• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Filloi Çmontimi i Pashallëkut Shqiptar

by Spartak Ngjela
06/03/2016 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Ne shqiptarët ndodhem sot në një moment kur, ose do të dalim nga paraliza që na ka ngrirë, ose do të shkojmë edhe më tej në rritjen e gradacioni që na ka ngrirë në 25 vjet. Në fakt, me një pikë referimi Botën Perëndimore, ne kemi qenë të ngrirë në një periudhë kohore 500 vjecare. Por, kjo nuk ka më rëndës, sepse tani jemi në një çast historik ku mund ta shkrijmë ngrirjen tonë. Përkrahja perëndomore në përgjithësi dhe ajo amerikanë në veçanti, na shtyn realisht të mendojmë se do të bëhemi realisht pjesë e Bashkimit Europian.
Por, pushtetet e shqiptarëve të koruptuar, që kanë sunduar Shqipërinë, dhe që kanë mbajtur gradacionin zero në ujin tonë kombëtar, janë sërish në përpjekje tërësore që të rruajnë pikën zero. Këtë herë, jo në emër të atdheut, siç kanë bërë të tjerët, por në emër të drejtësisë. Në fakt, janë formuluesit e degraduar të padrejtësisë, që po duan të bllokojnë drejtësinë shqiptare. Janë dy abuzues të mëdhenj: Berisha dhe Meta, që po vuajnë nga frika e kapjes, dhe luajnë me vemjet që kanë pranë për ta mbajtur Shqipërinë në paralizën e tyre. Por janë naivë.
Nuk ka më fare mundësi që taborri familiar Berisha të mbajë në Shqipëri mijra hektarë të fallsifikuar më emra të tjerë; nuk ka fare më mundësi që hajduti dhe drejtuesi i Parlamëntit, Meta, të mbajë pallate të fallsifikuar me emra të tjerë, dhe miliona e miliona dollarë, në thasë parash, të shpërndarë sa andej këndej; nuk ka mundësi më që milionat e kapura nga interceptimi amerikan, të shqiptarëve ish ministra, të vijonë që të jenë të tyret; por nuk ka mundësi fare që këta të jene më në pushtet.
Në fakt, të gjithë këta, njëlloj si edhe të parët, janë shkaku primitiv i paralizës orientale shqiptare. Por, a e ka seriozisht politika amerikane dhe ajo perëndimorë në përgjithësi, largimin e kësaj të keqeje nga Shqipëria?
Nuk ka më dyshim. Interesi i politkës amerikanë dhe europianoperëndimore, dhe interesi i shqiptarëve dhe Shqipërisë, sot, pas njëqind vjetësh, kanë konverguar në një pikë. Prandaj tani…
Impenjimi amerikan tani po bëhët konkret. Pyetja është kjo: Pse ambasadori amerikan Donald Lu, nxori dje emrat e gjyqtarëve që janë non grata në Amerikë, si pasojë e korruptimit të tyre? Sepse ky ishte hapi i parë, që të dëgjojnë veshët e të korruptuarëve të politikës së lartë, që, nëse nuk e votojnë në ditët e ardhshmë Reformën në Drejtësi, edhe ata do të dalin non grata për në Amerikë. Janë mijërat e hektarëve; pallatet dhe vilat lulsoze disa milonë dollarë, që do të jenë në pahun real dhe faktik të kohës.
Dhe koha është e gjitha në favor të shqiptarëve: hajdutët dhe abuzuesit e shqiptarëve, do të dorëzohen. Nuk kanë fuqi ta ndalojnë rrjdhën normale të vendosjes së moralitetit në Shqipëri. Koha do të jetë shumë e mprehtë dhe një sjellëse e çudive të mëdha në Shqipërinë aktuale. Edhe pse të korruptuarit janë numur i madh në Parlament, do të votojnë. Është tamam çasti i rrëzimit përfundimtar të pashallëkut shqiptar. Pashallëku do të bjerë, bashkë me taborrin që është tallur me shqiptarët, në funksion të pashallëkut të tyre. Është fundi i një periudhë otomanë në Shqipëri. E kemi si shpresë këtë përcaktim, apo si fakt real?
Ky është një fakt real. Kjo kohë do të na mësojë shumë për historinë tonë; për të gjitha fshehjet dhe intrigat; për të gjitha tregtitë kundër historisë sonë; për të gjitha shitjet dhe matrapazllëqet në kurriz të shqiptarëve, që kanë mbetur të varfër pikërisht prej njerëzish të tillë, otomanë: me gunë apo me qylaf, me kravatë apo më çallmë, që, që të gjithë, kanë luftuar moralitetin dhe historicizmin shqiptar. Jemi në pragun e një zhvillimi real. Koha do të na i tregojë të gjitha. Nuk e ndalon dot askush intesitetin e lartë që ka forca e kësaj kohë; dhe, bllokuesit e deritanishëm, nuk kanë më fare forcë që ta zvarrisin një proces moraliteti në Shqipëri. Askush nuk e bën dot më. Nënshtrohuni qetë – qetë, o hajdutë! që të përfitoni nga rreshtja juaj, dhe të mos e pësoni me shkatërrim tërësor rrezistncën tuaj absurde.
Nuk ka më forcë qeveritare, kurrë mos e mendoni këtë, se nuk ka më para për të qeverisur këtë pashallëk. Pashallëku blu është sërish në krizën e pashallëkut të kuq të vitit 1990. Por, falimenti, në këtë rast, nuk kalon skeptrin e pashallëkut në një dorë tjetër, por shkallmon vetë pashallëkun. Më mirë nga të gjithë këtë gje e di kryeministri aktual, që ka marrë në dorë një pashallëk pa para. Quo vadis domine?… Pyet amerikanet: “në moralitetin e drejtësisë shqiptare”, do të të thonë ata. Eshte e vetmja rrugë.

Next Post

Fier/ I dehuri godet me grushta mjekun dhe infermierin në ambientet e spitalit të urgjencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

October 6, 2026
LIVE/ Mjaftojnë vetëm 11-të minuta, Shqipëria kalon në avantazh ndaj San Marinos! Asllani shënon të parin, kuqezinjtë për vendin e parë në grup (VIDEO)

LIVE/ Mjaftojnë vetëm 11-të minuta, Shqipëria kalon në avantazh ndaj San Marinos! Asllani shënon të parin, kuqezinjtë për vendin e parë në grup (VIDEO)

October 6, 2026
Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

October 6, 2026
Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

October 6, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

EMRI/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

October 6, 2026
“Gjuhë shantazhi e kryeministrit”- PDK refuzon propozimin e Kurtit, ish-ministri Hoxhaj: Propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

“Gjuhë shantazhi e kryeministrit”- PDK refuzon propozimin e Kurtit, ish-ministri Hoxhaj: Propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

October 6, 2026
Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

October 6, 2026
Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

October 6, 2026
Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

October 6, 2026
“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com