• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atentat ndaj Bashës? Ish-kreu i SHISH: Trillime të përhapura me qëllim për ta faktorizuar

by Java News
14/04/2017 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-¬shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, komenton në DITA zërat për ndonjë atentat të mundshëm ndaj kryetarit të PD¬së, Lulzim Basha. Ja pse kjo pistë për të destabilizuar Shqipërinë është e dështuar qysh në nisje të saj…

– Zoti Klosi, ditët e fundit janë hapur lajme se kreu i opozitës Lulzim Basha ndihet i rrezikuar, se ndaj tij mund të bëhet ndonjë atentat etj. Për këtë qëllim janë shtuar masat e sigurisë ndaj tij. Ju mendoni se Basha ndihet i rrezikuar?

– Jo, nuk mendoj se ndihet i rrezikuar Basha. Nuk e mendoj se ka ndonjë plan kundër tij për ta eliminuar, pasi e di që ai nuk ka ndonjë peshë as si politikan dhe as si lider. Përkundrazi, mendoj se këto janë thashetheme të përhapura me qëllim, për ta faktorizuar atë si person dhe si kryetar të PD­së, pasi ai nuk ka dëshmuar ndonjë vlerë. Në vetvete Basha nuk rrezikon askënd, prandaj nuk ka pse të ndihet i rrezikuar. Flas për eliminimin fizik të tij sipas thashethemeve. Teoritë konspirative nuk hyjnë fare në punë në këtë rast. Prandaj dhe nuk ka arsye të harxhohen më shumë para për ruajtjen fizike të tij, për më tepër të angazhohet dhe garda e republikës

 – Sidoqoftë, një fjalë popullore thotë se ku ka zë nuk është pa gjë, apo jo…

– Dakord. Por duhet parë se cili është subjekti që lakohet. Për çfarë “gjëje” bëhet fjalë? Pra, kush është ai që përmendet se ndihet i rrezikuar. Lulzim Basha? Në asnjë mënyrë. Në këtë rast, mendoj se Basha nuk është i rrezikuar dhe nuk ka pse të merren masa sigurie ndaj tij. Ne, pas vitit 1990 nuk kemi asnjë rast të eliminimit të kundërshtarëve politikë. Edhe rasti i Azem Hajdarit, që është vrasja më e rëndësishme që ka ndodhur, u vra për motive të tjera, jo për motive politike. Prandaj mendoj se Basha duhet të jetë i qetë në këtë drejtim…

– Mos është ky aludim, pjesë e një plani për të destabilizuar Shqipërinë në prag të zgjedhjet të ardhshme të 18 qershorit. Lihet të nënkuptohet se këtu mund të kenë dorë edhe shërbime sekrete të disa vendeve lindore

– As këtë nuk e besoj. Ua thashë, nuk përbën Basha ndonjë peshë politike specifike në vend dhe të rrezikojë destabilizimin e Shqipërisë. Theksoj se këto i konsideroj thjesht fabrikime apo trillime për të faktorizuar Bashën në politikë. Prandaj dhe kjo pistë, po ta quajmë kështu, për të destabilizuar Shqipërinë, është e dështuar qysh në nisje të saj./DITA

c.a

Next Post
Plani i Tiranës në KKT, Rama: Do kemi hapësirën më të madhe këmbësore në Evropën Lindore

Plani i Tiranës në KKT, Rama: Do kemi hapësirën më të madhe këmbësore në Evropën Lindore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In