• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati i dytë ndaj gjyqtares, burri vret ish-gruan në Tiranë

by A R
31/08/2017 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vite më parë gjyqtarja Fildes Hafizi i shpëtoi vrasjes nga ish-bashkëshorti i saj, por fati nuk ishte me 39-vjeçaren këtë të enjte.

Fadil Kasemi qëlloi disa herë me pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodhej ish-bashkëshortja e tij, pranë zonës së “Xhamllikut” në Tiranë.

Plumbat lanë të ndekur në vend gjyqtaren e Shkodrës me banim në Tiranë, ndërsa 53-vjeçari u vu në pranga pak minuta pas krimit, ndërkohë që policia sekuestroi edhe armën e krimit.

Në korrik të 2015-s, Fadil Kasemi u arrestua nga policia, pasi në Golem të Kavajës kanosi me një armë që mbante pa leje Fildesen në sy të 2 fëmijëve, ndonse magjistratja kishte kishte fituar edhe urdhër mbrojtje në muajin maj të po atij viti, pas divorcit.

Fadil Kasemi me 12 klasë shkollë u akuzua për armbajtje pa leje dhe dhunë në familje,  vepra për të cilat u dënua me 3 vite  burgim dhe mësohet se kishte  lënë qelinë më 14 janar të këtij viti, pasi kishte përfituar ulje dënimi nga amnistia që u bë në fund të vitit të kaluar.

Gjyqtarja kishte marrë nën kujdestari edhe fëmijët nga martesa me Fadilin, i cili në atë kohë do të deklaronte në Gjykatën e Kavajës së nuk mbante mend asgjë dhe se kishte qenë i dehur.

Por Fildesi ishte e frikësuar për jetën e saj. Në lidhje me këtë problem ajo kishte vënë në dijeni me anë të një letre edhe Ambasadorin Amerikan, Donald Lu të cilin e informonte mbi zvarritjen e procesit për dënimin e ish-bashkëshortit të dhunshëm.

Magjistratja kishte kryer stazhin në Gjykatën e Tiranës për t’u emëruar në janar të këti viti si gjyqtare në Shkodër.

***

Zbardhet ngjarja e rëndë gjatë ditës së sotme në zonën e “Xhamllikut”. Autori Fadil Kasemi ka tentuar ta vrasë edhe më parë ish-gruan e tij, në vitin 2015.

Një lajm i vitit 2015 konfirmon se bëhet fjalë për Fadil Kasemin dhe magjistraten për gjyqtare në atë kohë, Fildes Hafizi.

Policia ka sekuestruar armën e krimit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Raportohet se autori i krimit u ndalua pak pas ngjarjes.
kasemi-473x2571-473x257 (1)
Njoftimi i policisë: 
Më datë 31.08.2017 shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish bashkëshorten, shtetasen F.K, 39 vjeç e cila ka mbetur e vrarë. Është sekuestruar arma e krimit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Tentativa e vrasjes në vitin 2015:

Fadil Kasemi, 51-vjeçari i cili tentoi te vrase ish-gruan ne plazh eshte lene ne burg nga Gjykata e Kavajes.

Ngjarja ndodhi në sy të dy fëmijëve të çiftit të divorcuar dhe të dhjetëra pushuesve që i erdhën në ndihmë 37-vjeçares, e cila është magjistrate për gjyqtare.

Shërbimet e Postës së Policisë së Golemit arritën të shmangin krimin në familje dhe prangosën autorin.

Kasemi, që u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes së të dielës, është shprehur se nuk mban mend asgjë nga çfarë ka ndodhur. Ai është shprehur se kishte pirë dhe thuajse ishte në gjendje të dehur, ndaj nuk i kujtohet qartë se çfarë ka ndodhur mes tij dhe ish-bashkëshortes.

Prokuroria ka zbardhur dosjen e plote hetimore per rrethanat ne te cilat ndodhi ngjarja.

DOSJA E PROKURORISË

Me 19.07.2015, rreth ores 16.00’, shtetasja Fildes Hafizi se bashku me djalin e saj A. Kasemi, ka dale nga banesa per te shkuar tek shezlonet ne ane te detit, kur ka pare se drejt tyre po afrohej ish bashkeshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, i cili kur ka konstatuar se Fildesi e ka pare eshte afruar me vrap pa i lene mundesi Fildesit qe te largohet apo te fshihet.

