• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ata që morën mungesë 4 vjet, të dielën do ngelin në klasë! Na jepni votën që të ecim përpara”

by A R
09/05/2023 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në javën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj tha se në mandatin e tretë do të vijonë projektet transformuese për kryeqytetin. Në takimin me banorët e Farkës, Petrelës dhe Baldushkut, ai shtoi se ata që po kërkojnë votën e demokratëve, janë po ata që nuk u shqetësuan në këto 4 vite për problemet e qytetarëve, ndërsa sot të vetmin hall kanë atë të Sali Berishës së shpallur non grata dhe të Ilir Metës, që i ka dalë emri në dosjet e ish-sigurimit.

“Në ditët më të vështira skuadra jonë qëndroi këtu, ishte këtu, nuk u largua, nuk mori mungesë. Imagjinoni pak sikur një mësues të mos shkojë 4 vjet në shkollë, ka gjasa të punojë mësues prapë? Sikur një ushtar të dezertojë dhe ta heqë uniformën e Republikës së Shqipërisë dhe 4 vjet të dezertojë, ka gjasa që ta veshë prapë uniformën? Nëse një infermiere e katundit tonë nuk vjen për të bërë vaksinat, për konsultat e fëmijëve, a ka gjasa ta marrim prapë infermiere? Por në qoftë se një fëmijë në një shkollë të Farkës, Baldushkut, apo Petrelës nuk paraqitet katër vjet ka gjasa që ta marrë diplomën? Ne e kemi standardin shumë lart për një polic, për një zjarrfikës, për një mjek, për një doktoreshë, për një ushtar, për një oficer, madje edhe për fëmijët, kurse e kemi standardin shumë poshtë për fuksin e lagjes, për Ilir Metën, dhe ish komunistin Sali Berisha. Ata për 4 vite ishin te Gjiri i Lalzit, nuk e vunë ujin në zjarr fare për hallet tona. Por, kush mungoi 4 vjet, të dielën do ngelin në klasë,” deklaroi Veliaj.

Ai ftoi të gjithë qytetarët të mendojnë më së pari për fëmijët dhe familjen e tyre dhe jo për hallet e çiftit Berisha-Meta. “Mos ia qani hallin Saliut dhe Ilir Metës, mendoni për fëmijët. Nëse fëmijët kanë një çerdhe më të mirë dhe Partia Socialiste e ka bërë, na jepni votën që të ecim përpara. Nëse sot kanë një shkollë më të mirë dhe kjo forcë politike e ka bërë, na jepni votën që të ecim përpara. Nëse ju si demokratë punoni gjithashtu tokën, jetoni me ne, kaloni te e njëjta autostradë, punoni të njëjtën tokë, do shisni te i njëjti treg, do çoni fëmijët te e njëjta shkollë bashkohuni me familjen tonë se kur jemi bashkë jemi më të fortë dhe ecim përpara,” u shpreh Veliaj.

/a.r

Next Post
Burri shqiptar vrau vajzën dhe fqinjin/ Gruaja rrëfen nga spitali krimin makabër: Donte të therte me thikë djalin, ia mora nga dora

Burri shqiptar vrau vajzën dhe fqinjin/ Gruaja rrëfen nga spitali krimin makabër: Donte të therte me thikë djalin, ia mora nga dora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In