Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e së dielës në fshatin e “Stom Golemit” në Shkodër.
Policia njofton se viktima është 32-vjeçari Angjelin Shkambi, i cili u ekzekutua në atentat me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij.
Ai mësohet se është vrarë me armë zjarri në makinën e tij, në rrethana ende të paqarta, pranë varrezave të fshatit.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e autorëve të këtij krimi.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistole
(foto e viktimes)
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak
Me datë 17.12.2017, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistole. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
javanews.al/a.ç