• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati/ Cakollari- familjarëve: Ka dy ditë që më ndjek një njeri i dyshimtë

by Java News
06/03/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me fjalinë “Ka dy ditë që më ndjek një njeri i dyshimtë” e ka ndarë shqetësimin e tij me të afërmit, 37-vjeçari Viljon Cakollari, i cili u qëllua me armë zjarri në prag të shtëpisë.

Burime të Prokurorisë thanë se janë marrë në pyetje dëshmitarë dhe të afërm të Cakollarit, i cili, megjithëse është shfaqur i shqetësuar, nuk ka marrë masa për t’u mbrojtur dhe as ka njoftuar autoritetet.

Prokuroria e Tiranës deklaron se ka regjistruar procedimin për “vrasje me paramendim”, të mbetur në tentativë, ndërsa ka dyshime të forta se bëhet fjalë për një atentat profesionistësh.

Cakollari, me detyrë shofer në parkun e Ministrisë së Brendshme, po mbahet ende në Reanimacion për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Plagosja e rëndë e tij në rrugën “Isuf Elezi” (ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re) dyshohet të jetë kryer nga një person i vetëm, i cili pasi ka qëlluar me një pistoletë 9 mm është larguar qetësisht në këmbë.

Është pikërisht kjo dinamikë e ngjarjes, që i bën hetuesit të dyshojnë se atentatorët kanë studiuar lëvizjet e objektivit të tyre, njëri prej të cilëve është përshkruar te të afërmit disa ditë para ngjarjes nga vet i dëmtuari.

Pistat kryesore janë tre: së pari ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i të plagosurit rëndë ka kryer një vrasje vite më parë.

Pista e dytë, sipas Prokurorisë, mund të ketë lidhje me faktin që Viljon Cakollari është kunati i Petrit Lleshit, një personazh i njohur vite më parë si anëtar i bandës së Niklës. Ai aktualisht ndodhet në burg dhe mësohet se, pak ditë më parë kishte bërë kërkesë për t’u liruar.

Nga ana tjetër, të kontaktuar nga TCH, zyrtarë të Shërbimit të Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme thanë se, kanë kryer verifikimet dhe rezulton se Viljon Cakollari ishte i punësuar si civil në Ministrinë e Brendshme dhe jo si efektiv policie, çfarë do të thotë se ai ka dorëzuar vetëm një dëshmi penaliteti dhe jo vërtetim personaliteti, sikurse veprojnë efektivët e Policisë, që e kanë detyrim të deklarojnë nëse kanë të afërm problematikë me ligjin. Top Channel

Next Post

Filloi Çmontimi i Pashallëkut Shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In