• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ata që ikën, ose për një PS që nuk ekziston më

by Bedri Islami
25/05/2017 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bedri Islami

Namik Dokle është njëri ndër njerëzit e politikës me një staturë të veçantë njerëzore. Jam i bindur se njerëzorja e ka drejtuar nga politika dhe ka mbetur i tillë.

Nuk do të jetë më pjesë e parlamentit, të cilën e drejtoi disa tejet ndershmërisht, dhe, si më kishte thënë disa muaj më parë, kjo kishte qenë zgjidhja e tij.

Edhe asaj dite kur dëgjova mendimin e tij nuk isha i një mendjeje, kisha një shtysë se mund të rikthehej në sallën ku fjala e tij ka pasur gjithnjë peshën e saj dhe, ku, përmes njerëzores, ka përcjellë sinqeritetin, vrullin e pasionin e tij.

Jemi miq të hershëm dhe të përhershëm prej më se 40 viteve. Dy herë ka qenë zyrtarisht shefi im, kryeredaktori im, dhe asnjëherë nuk e kam ndjerë peshën e pozitës së tij, sepse nuk e mbarte këtë peshë.

Asaj dite kur biseduam për parlamentin e ardhshëm, krejt befas, e ndjeva se ishte i lodhur, por nuk e mësova se nga vinte lodhja e tij, që, askurrë nuk kishte të bënte me punën e tij. Ndoshta ndjehej i lodhur nga gjithë ajo rollovi, por ndoshta edhe nga fakti që një brez i ri në politikën e Rilindjes, si mos më keq, kishte filluar të largohej nga ajo që mund të quhej garda e vjetër e socialistëve.

Të rinjtë rilindas nuk e dinin ndoshta se sa e vështirë kishte qenë të ngrije, jo nga hiçi, por nga humbëtira, një forcë politike, që megjithëse e re, kishte marrë mbi vete, ose ia kishin ngjeshur mbi vete, të gjithë mëkatet e partisë së vjetër, nga e cila kishin marrë dy gjëra; anëtarësinë e thjeshtë, sepse liderët ngrehalucë kishin ikur turrasi dhe godinën e një strukture të saj. E megjithatë në fillimin e vitit 1991 ata ishin të anatemuarit e dekadës. Kjo gardë e vjetër, rrethuar nga disa vizionarë të njohur intelektualë të shquar, po përpiqej të ngrinte në këmbë një të majtë moderne, demokrate, ku shembulli i tyre ishte një politikan francez, Miteran dhe të cilit, ashtu si mundeshin përpiqeshin t’i ngjanin.

Kjo gardë e vjetër, që në fakt ishin djem e burra të rinj, krejt lirisht mund të shkonin tek opozita e asaj kohe. Shumë prej tyre, ose nuk kishin asnjë mëkat nga regjimi i vjetër, ose lidhjet e tyre kishin qenë të sipërfaqshme nga regjimi serb e më pas pjesë e st.

Më i vjetri prej tyre ishte Dritëroi, patriarku i partisë, burrë me autoritet të pashoq, ndër më të rinjtë ishin Pandeliu dhe Iliri, e mes tyre edhe një mik i imi i mëvonshëm, shqiptari nga Kosova Haki Morina, ish i burgosur politik nga regjimi i Millosheviqit, e më pas, pjesë e rëndësishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Asaj kohe nuk kishte rroga për të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj rilindje të vërtetë. Shumë prej tyre vinin gjithë kohën e tyre të lirë, por vetë statura e tyre njerëzore, më pas politike, bënte që shumë njerëz të kthenin kokën pas për të ndjekur ecjen e tyre.

Nganjëherë edhe i fishkëllenin. Shkonin nëpër qytete të ndryshme edhe me autobusët e paktë dhe dietat që tepronin i kthenin pas.

Njerëzit i donin dhe mburreshin me miqësinë e tyre. Nga kjo gardë nuk e di nëse ka mbetur dikush më në parlamentin e ardhshëm.

Nuk janë më në atë sallë figura të tilla si Moikomi, Ismail lleshi, Sabit Brokaj, Xhevat Lloshi, Limos Dizdari, Servet Pëllumbi, Arta Dade, Ermelindja Meksi, Bashkim Zeneli, Shaqir Vukaj e shumë të tjerë, të cilëve rilindasit e rinj as emrin nuk ua dinë. Normalisht, ata nuk do të ishin gjithnjë deputetë, se kohërat ndryshojnë, por respekti ndaj tyre mbetet. Rilindësit e rinj e gjetën gati këtë godinë partiake të cilën e ngritën mjeshtër të politikës. por ndodhka edhe kështu : çirakët i lënë jashtë mjeshtërit, shkojnë edhe më tej,i harrojnë.

Nejse, të kthehem tek ajo që sot quhet garda e vjetër e socialistëve. Namik Dokle ishte më i afërti për mua. Me propozimin e tij u zgjodha në strukturat e larta drejtuese të PS-së, por nuk është vetëm kjo. Unë jetoja në Shkodër asaj kohe dhe si gazetar i “Zërit të Popullit”, në një qytet thuajse krejt djathtas në atë kohë, nuk ishin vetëm xhamet që më thyheshin shqetësimi i miqve.

Namik Dokle ishte njëri nga ata që trazohej dhe kishte gjithnjë ndjenjën e të qenurit pranë të gjithëve.

Do i mungojnë parlamentit të ri ai dhe shumë figura të tjera emblematike. Ata ishin ndër ato personalitete që kur përmendeshin askush nuk pyeste se kush është, ndryshe nga sa ndodh tani.

Ishte dëshira e tij, kështu më tha, disa muaj përpara.

Mendoj, ndoshta nuk e kam mirë, se rëndesa e mosmirënjohjes mund të ketë qenë, ku ta dish, lodhja më e madhe mbi supet e tij.

Next Post
Bushati me homologun italian: Vettingu, kyç për negociatat dhe ringritjen e besimit

Takimi i ministrave të jashtëm të Ballkanit, Bushati-homologëve: Të konsolidojmë procesin e Berlinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com