Sapo e ka arritur, Fadili ka tentuar te hapte nje çante (marsupio) dhe te nxjerre diçka prej saj. Fildesi, duke dyshuar se ai donte te nxirrte arme, i eshte drejtuar duke iu lutur qe te mos i linte femijet jetime, si edhe ka tentuar t’i marre çanten. Fadili ka reaguar duke e goditur ne fytyre me grusht dhe e ka rezuar ne rere. Ata jane perleshur fizikisht me njeri-tjetrin e aty fillimisht ka nderhyre djali i tyre, i cili ka pare te atin te hape çanten e te tentoje te nxjerre prej andej nje send, qe ka qene pistolete, por qe nuk e ka nxjerre ate.

Po ashtu, kane nderhyre edhe persona te tjere. Duke perfituar nga kjo nderhyrje, Fildesi ka mundur t’i marre çanten qe kishte rene ne toke e te vrapoje drejt hotel “Horiozontit” ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin S.GJ, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja ne fytyre dhe po bertiste: “Po me vret, po me vret” dhe i ka kekuar ndihme si dhe te njoftonte policine. Policia ka mberritur shume shpejt e shtetasja Fildes Hafizi i ka dorezuar çanten, te cilen e kishte patur Fadili Kasemi.

Brenda ne ke te çante policia gjeti e sekuestroi nje arme zjarri pistolete TT model 54 me kreher te vendosur ne te.

Pas ngjarjes, Fadili eshte ulur ne shezlon, duke mbajtur koken me duar dhe kur ka shkuar policia per ta shoqeruar eshte prezantuar me gjeneralitete te sakta dhe nuk ka paraqitur asnje rezistence. Nga verifikimi me gyp-indikator alkoli rezultoi se shtetasi Fadil Kasemi kishte perdorur pije alkolike dhe permbajtja e alkolit ishte 0,1% – 0,2 %. Ai ka pretenduar se ka konsumuar i vetem raki dhe vere ne sasi qe nuk justifikojne ate shkalle perqendrimim te konstatuar.

Shtetasi Fadil Kasemi ka pretenduar ka qene nen ndikimin e alkolit dhe nuk i perceptonte drejt gjerat, por ka thene se arma dhe çanta nuk jane te tijat, por ne lidhje me çanten ka pretenduar se ajo i perkiste nje personi qe nuk e njihte e qe e kishte provokuar duke iu ulur ne tavoline, si dhe qe i kishte marre çelesat e vetures dhe i kishte futur ne çante . 

***

Dy të shtëna arme zjarri kanë tronditur zonën e “Xhamllikut” në Tiranë ditën e sotme, ndërsa raportohet për një grua të vrarë.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportojnë se një shtetas ka qëlluar mbi gruan teksa kjo e fundit po hynte në një automjet tip Benz B-Class me targë AA 880 OS.

Informacionet e para flasin për një konflikt mes dy ish-bashkëshortëve, çka ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Mësohet se autori Fadil Kasemi, 53 vjeç, është prangosur ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës.

Sipas burimeve të pakonfirmuara bëhet e ditur se viktima është një ish-gjyqtare ndërsa identiteti i saj nuk është bërë i ditur.

“Mos më lër fëmijët jetimë…” Lutja e gjyqtares për ish-burrin vrasës

Next Post
Të bëjmë reformimin e shkencës! Po shkenca ku është?

Të bëjmë reformimin e shkencës! Po shkenca ku është?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“GJKKO si hotel me 5 yje”, Beqaj ironi te ‘Sterilizimi’: Kështu është kur e ke avokatin 3 metër larg dhe…

April 28, 2026
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojmë kulturën dhe historinë, jo vetëm për turizmin por dhe përafrimin me BE

Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojmë kulturën dhe historinë, jo vetëm për turizmin por dhe përafrimin me BE

April 28, 2026
Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

April 28, 2026
Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen 7 persona

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen 7 persona

April 28, 2026
Aksident me vdekje në Elbasan-Librazhd, ndalohet drejtuesi i mjetit

Aksident me vdekje në Elbasan-Librazhd, ndalohet drejtuesi i mjetit

April 28, 2026
Shpallet i pafajshëm ish-Shefi i Rrugores në Tiranë, vendimi për vartësit e tij

Shpallet i pafajshëm ish-Shefi i Rrugores në Tiranë, vendimi për vartësit e tij

April 28, 2026
CNN: Shtëpia e Bardhë nuk pranon propozimin iranian

CNN: Shtëpia e Bardhë nuk pranon propozimin iranian

April 28, 2026
“Dënojmë trajtimin çnjerëzor të Metës”, Berisha: Akt i urdhëruar nga Rama. Na rikthen te gjyqet e Enver Hoxhës!

“Dënojmë trajtimin çnjerëzor të Metës”, Berisha: Akt i urdhëruar nga Rama. Na rikthen te gjyqet e Enver Hoxhës!

April 28, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

April 28, 2026
VIDEO / Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

VIDEO / Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In