuar rreth aktivitetit kriminal të këtij grupi, dhe pasi është rënë dakort që agjenti të realizonte blerjen kundrejt një çmimi të caktuar të disa minave me telekomandë dhe armëve. Policia është urdhëruar të ndërhyjë duke arrestuar personat e implikuar.

Nëpërmjet blerjeve të stimuluara prokuroria ka arritur pak kohë më parë të kryejë katër goditje, duke identifikuar dhe arrestuar anëtarët e këtij grupi kriminal. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesave të personave të arrestuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme municionesh, prej 78 kallëpë tritoli, katër armë zjarri, disa mina me telekomandë të montuara në mënyrë artizanale, mina këmbësorie dhe një sasi e konsiderueshme municioni rreth 400 copë të tilla. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk dhanë detaje lidhur me emrat e personave të arrestuar. Pritet që emrat e tyre të bëhen të ditur ditën e nesërme.
Policia po vijon për të vendosur para ligjit persona të tjerë të lidhur me aktivitetin kriminal të bandës.

Në total mesnatën e djeshme janë shoqëruar 11 persona. Forcat RENEA dhe FNSH kanë kryejnë kontrolle dhe në bizneset e dy fiseve të njohura për policinë, Çapja dhe Çelaj, por nuk saktësohet nëse kanë gjetur sende të jashtëligjshme.

Atentati ndaj Kullës

Ngjarja e rëndë ndodhi në 13 Janar ndërsa lënda plasëse ishte vendosur në një motor të parkuar pranë dyqanit të objektivit të atentatit. Sapo ky i fundit doli nga automjeti dhe po i drejtohej dyqanit të tij ndodhi shpërthimi që mund të ishte kthyer në një tragjedi me përmasa të mëdha.

Të paktën 8 persona mbetën të plagosur. Policia hetoi të shkuarën e Lulzim Kullës, i cili në Shkodër është jo pak i njohur për policinë. Ai dyshohet për dhjetëra raste gjobëvëniesh ndaj biznesmënëve.

/a.m.

Next Post
Zyrtarisht në dimër? Ja kur pritet të nisin reshjet e borës dhe rënia e temperaturave

Reshjet nuk ndalen, pritet rënie e temperaturave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In