• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Atë që për 40 vjet s’e bëri dot askush për të likuiduar Enverin, e bëri Basha kundër Bershës në vitin 2022”

by Spartak Ngjela
10/01/2022 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Saliu dje u kthye te vendi i krimit. Kriminalistika, kthimin e autorit te vendi i krimit, e ka normën e të provuarit për identifikimin e autorit.

E di prokuroria e Shqipërisë këtë?

l.

Pardje shqiptarët kaluan sërish në mesjetë: në një luftë kështjellash; dhe sërish të bezdisur nga marrëzia e Sali Berishës.

Për këtë mjeran të dhunshëm publicistika shqiptare duhet të shkruajë një libër për bëmat e tij. Titulli i librit duhet të jetë: nga Ceno bej Kryeziu te Sali Berisha.

Në fakt, ne sot jemi në një situatë të një politike naive që nuk di ta përdorë sistemin e arsyes individuale: sak, jemi në një politikë krerësh që nuk dinë të bëjnë dallimin se ku mbaron interesi individual, si kërkesë për pushtet, dhe ku fillon interesi shoqëror i asaj shoqërie që i ka zgjedhur për t’i drejtuar.

Brenda këtij karakteri mesjetar, të vrazhdë dhe me deviacion psikik, kuptohet se hyn edhe Sali Berisha, që tani duket se, taman pardje, u fundos përfundimisht. Duhej të ishte likuiduar që para dhjetë vjetësh. Dobësi e shoqërisë shqiptare.

ll.

Por kjo kohë do të tregojë këto ditë se sa do të jetë aftësia politike e Lulzim Bashës. Këtij i ka ardhur shansi të mbetet në histori për ringjalljen cilësore të Partisë Demokratike.

Duhet të jemi të qartë: likuidimi i Saliut, i cili tani kuptohet se ka ardhur; e çon vendin në zgjedhje të reja brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, sepse çlirimi i Partisë Demokratike nga Saliu, do të çlirojë energji të reja pozitive në shoqërinë shqiptare.

Shqiptarët janë torturuar për 30 vjet nga ligësia Berisha që ka gjeneruar në Shqipëri vetëm energji negative me konflikte sociale, që janë ngritur prej tij kundër Shqipërisë. Që dëmtoi shumë me këto konflikte, por që nuk i bëri dot gjë Shqipërisë.

Kjo është arsyeja  që, tani, me likuidimin e Saliut, në këta muaj, Partia Demokratike do jetë në kreshendo vlerash në opinionin publik, sepse ka likuiduar Sali Berishën, dhe, do të shihet se, bashkë me likuidimin e Saliut, Partia Demokratike ka krijuar vlerë të re.

lll.

Berisha ishte dhe mbetet një nga figurat me retrogeade dhe antishqiptare që ka pasur historia e Shqipërisë.

Çfarë duhet të sjellë e nesërmja?

Likuidimin absolut të Saliut dhe, menjëherë pas kësaj, ngritjen e Partisë Demokratike dhe rënien e polleve për Partinë Socialiste.

Po Basha?

Ai ende nuk e ka arritur forcën politike që  i duhet, ndonëse po paraqitet si deçizionist i vendosur. Megjithatë, duhet të përmendet se, likuidimi politik që i bëri Sali Berishës, sigurisht që në histori do të mbetet si një vlerë kombëtare. Historia do të shkruajë duke vënë në dukje se: atë që, në dyzet vjet, nuk e bëri dot askush për të likuiduar diktatorin Enver Hoxha; e bëri Lulzim Basha kundër Sali Bershës në vitin  2022.

Dhe kjo nuk është pak. Megjithatë, duhet të shohim ngjarjet që do të vijojnë dhe forcën e politikës amerikane në këtë situatë.

 

Next Post
‘Ata s’ishin demokratë, por individë me precedentë të nxitur nga Berisha’/ Deputetja zbulon makthin që përjetoi brenda PD: Isha e frikësuar

'Ata s’ishin demokratë, por individë me precedentë të nxitur nga Berisha'/ Deputetja zbulon makthin që përjetoi brenda PD: Isha e frikësuar

Comments 2

  1. Katarakti says:
    4 years ago

    Edhe ti o Spartak ke ngelur besnik i arkaizmit mesjetar shqiptar! Mbro Bashen se urren me shume Saliun! Luli nuk eshte i duhuri per PD! Edhe Luli eshte berishist! Mbrojtja qe i beri ai,lulja,tregon qarte berishizmin e tij! Beme baba te te ngjaj!

    Reply
  2. Anonymous says:
    4 years ago

    Keto komentet e Ngjeles jane qesharake, se pari nuk i del boja e bllokut dhe de liri se i perket élites, kur as me voté e as me parti nuk e ka vleresuar asnje shqiptar, pikerisht se enverizmi mégalomane tek ky shfaqet ne forme qesharake. Sa per trim Bashen, me duket se kjo trimer qe thote Ngjela nuk ka lidhje me te. Edhe aq sa qendroi i blinduar e me força brenda e polici jashte duket i trembur e si gjeli maje pleut. Ju lutem, kurseujuani shqiptareve me te shkolluzr se Ngjela me shoke kete estrade me analiste…

    Reply

Leave a Reply to Katarakti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

March 20, 2026
Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

March 20, 2026
Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In